Thiruarimeya Vinnagarami ose Tempulli Kudamudakoothan Perumal i është kushtuar hyjnisë Hindu Vishnu i vendosur në Thirunangur, një fshat në rrethinat e Sirkazhit në shtetin e Indisë së Jugut Tamil Nadu. I ndërtuar në Stilin Dravidian të arkitekturës, tempulli është lartësuar në Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve Alvarsë nga shekujt e VI–IX. Është një nga 108 Divyadesamët kushtuar Vishnut, i cili adhurohet si Kudamudakoothani dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Amirtagadavalli. Është një nga njëmbëdhjetë divyadesamët e Thirunangur Tirupathisit dhe është ngushtësisht i lidhur me Alvarin Thirumangai. Tempulli qëndron i hapur nga ora 8 deri në 10 të mëngjesit dhe nga ora deri në 7 të mbasdites dhe ka katër rituale ditore në kohë të ndryshme të ditës. Alvari Thirumangai, Mangalasasana Utsavam që festohet çdo vit gjatë muajit tamil të Thait është një festë e rëndësishme e tempullit gjatë të cilës imazhet festive të njëmbëdhjetë Thirunangur Tirupathive sillen mbi dorinj si Garuda, i quajtur Garuda Vahana, në Thirunangur.

Tempulli Thiruarimeya Vinnagarami

Legjenda Redakto

 
Tempulli me vimanan dhe gopuramin e tij

Legjendat e të njëmbëdhjetë tempujve të Thirunangurit janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën. Sipas legjendës, hyjnia hindu Shiva nis të kërcej me tërbim në këtë vend pas vdekjes së bashkëshortes së tijUma për shkak të yagnas (flijimit) së Dakshas. Çdo herë që gërsheti i tij prekte tokën, shfaqeshin njëmbëdhjetë forma të tjera të Shivës. Hyjnitë qiellore u shqetësuan, se nëse kërcimi do të vazhdonte, do të rezultonte në shkatërrimin e krijesave. Ata iu lutën Vishnut ti ndihmonte, i cili u shfaq në këtë vend. Me të parë Vishnun, tërbimi i Shivës u zbut dhe i kërkoi Vishnut të shfaqej në njëmbëdhjetë forma ashtu si dhe ai. Me kërkesën e tij, Vishnu u shfaq në njëmbëdhjetë forma të ndryshme në Tirunangur. Njëmbëdhjetë vendet ku Vishnu u shfaqq besohet se janë aty ku ndodhen njëmbëdhjetë tempujt në Tirunangur.[1] Arimeya Vinnagarami fjalë për fjalë do të thotë vendi ku qëndron Hari (një nga format e Vishnut). Besohet se i urti Uthanga në këtë vend kreu vetëmohimin e tij. Sipas një legjende tjetër vendore Govardana (një formë e Vishnut) zbriti këtu me kërkesë të Shivës.[2]

Tempulli Redakto

Tempulli ka një gopuram me tre nivele. Është e rrethuar nga fusha orizoresh dhe gjendet në Thirunangur, një fshat i vogël, 10 km larg Sirkalit në rrugën për në Thiruvenkadu. Depozita e tempullit gjendet në veri të tempullit. I urti Uthankar besohet se ka adhuruar hyjninë kryesore të këtij tempulli.[3] Faltorja qendrore bujt imazhin e Krishnas të ulur me këmbët e tij mbi një ibrik. Thirumangai Alvari e përmend këtë veprim dhe e quan hyjninë "Kudamadukoothar", që do të thotë "Oh, kërcimtari i ibrikut ".[4] Vimana e tempullit quhet Vedamodha Vimanam.[5] Hyjnia kryesore shihet në një posturë të ulur i drejtuar nga lindja. Hyjnia e festës, Gopala, është një imazh panchaloha që shihet me katër krahë dhe bashkëshortja e tij është Amruthakadavalli.[6]

Domethënia fetare Redakto

Tempulli nderohet në kanonin e shekujve të VII-IX Nalayira Divya Prabhandam, nga Periazhwari, Thirumalisai Alvari dhe Thirumangai Alvari. Tempulli klasifikohet si një Divyadesam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në libër. Gjatë shekujve të XVIII dhe të XIX, tempulli përmendet në mjaft vepra si 108 Tirupathi Anthathit nga Divya Kavi Pillai Perumal Aiyangari.[5]

 
Imazhi i ndihmësit hyjnor Garuda i përdorur gjatë festave

Praktikat e adhurimit dhe festat Redakto

Tempulli është i hapur nga ora 8 deri në 10 të mëngjesit dhe nga ora 5 deri në 7 të mbasdites. Priftërinjtë e tempullit kryejnë puja (rituale) gjatë festave në një bazë ditore. Si tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin komunitetit Vaishnavait, një nën kastë Brahmine. Ritualet e tempullit kryehen katër herë në ditë: Ushathkalami në orën 8 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 10:00 të mëngjesit, Sayarakshai në orën 5:00 pasdite dhe Ardha Jamami në orën 7:00 pasdite. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e llampave) si për Kudamudakoothanin ashtu dhe për bashkëshorten e tij Amirtagadavalli. Gjatë adhurimit, recitohen mësime fetare nga Vedat (libra të shenjtë) nga priftërinjtë dhe adhuruesit përkulen përballë statujës hyjnore. Në tempull kryehen rituale javore, dy-javore dhe mujore. Gjatë hënës së re të muajit të kalendarit tamil, Thai, festa e hyjnisë së Thirumangai Alvarot sillet në tempull nga Thiruvali-Thirunagari.[7] Thirumangai Alvari Mangalasasana Utsavam festohet në muajin tamil të Thai (janar–shkurt). Kulmi i festës është Garudasevai, një ngjarje në të cilën imazhet festive të njëmbëdhjetë Thirunangur Tirupathive sillen të hipur mbi mjetin e Garudas, të qujtur Garuda Vahana, për në Thirunangur. Imazhi festiv i Thirumangai Alvarit sillellet gjithashtu mbi një Hamsa Vahanam dhe me atë rast recitohen paasuramat (vargjet) e tij kushtuar secilit nga njëmbëdhjetë tempujve. Imazhet festive të Thirumangai Alvarit dhe bashkëshortes së tij Kumudavalli Naachiyar çohen me një Hamsa Vahana në secilin nga njëmbëdhjetë tempujt. Vargjet kushtuar secilit nga njëmbëdhjetë tempujt këndohen në faltoret përkatëse. Kjo është një nga festat më të rëndësishme në rajon që sjell mijëra vizitorë.[7][8]

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ R., Dr. Vijayalakshmy (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies. fq. 470–1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ R., Dr. Vijayalakshmy (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies. fq. 439–40. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Ayyar, P. V. Jagadisa (1993). South Indian shrines: illustrated (bot. 2). New Delhi: Asian Educational Services. fq. 535. ISBN 81-206-0151-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ T., Padmaja (2002). Temples of Kr̥ṣṇa in South India: history, art, and traditions in Tamilnāḍu. New Delhi: Shakti Malik. fq. 94. ISBN 81-7017-398-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Sri Kudamadu Koothan temple". dinamalar. Marrë më 4 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Anantharaman, Ambujam (2006). Temples of South India. East West Books (Madras). fq. 65-67. ISBN 978-81-88661-42-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b S., Prabhu (12 korrik 2012). "Shrine dedicated to Arjuna". The Hindu. Marrë më 9 shtator 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Garuda Sevai" (PDF). Ramanuja.org. Marrë më 19 gusht 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto