Universiteti Ndërkombëtar i Strugës

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (maqedonisht: Меѓународен Универзитет Струга, shqip:Universiteti Ndërkombetar i Strugës) është një universitet privat në Republikën e Maqedonisë. Universiteti ka dy kampe, me bazë në Strugë dhe Gostivar me afërsisht 2,500 studentë. Në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës ka katër fakultete: Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.[1]

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës
International University Of Struga
Меѓународен Универзитет Струга
MotojaInvest in your future
LlojiPrivat
Themelimi2005
RektoriSejfulla Osmani
Stafi akademik
40
Studentë2500
Location
Faqja zyrtarehttp://www.eust.edu.mk

Hisoriku Redakto

Në vitin akademik 2007/2008 filloi aktivitetin e tij i ashtuquajturi “Euro College” dhe gjatë vitit 2008, nga ana e Ministrisë për Arsim dhe ShkencëRepublikën e Maqedonisë u bë akreditimi për dy institute të reja, Instituti për Europianistikë dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Instituti për Zhvillim Ekonomik dhe Menaxhment Ekologjik që sollën edhe nevojën dhe ishin arsyeja themelore për ndryshimin e emrit në “Universiteti Ndërkombëtar në Strugë”.

Sot, UNS është universiteti i parë privat në Ballkan që formalisht u pranua si anëtare e plotëfuqishme e Asociacionit Evropian të Universiteteve-EUA. Pranimi i një universiteti në EUA është një ndër mirënjohjet më të mëdha që mund të fitohen dhe që vërtetojnë angazhimin e madh profesional dhe akademik të UNS-së në zhvillimin e arsimit te lartë jo vetëm ne Maqedoni por edhe në më gjërë. [2]

Misioni, Vizioni dhe Synimet Redakto

Misioni

Universiteti është i përkushtuar për të zhvilluar diversitetin, perspektivat ndërkombëtare, përgjegjësitë shoqërore dhe shërbimet shoqërore. Puna e tij është e orientuar kah krijimi i një ambienti të sigurtë në të cilin studentët dhe stafi pa kufizim mund të zhvillojnë aftësitë e tyre intelektuale dhe profesionale. Universiteti Ndërkombëtar në Strugë synon të krijojë mundësi optimale për shfrytëzimin, studimin dhe mbrojtjen e resurseve të mundëshme të trashëgimisë kulturore dhe të jetës në rajonin e Ballkanit.

Vizioni

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë do të promovojë dhe do të angazhohet për kualitet të lartë edukimi si në pjesën e studimeve deridiplomike ashtu edhe në ato postdiplomike dhe studimeve të doktoraturës. Univeristeti do të ofrojë ndërtesa të sigurta dhe atraktive, do të nxisë shumëllojshmërinë intelektuale dhe kulturore, kujdeset për zhvllimin rajonal dhe vlerësojë përparimin dhe zhvillimin individual. [3]

  • Synimet
  1. Krijim i njohurive dhe përvojës së fuqishme të mësimit për studentët tanë.
  2. Rekrutim, angazhim dhe zhvillim të administratës dhe stafit kualitativ.
  3. Përvetësim dhe rrijte e vazhdueshme e shumëllojshmërisë së kulturave, planprogrameve të studimeve dhe aktiviteteve shkencore.
  4. Krijim i ambientit edukativo-shkencor, në të cilin studentët tanë do të munden në mënyrë të sukseshme të integrohen si qytetatarë botërorë.
  5. Forcimi i mbështjetjes për zhvillim rajonal dhe aktivitete shkencore.
  6. Përmisim i vazhdueshëm i kualitetit të ambientit dhe sigurim i godinave atraktive, funksionale dhe të sigurta.[4]

Fakultetet dhe programet studimore Redakto

Fakulteti Programet e Studimit
Fakulteti i Ekonomisë
Bachelor Master PhD
Ekonomia dhe Biznesi Ekonomia dhe Biznesi Doktoraturë në Shkenca Ekonomike
Marketing dhe financiare të menaxhimit të Marketing dhe financiare të menaxhimit.
Fakulteti i Drejtësisë
Bachelor Master PhD
Juridiksioni Juridiksioni PhD në Ligjin Shkencave
Kriminologji dhe detektivë Kriminologji dhe detektivë
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Bachelor Master PhD
Shkenca Kompjuterike Informatika E Biznesit PhD në Shkenca Kompjuterike
Fakulteti i Shkencave Politike
Bachelor Master PhD
Diplomacia Diplomacia PhD në Shkenca Politike

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "International University of Struga". eust.edu.mk. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2014-05-31. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Historiku i UNS". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2016. Marrë më 29 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Vizioni i UNS". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2016. Marrë më 29 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Synimet e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2016. Marrë më 29 mars 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)