Testimi

procedurë për të matur njohuritë,aftësitë fizike,shkathtësinë ose karakteristika të tjera në një lëndë të caktuar

Testimi (Latin: testor - dëshmoj; anglisht: test - provë), është procedurë e posaçme e cila përdoret për matje ose për qëllime diagnostike ndërsa testi (fletëtesti) është instrument i cili përdoret për realizimin e procedurës së testimit.[1]

Testimi në Armatën e Afganistanit

Në Fjalorin e gjuhës shqipe botuar në Tiranë në vitin 2006 testimi percaktohet si "veprim sipas foljeve testoj dhe testohem," fjala testoj percaktohet si "e marr dikë në provë me një test, bëj një test" ndërsa fjala test përcaktohet si "grup pyetjesh etj. nga një fushë e caktuar e dijes a e punëve praktike, për të provuar shkallën e njohurive të dikujt;provë.[2]

Më tutje mund të thuhet se "testimi është procedurë e standardizuar me të cilën cytet një veprimtari e caktuar, pastaj efekti i saj matet dhe vlerësohet në mënyrë që rezultati individual të krahasohet me rezultatet e arritura nga individë të tjerë në kushte të njëjta."[3]

Ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve dhe testimit,si p.sh.

  • Testi i aftësive
  • Testi didaktik (mësimor)
  • Testi i personalietit
  • Testi diagnostik
  • Testi prognostik
  • Testi i standardizuar[3]

Referime Redakto

  1. ^ Adem Tamo:Testimi i diturisë - Teoria dhe praktika, Libri Universitar, Tiranë, 1995, fq. 35.
  2. ^ Grup autorësh:Fjalor i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2006, fq. 1086. ISBN 99943-817-5--X
  3. ^ a b Pajazit Nushi:Fjalor i psikologjisë, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1987, fq. 299 - 300.