Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, nënkupton praktikat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanatin dhe hapësirat kulturore që bashkëshoqërojnë ato, që bashkësitë, grupet dhe, kur është rasti, individët i pranojnë si pjesë përbërëse të trashëgimisë së tyre kulturore. Kjo trashëgimi kulturore jomateriale, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre, dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.

Në trashëgiminë kulturore shpirtërore (jomateriale) bëjnë pjesë :

1. Përdorimi i gjuhës në veprat letrare. 2. Folklori gojor i ruajtur në kujtesë, i shkruar ose i regjistruar. 3. Folklori vokal, koreografik dhe instrumental. 4. Zakone dhe doke tradicionale. 5. Besime dhe bestytni të traditës. 6. Zejet e ndryshme tradicionale.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

Trashëgimia Shpirtërore