Turbinat me erë janë pajisje themelore të centraleve të erës të cilat e bëjnë konvertimin e energjisë kinetike të erës fillimisht në energji mekanike e pastaj në energji elektrike. Vlerësohet se deri më tani janë prodhuar një gamë e gjerë e turbinave me akse horizontale ose vertikale të madhësive dhe kapaciteteve të ndryshme.

Një park i centraleve me erë në det të hapur.[1]

Përmbledhje Redakto

 
Konfiguracioni i helikave të turbinate me erë.[2]

Turbina me erë bënë shndërrimin e energjisë kinetike të erës se energji mekanike. Kështu turbina me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin elektrik.

Helika ndërtohet si helikë me bosht horizontal me helikë me bosht vertikal. Turbina është ngjitur në një pirg të lartë që të rrahet nga era. Një numër i madhë i turbinave me erë janë të instaluara në një vend, të cilat përbëjnë një kompleks të tërë, në mënyrë që të arrihet kapaciteti i fuqisë së dëshiruar, ashtu që zonat me erë të fort të prodhojnë në vit më shumë energji elektrike. Centralet me erë ndërtohen me fuqi të ndryshme prej disa kË deri në MË. Centralet me erë mund të vendosen në tokë apo në det të hapur, pas shumë analizave të shpejtësisë së erës në vendin ku planifikohen të vendosen. Centralet me erë mund të instalohen ndaras nga rrjeta elektrike, zakonisht në kombinim me ndonjë burim tjetër të energjisë elektrike (p.sh. me dizel gjenerator) ose me bateri të akumulatorëve. Pastaj mund të instalohen me një numër të konsiderueshëm si park i centraleve me erë të lidhura elektrikishtë në mes veti, dhe nëpërmjet transformatorit të lidhur në rrjetin elektrik. Në figurën më poshtë jan treguar

 
Parqet e centraleve me erë në tokë.[3]

Centralet e vogla me erë mund të shfrytëzohen për përdorim shtëpiak si në foton me poshtë, shfrytzimi i këtyre centraleve shtëpiake bëhet në dy mënyra:

  • si burim shtesë gjatë furnizimit primar nga rrjeti elektrik ose agregati shtëpiak,
  • si burim autonomy me sistemim për furnizim rezervë nga bateritë që mbushen nga prodhimi tepricë i centrales me erë.

Energjia kinetike e erës është proporcionale me shpejtësinë e erës. Ndërsa fuqia e centralit me erë është proporcionale me sipërfaqen e fletëve të turbinës dhe shpejtësinë e erës në fuqinë e tretë.

                    [4] 

Kjo fuqi e prodhuar nga era , vlen për shpejtësinë më të madhe se shpejtësia minimale (4m/s) dhe më e vogël se shpejtësia për të cilën fitohet fuqia nominale turbin/gjenerator (12m/s). Ndërsa për shpejtësitë më të mëdha, fuqia mbahet konstante deri në shpëjtësinë maksimale të erës (psh 22m/s) në të cilën cëntrali me erë duhet të shkyqet.

 
Raporti në mes të fuqisë elektrike dhe shpejtësisë së erës.[5]

Përparësitë Redakto

Përparësitë e centraleve me erë janë:

 
Energjia me erë në shtëpi.[6]
  • nuk kanë shpenzime për lënden djegëse,
  • siguri të madhe të punës së stabilimenteve,
  • nuk ka ndotje të mjedisit.

Të metat Redakto

Të metat e centraleve me erë janë :

  • cmim i lartë i ndërtimit,
  • shpejtësi të ndryshueshme, dhe me këtë nuk mund të garantohet fuqia,
  • faktori vjetor i ulët i angazhimit.

Shiko gjithashtu Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Wind World's Largest Wind Farm under Construction in China". Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2011. Marrë më 17 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wind Turbine Zone
  3. ^ Oregon’s $1 billion Biglow Canyon Wind Farm goes online | Ecofriend[lidhje e vdekur]
  4. ^ G Latifi, Elektroenergjetika, Ligjërata të autorizuara, Fiek 2011
  5. ^ "Wind turbine: It's a three-bladed high-speed wind turbine with the aeromechanical pitch regulation system. The wind turbine orients itself downwind. The wind turbine has a bla..." Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2011. Marrë më 17 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ EERE:Program News