Ujëmbledhësit tempullor hindu janë pellgje, depozita ose rezervuare të ndërtuara si pjesë e kompleksit tempullor pranë tempujve indianë. Ata quhen pushkarini, kalyani, kunda, sarovara, tirtha, talab, pukhuri, etj. sipas gjuhëve të ndryshme rajonale të Indisë. Disa ujëmbledhës thuhet se kurojnë sëmundje të ndryshme kur lahesh në ta.[1] Është e mundur që këta të jenë mbetje kulturore e strukturave të tilla si Banja e Madhe e Mohenjo-daros, që ishte pjesë e Qytetërimit të Luginës së Indusit.

Pusi i Tempullit TrikuteshwaraGadag, Karnataka

Planimetria e ujëmbledhësve Redakto

 
Ujëmbledhësi Tempullor në Azhikode, Kannur të Indisë
 
Ujëmbledhës tempullor në Tempullin ChannakesavaBelur, Karnataka

Që nga kohët e lashta, dizajni i ujëmbledhësve ka qenë i rëndësishëm në Arkitekturën tempullore indiane, veçanërisht në Indinë Perëndimore ku alternohen stinët e thata dhe të mosuneve. Dizajni i ujëmbledhësve tempullor u bë një art më vete.[2] Një shembull i artit të dizajnit të ujëmbledhësve është Ujëmbledhësi i madh i shkallëzuar dhe gjeometrikisht spektakolar në Qendrën Mbretërore në rrënojat e Vijayanagaras, kryeqytetit të Perandorisë Vijayanagara, që rrethon qytetin modern të Hampit. Është i shtruar me diorit të gjelbër dhe nuk ka derdhje dhe mbushej nga ujësjellësi.[3] Ujëmbledhësit janë përdorur për pastrimin ritual dhe gjatë riteve të shenjtërimit. Uji në ujëmbledhës konsiderohet i ujë i shenjtë nga Lumi i Gangut i lidhur me perëndeshën e tij Ganga.[4]

Pusi i shkallëzuar Redakto

 
Haridra Nadhi, Mannargudi.

Në Indi, një Pus i shkallëzuar është një pus me muraturë të thellë me shkallë që zbresin deri në nivelin e ujit në pus. Në Indinë Perëndimore quhet vav ndërsa në Indinë Veriore quhet baoli. Disa janë ndërtuar nga mbretërit dhe janë të zbukuruar në mënyrë të pasur me relieve.[5] Shpesh ata ndërtoheshin nga fisnikëria, disa duke qenë për përdorim shekullor nga të cilët çdokush mund të marr ujë.[6]

 
Haridra Nadhi, Mannargudi

Haridra Nadhi Redakto

Haridra Nadhi është ujëmbledhësi më i madh tempullor në Indi, ndoshta edhe në botë. Ndodhet në Mannargudi të distriktit Thiruvarur të shtetit indian Tamil Nadu. Është ujëmbledhësi tempullor i një prej tempujve hindu më të mëdhenj, Tempulli Rajagopalaswamy në Mannargudi. Sipërfaqja e ujëmbledhësit tempullor është 23 akre (93,000 m2) që përbën ujëmbledhësin më të madh tempullor në Indi. Ai quhet gjithashtu Vajza e Lumit Kaveri.

Kalyani Redakto

Kalyani, i quajtur gjithashtu edhe pushkarni, janë pellgje të lashta hindu të shkallëzuar për tu larë. Këta pellgje ndërtoheshin në mënyrë tipike afër Tempujve Hindu për të kryer ritet e larjes dhe pastrimit përpara lutjeve. Ata janë përdorur gjithashtu për zhytjen e statujave të Ganeshas gjatë festës Ganesha Chaturthi.

Sarovar Redakto

Sikhizëm ujëmbledhësit tempullorë quhen "Sarovar".[7]

Galeri imazhesh Redakto

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Sun Temples in India". Marrë më 24 shkurt 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Architecture - Stepwells". Marrë më 9 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Great Tank". art-and-archaeology. Marrë më 13 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture. Singapore: Periplus Editions. fq. 43. ISBN 0-7946-0011-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Architecture of the Indian Subcontinent - glossary". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 18 dhjetor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Vav / vavdi / Baoli / Bavadi - Traditional stepwells". Marrë më 19 dhjetor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Harban Singh (1998). Encyclopedia of Sikhism. Punjabi University. fq. 71. ISBN 978-81-7380-530-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

Lidhje të jashtme Redakto