Kompleksi i Tempullit Nageshvara (i shkruar edhe Nagesvara dhe nga vendasit i quajtur Naganatheshvara) është një tempull hindu i gjendur në Begur, një qytezë brenda distriktit urban të Bangalores në shtetin indian Karnataka. Nga mbishkrimet, mësohet se Beguri dikur quhej Veppur dhe Kelele (në mbishkrimin e dhurimit Mollahalli të mbretit të dinastisë perëndimore Ganga, Durvinita të viteve 580-625 të e.s.). Dy faltoret brenda kompleksit tempullor, Nageshvara dhe Nageshvarasvami u projektuan gjatë sundimit të mbretërve të dinastisë perëndimore Ganga, Nitimarga I (i quajtur edhe Ereganga Neetimarga, që mbretëroi në vitet 843-870) dhe Ereyappa Nitimarga II (i quajtur edhe Ereganga Neetimarga II, që mbretëroi në vitet 907-921). Faltoret e mbetura janë konsideruar një trashëgimi më e vonë e sundimit të dinastisë Chola.[1] Një mbishkrim i vjetër kannada, i datuar rreth vitit 890, që përshkruan një "luftë Bengaluru" (qyteti modern i Bangalores) u zbulua në këtë kompleks tempullor nga epigrafisti R. Narasimhachar. Mbishkrimi është regjistruar në "Epigraphia Carnatica" (Vol. 10 suplementar). Kjo është dëshmia më e hershme e ekzistencës së një vendi të quajtur Bengaluru.[2]

Lapidar heroi (Virgal) në tempullin Nageshvara në Begur

Plani i tempullit Redakto

 
Nandi mantapa në tempullin Nageshvara në Begur

Tempulli Nageshvara ka një shenjtërore (garbhagriha) të thjeshtë katrore, një vestibul (antarala) që lidh shenjtëroren me një "holl të madh të mbyllur" (maha-mandapa ose navaragna) që të çon në një holl të hapur (agra-mantapa). Hyrja te holli i hapur bëhet nëpërmjet shkallëve me balustra në këndet jug-perëndimorë dhe veri-perëndimorë.[3] Holli i hapur ka gjashtë kollona të pabarabarta, me një imazh të Nandit (gjogu ose mjeti vahana i zotit Shiva) i vendosur mbi një "platformë zambaku" (padma-pitha) në gjirin e jashtëm (ndarje e formauar midis katër kolonave). Kolonat prej graniti të bardhë janë të thjeshta në dizajnë; me një bazë (pitha) katrore, pjesë të poshtme të thjeshtë dhe tetëkëndore me hulliza në qendër. Shumë pjesë të tempullit, duke përfshirë edhe hollet e hapur dhe të mbyllur duket se kanë qenë rinovuar në periudha të mëvonshme. Shenjtërorja ka një linga, simboli universal i zotit Shiva.[3]

 
Tempulli historik Naganatheshvara në Begur

Tavani në hollin e mbyllur (navaranga) ka punim karakteristik në stilin Ganga, skulpturat në rrjetën me tetë panele katrore (të quajtur gardianët tetë drejtimeve ose ashta-dik-palaka) që përfshijnë një imazh me katër krahë të Uma-Maheshvara-s (zoti Shiva me bashkëshorten e tij Parvati). Tavani i hollit të hapur ka gjithashtu skulptura në rrjetën katrore me tetë panele me një imazh të ulur të Shivës dhe Parvatit në qendër. Skulptura të tjera në holl përfshijnë Mahishasuramardini-n (një formë e hyjneshës Durga), një Ganesha unik me dy krahë dhe Kalabhairava-n (një formë po e Shivës). Korniza vertikale e derës (sakha) ka skalitje tipike të bimës kacavjerrëse me gana-t (ndihmësa të zotit Shiva nga mitologjia hindu) në rrathë me zambakë (padma) nëpër skaje. Në krye të kornizës së derës, në qendër të trarit (lalata), është një imazh i Gajalakshmi-t (një formë e hyjneshës Lakshmi) me elefantë në të dy krahët.[3] Tempulli Nageshvarasvami, gjithashtu një ndërtim i stilit Ganga, është i drejtuar nga lindja, ka një plan katror për shenjtëroren, një vestibul, një holl të hapur, një holl të veçuar të quajtur mukha-mantapa, tavani i të cilit mbahet nga tetë kolona. Në mukha-mantapa është vendosur një imazh i Nandit duke e bërë ti shërbei qëllimit të një Nandi-mantapa (holl Nandi). Baza e hyjres (dvara) ka anash kamare me imazhet e figurave Ganga-Yamuna me shërbyese. Kjo duket se është një ndikim i dinastive Chalukya-Rashtrakuta.[4]

Galeri imazhesh Redakto

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Sarma (1992), fq. 78
  2. ^ "Inscription reveals Bangalore is over 1,000 years old". The Hindu. 20 gusht 2004. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2004. Marrë më 28 dhjetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Sarma (1992), fq. 79
  4. ^ Sarma (1992), fq. 83

Bibliografia Redakto