Tivar i Vjetër (malazezisht: Стари Бар/Stari Bar, italisht: Antivari) është vendbanim urban (qytet) në Komunën e Tivarit, Mali i Zi. Emërtimi "Tivar i Vjetër" përdoret për të emëruar vendndodhjen origjinale të qytetit të Tivarit (5 kilometra nga deti) që nga viti 1908, kur me vendimin e Këshillit ministror të Principatës së Malit të Zi vendbanimi Pristan (sq. Skelë, i ngritur pranë kodrës Vollujica) u emërua Tivar i Ri.

Tivari i Vjetër
Stari Bar
Qytet
Kalaja e Tivarit
Kalaja e Tivarit
Popullsia
 • Gjithsej1.865
Emri i banorëveTivaras
TargatBR

Qyteti i vjetër i Tivarit Redakto

Qyteti i vjetër i Tivarit ose Kalaja e Tivarit (latAntibaris) është një kala, e cila ka qenë qendra disa shekullore e Tivarit, deri në atë kohë kur qyteti u zhvendos në lartësi më të ulëta, gjëgjësisht në fushë. Sot Kalaja është e braktisur dhe në rrënoja.

Gjeografia Redakto

Qyteti i Tivarit të Vjetër është i venosur disa kilometra larg Tivarit, në Kodrën e Lonshës, rreth 5 kilometra nga Deti Adriatik.

Demografia Redakto

Sipas regjistrimi të popullsisë së vitit 2011, ky vendbanim ka 1865 banorë. Diçka më pak se gjysma e banorëve janë malazezë (47%), pastaj vijnë myslimanët sipas kombësisë (18%), serbët (11%), boshnjakët (8%) dhe shqiptarët (6%).[1]

Sipas fesë, 68% e banorëve janë myslimanë, 23% ortodoks dhe 7% katolikë.[2]

Shih edhe Redakto

Referimet Redakto

Lidhje të jashtme Redakto