Lumi Ubangi ndodhet në qendër të Afrikës dhe është i njohur për rrjedhën e shpejtë. Për anash lumit janë përqendruar një numër i madh i popullsisë dhe krijimi i vendbanimeve vazhdon edhe më tutje. Për shkakë të rrjedhjes së shpejtë dhe vërshimeve që fillojnë në këtë regjion në mars dhe zgjasin deri në tetor, ky lumë shërben si udhë transportuese më e sigurt. Po ashtu ky lumë përshkron një pjesë të kufirit të Republikës Afrika Qendrore dhe Republikës Demokratike të Kongos. Në anën e majtë të lumit gjendet edhe kryeqyteti i Republikës Afrika Qendrore.

Pamje nga Sateliti