Todor Hristov Zhivkov (Bullgarisht: Тодор Христов Живков, 7 shtator 1911 - 5 gusht 1998), ishte drejtuesi komunist i Republikës Popullore të Bullgarisë (RPB) deri më 10 nëntor 1989.

Todor Zhivkov
Sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (deri më 4 prill 1981 Sekretar i Parë)
Në detyrë
4 mars 1954 – 10 nëntor 1989
Paraprirë ngaVëlko Çervenkov
Pasuar ngaPetar Mlladenov
Kryetar i Këshillit të Shtetit
Në detyrë
7 korrik 1971 – 17 nëntor 1989
Paraprirë ngaGeorgi Trajkov (si Kryetar i Presidiumit të Asamblesë Kombëtare)
Pasuar ngaPetar Mlladenov
Kryeministër i Bullgarisë
Në detyrë
19 nëntor 1962 – 6 korrik 1971
Paraprirë ngaAnton Jugov
Pasuar ngaStanko Todorov
Të dhëna vetjake
U lind më7 shtator 1911
Pravec, Bullgari
Vdiq më5 gusht 1998
Sofje, Bullgari
Nënshtetësiabullgare
Partia politikePartia Komuniste Bullgare (1932-1989)
Partia Socialiste Bullgare (1998)
Bashkëshortja/etMara Malejeva (1911-1971)
FëmijëtLjudmilla, (1942-1981), Vladimir (1952-)
PunësimiPolitikan

Ai u bë Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1954 - Sekretar i Përgjithshëm nga prilli 1981 - dhe qëndroi në këtë pozicion për 35 vjet, deri në vitin 1989.

Ai dha dorëheqjen më 10 nëntor 1989, nën presionin e anëtarëve të lartë të Paetisë Komuniste të Bullgarisë, për shkak të refuzimit të tij për të njohur problemet dhe për t'u përballur me protestat popullore. Brenda një muaji nga rrëzimi i Zhivkovit, sundimi komunist në Bullgari mori fund dhe brenda afro një viti Republika Popullore e Bullgarisë pushoi zyrtarisht së ekzistuari.

Jeta e herëshme Redakto

Zhivkovi lindi në fshatin bullgar Pravets në një familje fshatare me origjinë rumune. Prindërit e tij ishin Maruca dhe Hristo Zhivkov. Ai kishte një vëlla, Georgi dhe dy motra, Penka dhe Cvetanka. Në vitin 1928, ai iu bashkua Unionit Rinor Komunist Bullgar, një organizatë e lidhur ngushtë me Partinë Punëtore Bullgare (PPB) - më vonë Partia Komuniste Bullgare (PKB). Vitin që pasoi ai mori një post në Darzhavna pechatnitsa, botues zyrtar qeveritar në Sofje. Në vitin 1932, ai u antarësua në PKB. Më vonë Zhivkovi shërbeu si sekretar i Komitetit të saj të Zonës së Dytë dhe si anëtar i Komitetit të Qarkut të Sofjes. Edhe pse PKB u ndalua sëbashku me të gjitha partitë e tjera politike pas kryengritjes së 19 majit 1934, ajo vazhdoi fushatën me një numër të vogël deputetësh jopartiakë të Asamblesë dhe Zhivkov mbajti postin e tij në strukturën e saj të Sofjes.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Zhivkovi mori pjesë në lëvizjen e rezistencës të Bullgarisë kundër renditjes së vendit përkrah Gjermanisë naziste dhe ishte simpatizues i 50,000 hebrenjve të vendit. Në vitin 1943, ai u përfshi në organizimin e brigadës partizane Çavdar në vendlindjes së tij dhe rreth saj, duke u bërë zëvendëskomandant i zonës së operacioneve të Sofjes në verën e vitit 1944. Gjatë sundimit të tij, shumë ish-partizanë të Çavdarit do të ngriheshin në pozita të rëndësishme shtetërore. Ai thuhet se ka koordinuar lëvizjet partizane me ato të njësive të ushtrisë pro-sovjetike gjatë kryengritjes së 9 shtatorit 1944.

Ngritja në pushtet Redakto

Pas 9 shtatorit 1944, Zhivkovi u bë shef i forcave të policisë së Sofjes, e riorganizuar si Milicia Popullore. Ai u zgjodh kandidat i Komitetit Qendror të PKB-së në vitin 1945 dhe një anëtar i plotë në vitin 1948. Në prag të gjyqit për tradhëti të vitit 1949 kundër Trajko Kostovit, Zhivkovi kritikoi Partinë dhe autoritetet gjyqësore se u treguan të butë me Kostovin. Kjo e vendosi atë në krahun vijës së ashpër staliniste të Partisë. Më 1950, Zhivkovi u bë kandidat i Byrosë Politike të PKB-së, e drejtuar në atë kohë nga Vulko Çervenkov. Në vitin 1951 ai u bë anëtar Byrosë Politike. Në vitet që pasuan, ai u përfshi në mposhtjen e rezistencës së fshatrave ndaj kolektivizimit të detyruar në ferma në Bullgarinë veriperëndimore.

Pas vdekjes së Stalinit, u shfaq një tendencë për lidership të përbashkët. Stalinisti i vijës së ashpër Çervenkov dorëzoi postin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i PKK-së në vitin 1954. Zhivkovi mori vendin e tij, por Çervenkovi mbajti shumicën e pushtetit të tij si kryeministër. Mendimi bullgar në atë kohë e interpretoi këtë si një masë vetë-ruajtëse nga Çervenkovi, pasi Zhivkov ishte një figurë më pak e njohur në parti. Pasi Nikita Hrushovi mbajti fjalimin e tij të famshëm të fshehtë kundër Stalinit në Kongresin të 20-të të Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, një mbledhje plenare e Komitetit Qendror të PKB u mblodh në prill 1956 për të rënë dakord të miratojë linjën e re të Hrushovit. Në atë plenum, Zhivkovi kritikoi Çervenkovin si dishepull të Stalinit, e uli atë nga kryeministër në ministër dhe nxiti kreun e ish-Komitetit të Sigurisë Shtetërore Anton Jugov në postin e kryeministrit. Pikërisht në këtë pikë ai u bë udhëheqësi de facto i Bullgarisë. Në Kongresin e 8-të të PKB-së në fund të vitit 1962, Zhivkovi akuzoi Jugovin për veprimtari anti-partiake, e përjashtoi atë nga PKB dhe e vuri nën arrest shtëpiak.

Me pozitat gjithnjë e më të forta të Zhivkovit si lideri i partisë dhe i partisë komuniste, ish udhëheqës partizanë dhe ushtarakë aktivë, morën një qëndrim kritik mbi politikat revizioniste të udhëheqjes komuniste. Në ngjarjet e përshkruara si "Komploti i Prillit" i vitit 1965 ose "Komploti i Gorunisë", gjenerali Ivan Todorov-Gorunia, gjenerali Cvjatko Anjev (Цвятко Анев) dhe Colo Krëstjev (Цоло Кръстев) organizuan një grup të zyrtarëve të lartë ushtarakë që planifikoonin të përmbysnin regjimin. Plani i tyre ishte të krijonin një udhëheqje pro-kineze në vend. Grupi i shtetit u ekspozua dhe midis 28 marsit dhe 12 prillit 1965 dhe shumica e komplotistëve u arrestuan.

Kundershtimi politik Redakto

Kundershtimi politik dënohej nën sundimin e Zhivkovit. Komiteti i Sigurimit të Shtetit (KSSH) ishte një mjet frikësimi i kontrollit, dhe opozita qëndronte kryesisht e fshehur deri në fund të viteve 1980. Në vitin 1978, disidenti bullgar Georgi Markov u vra në Londër nga një agjent i cili e goditi atë me një majë ombrelle që i futi atij në trup një top të vogël ricini (një lloj helmi). Sipas ish gjeneralit të KGB-së, Oleg Kalugin, kjo u kërkua nga Zhivkovi dhe ose u krye nga KGB-ja ose u bë me ndihmën e KSSH-në. Vrasësi mendohej të ketë qenë Francesco Gullino, që punonte për KSSH-në. Në kohën e Zhivkovit, bullgarët e kishin shumë të vështirë të udhëtonin jashtë vendit.

Zhivkovi ishte veçanërisht jotolerant ndaj disidencës brenda Partisë. Kur Mikhail Gorbaçov njoftoi programin e tij të reformës, Zhivkov bëri një shfaqje të kopjimit të saj, duke besuar se Gorbaçovi nuk ishte vërtet serioz për glasnostin ose perestrojkën. Megjithatë, ai tregoi ngjyrat e tij të vërteta kur ai dëboi disa anëtarë të një grupi të të drejtave të njeriut nga Partia. Menjëherë pas kësaj, kur disa intelektualë njoftuan formimin e "Klubit për Mbështetjen e Perestrojkës dhe Glasnostit", ai arrestoi krerët dhe i përjashtoi ata nga Partia.