Monakoja ka një rrjet shumë të vogël të rrugëve dhe atë 50 km rugë të shtruar që kryesisht janë nëpër repartet apo lagjet moderne të Monakos dhe rrugët që e lidhin atë me Francën, në total mbrenda kufijve të shtetit ka 50 km rrugë të asfaltuar. Ajo ka të zhvilluar shumë komunikacionin detar, ku vlen të përmenden portet ai i Monte Karlos, i Fontville të cilët janë të rregulluar me standartet mëtë larta ku përveç anijeve tregtare ne këto porte zbarkojnë edhe anijet e turistëve. Flota tregtare dhe detare është e regjistruar më se më shumë se 54 vendeve. Monako është shtet i cili nuk ka airoport, shërbimet fluturuese bëhen nga airoporti i Nicës, ndërsa në shumicën e rasteve përdoren helikopter për transportin e udhëtarëve. Transferimet bëhen ndërmjet airoportit ndërkombëtar të Nicës si dhe fushave të helikopterëve në Monte Karlo dhe Fontville.