Tiruvelukkai i vendosur në Kanchipuram të shtetit të Indisë Jugore Tamil Nadu, është një tempull hindu kushtuar perëndisë Vishnu. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli lavdërohet në Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë midis shekujve të VI dhe të IX. Për rrjedhojë është një nga 108 Divya Desamët kushtuar Vishnut, që adhurohet në formën e Azhagiya Singarit dhe bashkëshortes së tij Lakshmi që adhurohet në formën e Amruthavallit. Mishërimi (avatari) Azhagiya Singar i Vishnut besohet se është shfaqur për të vrarë Hiranyan, mbretin demon. Tempulli mendohet se është ndërtuar nga Dinastia Pallava në fund të shekullit të VIII, me kontribute të mëvonshme nga Dinastia Mesjetare Chola dhe Ajo Vijayanagara. Tempulli ka tre mbishkrime në muret e tij, dy që datojnë nga periudha e Kulothunga Cholas I (1070–1120) dhe nga ajo e Rajadhiraja Cholas (1018-54). Tempulli rrethohet nga një mur graniti që përfshin të gjitha faltoret dhe dy pellgjet me ujë të kompleksit tempullor. Tempulli ka një raxhagopuram katër-katësh, kulla e portikut të kompleksit tempullor.

Portiku i tempullit

Arkitektura Redakto

Hyjnia mbizotëruese e tempullit është Narasimhari (i quajtur edhe Mukunda Nayaka) që paraqitet në një posturë të ulur, i drejtuar nga perëndimi.[1] Tempulli gjendet pranë Tempullit Tiruththanka në zonën Vishnu Kanchi të Kanchipuramit. Ai ka tre faltore, një për hyjninë mbizotëruese, Azhagiyasingarin, një për bashkëshorten e tij, Amruthavallin dhe tjetra për ndihmësin e tyre, Garuda.[2]

Legjenda Redakto

Velukkai ka rrjedhur nga fjala Vel (dëshirë) dhe irukkai (vend për të qëndruar), që nënkupton vendin ku Vishnu dëshironte të qëndronte, që nga Velirukkai u bë Velukkai.[1] Besohet se imzhi origjinal i tempullit ishte qëndrimi në këmbë i Vishnut të drejtuar nga lindja sic/ u shfaq për Bhrigu Maharishin dhe më vonë si Azhagiya Singari.[3] Sipas legjendave Hindu, njëherë ndodhi një debat midis Saraswathit, bashkëshortes së Brahmas dhe Lakshmi se kush ishte superiore. Ato shkuan te Indra, mbreti i hyjnive qiellore, që vlerësoi Lakshmin si superiore dhe e pakënaqur nga argumentet e tij, Saraswathi shkoi te burri i saj, Brahma. Por edhe ai vlerësoi Lakshmin si superiore. Saraswathi qe e mërzitur me gjykimin dhe vendosi të rrinte larg nga Brahma. Brahma bëri Aswametha Yagna (një pendesë e thellë vetëmohuese) duke iu lutur Vishnut. Saraswathi ishte përsëri e mërzitur se yagna, që zakonisht bëhet bashkë me bashkëshort-ët/et, u bë vetëm nga Brahma. Ajo u përpoq ta ndërpriste pendesën në mënyra të ndryshme, por në të gjitha përpjekjet e saj ndërhyri Vishnu. Pasi Vishnu i vrau të gjithë demonët që ishin dërguar nga Saraswati për të prishur yagnan(pendesën) që bënte Brahma, ajo dërgoi demonin Kapalika. Vishnu për të vrarë demonin mori formën e Narharit.[2]

Festat dhe praktikat fetare Redakto

Tempulli ndjek traditat e sektit vaishnavit Thenkalai dhe gjithashtu Vaikanasa Aagaman. Priftërinjtë e tij kryejnë ritule puxha gjatë festave dhe në bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin bashkësisë Vaishnavaite, që është një nënkastë Brahmine. Në tempull zhvillohen gjashtë rituale të përditshme dhe tre festa vjetore, nga të cilat më e shquara është festa Krishna Janmasthami, që zhvillohet gjatë muajit tamil të Aavanit (gusht–shtator). Gjashtë ritualet e përditshme të tempullit janë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 të pasdites, Irandamkalami në orën 7:00 po të pasdites dhe Ardha Jamami në orën 10:00 darkës. C/do ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Azhagiya Singarin ashtu dhe për Amruthavallin. Gjatë fazës së fundit të adhurimit, luhet nagaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), ndërkohë që priftërinjtë recitojnë udhëzimet fetare të Vedave (tekste të shenjta hindu) dhe adhuruesit përgjunjen përballë imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen edhe rituale mbi bazë javore, dy-javore dhe mujore.[4]

Rëndësia fetare Redakto

Tempulli lavdohet në kanonin Vaishnavit të shekujve VII-IX, Nalayira Divya Prabandhami, i hartuar nga Peyalvari, Bhoothathazhwari, Thirumazhisai Aazhwari dhe Thirumangai alvari. Azhwarët kanë kënduar hymne mbi format e ndryshme të Pandava Thootharit. Tempulli është klasifikuar si Divya Desam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në librin Nalayira Divya Prabandham. Shumë Acharya (mësues të rëndësishëm manastiresh hindu) kanë shkruar gjithashtu këngë mbi format e ndryshme të zotit të këtij tempulli.[2] Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadu-së.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b C., Chandramouli (2003). Temples of Tamil Nadu Kancheepuram District. Directorate of Census Operations, Tamil Nadu. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c M.S. Ramesh: 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1; 1993, fq. 79-81
  3. ^ Dr. R. Vijayalakshmy: An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam; 2001, fq. 567-8
  4. ^ "Sri Azhagia Singa Perumal temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 31 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

  • Ramesh, M.S. (1993). 108 Vaishnavite Divya Desam Volume 1. Tirupati: Tirumala Tirupati Devasthanams. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • R., Dr. Vijayalakshmy (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)