Teorema e Nortonit është metodë për gjetjen e rrymës në një degë të caktuar të qarkut elektrik. Kjo metodë është mjaft e përshtatshme dhe e thjeshtë që zhvillohet sipas tri hapave të caktuar.

  1. Gjejmë rrymën e Nortonit IN
  2. Gjejmë Rezistencen e Nortonit RN
  3. Gjejmë elementin i cili kërkohet Ix ose Rx

Hapi I Per gjetjen e rrymes se Nortonit IN, dega në të cilën kërkohet rryma e Nortonit e lidhim shkurt. Dhe pastaj duke e zbatuar ligjet e Kirhofit e gjejmë rrymën e Nortonit IN.

Hapi II Për gjetjen e rezistencës së Nortonit RN, së pari e heqim lidhjen e shkurtër nga qarku dhe ia vendosim dy nyja në skajet e degës, pastaj gjeneratorin e rrymës e çkyçim nga qarku, ndërsa gjeneratorin e tensionit e lidhim shkurt.

Hapi III Dhe në hapin e fundit, gjeneratorin e Nortonit e lidhim paralel me rezistencen e Nortonit dhe paralel me degen qe e kemi lidhur shkurt në hapin e parë. Ix=IN∙RN /Rx+RN

Shndërrimi me ekuivalentimin e Tevenenit Redakto

 

Qarku ekuivalent i Nortonit është i lidhur me teoremën e Tevenenit sipas ekuacioneve:

 
 
 

Referimet Redakto

"Bazat e Elektroteknikës" - Nexhat Orana