Universiteti Teknik Vilniaus Gedimino (Vilnius Gediminas Technical University), i njohur edhe si VGTU, është universitet publik në Vilnius, Lituani. I themeluar më 1 shtator 1956, universiteti ishte fillimisht një divizion mbrëmësor me bazë në Vilnius i Institutit Politeknik Kaunas.[1] Aktualisht ka 10 fakultete, 14 institute hulumtuese, 33 laboratore kërkimore dhe 2 qendra hulumtuese dhe trajnuese. Sipas QS World University Rankings, VGTU është në top 4 universitetet botërore.[2] QS i ka dhënë VGTU-së pesë yje në mësimdhënie, pajisje dhe inovacion.[3] Duke matur pjesëmarrjen e studentëve në programin ERASMUS, VGTU është një nga universitetet më të famshme në Lituani për studentët e huaj.[2]

Logoja e Universitetit Teknik Vilniaus Gedimino

Historia Redakto

VGTU u themelua më 1 shtator 1956, kur u themelua Divizioni Mbrëmësor Vilnius i Institutit Politeknik të Kaunasit (tani Universiteti Teknologjik i Kaunasit), me Jeronimas Kudaba si dekan. Në vitin 1960, divizioni u riorganizua në Fakultetin Mbrëmësor Vilnius të IPK-së. Aleksandras Čyras u emërua dekan i fakultetit, me 500 studentë. Në vitin 1962, u diplomua gjenerata e parë. Në vitin 1964, u shtua Fakulteti i Ekonomisë Ndërtimore, duke u pasuar në vitin 1968 nga Fakulteti i Planifikimit Urban.[4]

Në vitin 1969, divizioni u nda nga Instituti Politeknik Kaunas dhe u bë Instituti i Inxhinierisë së Ndërtimit Vilnius (Vilniaus inžinerinis statybos institutas), ose VISI, dhe Čyras u emërua rektori i parë i tij. Në vitin 1971, u shtua Fakulteti i Arkitekturës, dhe në vitin 1987 u themelua edhe Fakulteti i Ekonomisë Komunale.[4]

Pas rithemelimit të shtetit të Lituanisë në vitin 1990, Këshilli Suprem i Lituanisë vendosi ta ndryshonte nga VISI në Universiteti Teknik i Vilniusit (VTU), me Edmundas Kazimieras Zavadskas si rektor të tij. Pasi statuja e VTU-së u adaptua në vitin 1991, Këshilli Suprem e aprovoi atë më 2 korrik 1992. VTU lëvizi drejt strukturë universitare të vendeve perëndimore të Evropës duke pasur si degë fakultetin e arkitekturës, ndërtimtarisë, inxhinierisë së komunikacionit, makinerisë, dhe elektronikës.[4]

Vitin pasues, në vitin 1993 VTU themeloi Institutin e Aviacionit dhe dy fakultete të tjera, një në menaxhmentit të biznesit dhe një në shkenca fundamentale, bashkë me Fakultetin e Inxhinierisë së Transportit vitin pasues.[4]

Më 22 gusht 1996, qeveria lituaneze e shpërbleu emrin e Gediminasit, një Dukë i Madh i Lituanisë në shekullin e 14-të, në VTU, dhe universiteti u bë i njohur si Universiteti Teknik Vilnius Gediminas.[4]

Romualdas Ginevičius u zgjodh rektor nga Senati i VGTU në vitin 2002. Me Ligjin e Edukimit të Lartë dhe Hulumtimit të vitit 2009, Parlamenti i Republikës së Lituanisë urdhëroi gjithë universitetet shtetërore të riorganizoheshin në organizata jofitimprurëse (Viešosios įstaigos) duke filluar që nga viti 2011.[5] VGTU iu nënshtrua këtij ligji në vitin 2011.

Kampusi Redakto

 
Ndërtesa administrative kryesore e VGTU në lagjen Saulėtekis të Vilniusit.

Kampusi i VGTU-së është kudo nëpër Vilnius, me ndërtesën kryesore në lagjen Saulėtekis, jo larg nga shumë fakultete të universitetit ashtu si edhe Universiteti Mykolas Romeris dhe Universiteti Evropian i Shkencave Humane. Planet e së ardhmes të universitetit përfshijnë zgjerimin e kampusit të Saulėtekisit.[6]

Saulėtekis Redakto

Kampusi i Saulėtekisit është kampusi kryesor i universitetit. Ai mban zyrat administrative të universitetit si dhe Fakultetet e Inxhinierisë Mjdeisore, Shkencave Fundamentale, Ndërtimtarisë dhe Menaxhmentit.[6] Biblioteka e VGTU-së, e cila ka mbi 100,000 tituj, ndodhet afër Saulėtekio al. 14.[7] Dy konviktet kryesore janë po ashtu në Saulėtekio al., në numrat 39 A dhe 25.[8] Kampusi i Saulėtekisit është i çasshëm edhe nga qendra e Vilniusit me anë të busëve-karro në 2, 10 dhe 14.[9] Po ashtu me busë-ekspres 4G dhe 5G.

Qyteti i Vjetër i Vilniusit Redakto

 
Prona Tyszkiewicz në Qytetin  e Vjetër të Vilniusit ku tani ndodhen Fakulteti i Arkitekturës dhe Industritë Kreative.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Industritë Kreative janë të vendosura në Pylimo g. 26/1 në Qytetin e Vjetër të Vilniusit, në njëkompleks që përfshin një pronë historike e cila i takonte Shtëpisë së Tyszkiewicz-ve.[6] Ndërtesa është po ashtu vend i librarisë së VGTU-së. Kampusi është mu në qendër të qytetit.[10]

Drejtimet Redakto

Instituti i Aviacionit Antanas Gustaitis  Redakto

Instituti i Aviacionit Antanas Gustaitis, i emëruar sipas pionerit të aviacionit lituanez Antanas Gustaitis, u themelua në vitin 1993 dhe është një Organizatë e Aprovuar Trajnuese. Aty trajnohen pilotë, kontrollerë të trafikut ajror, inxhinierë të aviacionit dhe të tjerë. Departamenti i Teknologjive të Aviacionit, Mekanika e Aviacionit dhe Aviacioni siguron trajnime teorike për studentë, përderisa Njësia e Trajnimeve për Fluturime, Njësia e Kontrollimit të Trafikut Ajror dhe Pika Grumbulluese e Trajnimeve Praktike të Inxhinierisë së Aviacionit sigurojnë trajnime praktike.[11] Programi i integruar (5-vjeçar) në pilotimin e avionit është i ofruar në gjuhën angleze.[12]

Fakulteti i Inxhinierisë së Mjedisit Redakto

Fakulteti i Inxhinierisë së Mjedisit u themelua në vitin 1968. Aktualisht, përbëhet nga 7 departamente, 2 institute hulumtuese dhe 3 laboratore. Ofrohen 9 programe bachelor dhe 14 programe master.[13] 

Fakulteti i Arkitekturës Redakto

Fakulteti i Arkitekturës është shkolla më e madhe e arkitekturës në Lituani dhe ka 500 studentë në programet bachelor, master dhe doktoraturë.[14]

Fakulteti i Biznesit dhe Menaxhmentit Redakto

I themeluar në vitin 1993, deri tani ka 6 departamente.[15]

Fakulteti i Ndërtimtarisë Redakto

 
Qendra hulumtuese e Fakultetit të Ndërtimtarisë

Fakulteti i Ndërtimtarisë u themelua në vitin 1920. Kjo paraqet degën më të madhe të universitetit dhe është qendra e tij. Ka 10 departamente dhe 9 nëndivizione të tjera kërkimore dhe institute kërkimore.[16] 

Fakulteti i Industrive Kreative Redakto

Fakulteti i Industrive Kreative është dega më e re e universitetit. Përfshin ligjërata gjenerale në shkenca shoqërore dhe humane.[17]

Fakulteti i Elektronikës Redakto

Fakulteti i Elektronikës ka 5 departamente: automatikë, inxhinieri elektrike, sisteme elektronike, inxhnieri kompjuterike dhe inxhinieri të telekomunikacionit.[18] 

Fakulteti i Shkencave Fundamentale Redakto

Fakulteti i Shkencave Fundamentale u themelua në vitin 1993 për të dhënë edukim gjeneral në shkenca fundamentale për studentët e programeve të ndryshme. Fakulteti është zgjeruar në 10 departamente.[19] 

Fakulteti i Makinerisë Redakto

 
Fakulteti i Makinerisë

Ka 5 departamente: inxhinieri mekanike, biomekanikë, shkencë të materialeve, mekatronikë dhe robotikë, dhe makinë printuese; dhe 3 nënkategori kërkimore.[20]

Fakulteti i Inxhinierisë së Transportit Redakto

Fakulteti i Inxhinierisë së Transportit u themelua në vitin 1994. Përbëhet nga 4 departamente dhe 3 nën-njësi kërkimore. Ky publikon gazetën shkollore Transport.[21]

Trupa Kërkimore të Tjera Redakto

VGTU ka dy qendra kërkimore.[22]

Po ashtu ka 14 institute kërkimore. Instituti ndërdisiplinor i Izolimit Termik zbulon mjetet për materiale që do të krijojnë ndërtesa për izolim nga nxehtësia dhe zëria. Në nivel të fakultetit, Instituti Kërkimor i Teknologjive Smart të Ndërtimit, Instituti Kërkimor i Strukturave Ndërtuese dhe ai i Produkteve dhe Materialeve Ndërtimore i takojnë Fakultetit të Ndërtimtarisë. Universiteti po ashtu posedon institut kërkimor për gjeodezi, transport, shkenca të aplikuara, shkencave fundamentale, të arkitekturës, si dhe për telekomunikacion dhe fusha magnetike të mëdha.[23]

Në nivel universiteti, VGTU ka 12 laboratore kërkimore. Katër prej tyre lidhen me Institutin Shkencor të Izolimit Termik, dhe 8 i takojnë Qendrës Hulumtuese të Ndërtimtarisë. Nëpër tërë universitet janë edhe 21 laboratore kërkimore në nivele edhe të fakultetit edhe të departamentit.[24]

Administrata Redakto

 
Rektori i katërt i VGTU-së, Alfonsas Daniūnas

Që nga viti 2011, rektor i universitetit është Alfonsas Daniūnas. Ai tejkaloi rektorin e tretë, Romualdas Ginevičius, i cili ishte rektor që nga viti 2002. Rektori i parë ishte Aleksandras Čyras, i cili qendroi në këtë pozitë nga viti 1969 në 1990. Pas tij, vendin e zuri Edmundas Zavadskas.

Publikime shkencore Redakto

Shtypi i Universitetit (VGTU Press) publikon rreth 100 punime çdo vit. Në vitin 2010, ky shtyp ishte i pari në Lituani që lansoi webfaqen e-libra për publikimet e tyre.[25]

VGTU Press po ashtu publikon rreth 19 revista. Prej tyre, 8 janë indeksuar në databazën e Web of Science, ndërsa të gjitha janë të indeksuara në ProQuest dhe EBSCO. Taylor and Francis publikojnë 10 nga revistat akademike.[25]

Gjashtë nga revistat e VGTU Press janë të publikuara në akses të hapur me një licensë Creative Commons CC BY-NC 4.0: Business: Theory and Practice, Coactivity: Philosophy, Communication, Coactivity: Philology, Educology, Science — Future of Lithuania, Business, Management and Education, and Aviation technologies.[25]

Ish-nxënësit Redakto

Shumë nga politikanët aktual janë të diplomuar të këtij universiteti. Algirdas Butkevičius, kryeministri i 12-të i Lituanisë, ka mbaruar programin për inxhinieri ekonomike këtu.[26] Rolandas Paksas, ish president i Lituanisë dhe dy herë kryeministër, po ashtu ka diplomuar në VGTU.[27] Ish kryetari i parlamentit Viktoras Muntianasi, anëtari i Parlamentit Evropian Valdemar Tomaševski, dhe ish kryeministri dhe nënshkruesi i Aktit për Rithemelem të Shtetit të Lituanisë Gediminas Vagnorius janë studentë të VGTU-së.[28][29][30]

Në arte kreative, kompozitori dhe pioneri i rokut Kęstutis Antanėlis dhe muzikanti Andrius Mamontovas kanë ndjekur këtë universitet. [31][32]

Shënime Redakto

  1. ^ "History". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "About University".
  3. ^ "Vilnius Gediminas Technical University Top Universities". QS Quacquarelli Symonds Limited. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d e "Istorija". VGTU. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Law on Higher Education and Research". Seimas of the Republic of Lithuania. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c "Infrastruktūra". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Statistics". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "VGTU Dormitory". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Routes and Timetables". SĮ "Susisiekimo paslaugos". Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Routes and Timetables". SĮ "Susisiekimo paslaugos". Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "About Antanas Gustaitis' Aviation Institute". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Aircraft Piloting Integrated Studies". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "History". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "History". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "History". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Apie fakultetą". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "About faculty". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "About faculty". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "About faculty". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Apie fakultetą". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Apie fakultetą". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Research Centres". VGTU. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Research Institutes". VGTU. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Research Laboratories". VGTU. Marrë më 30 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ a b c "About Us". VGTU. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2015. Marrë më 2 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Prime Minister Biography". Government of the Republic of Lithuania. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Rolandas Paksas". Government of the Republic of Lithuania. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "Kandidatai vienmandatėse apygardose". vrk.lt. Lithuanian Election Commission. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "Kandidatas Valdemar TOMAŠEVSKI". vrk.lt. Lithuanian Election Commission. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Gediminas Vagnorius". vrk.lt. Lithuanian Election Commission. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2014. Marrë më 10 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Janužytė, Klaudija. ""Antanėliai", "Gintarėliai" ir visi kiti lietuviškojo roko pionieriai (video)". shilta.lt. ShiltaLt. Marrë më 10 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  32. ^ Kešytė, Laura. "A.Mamontovas: Tėvai norėjo, kad stočiau į rimtą specialybę (I dalis)". 15min.lt. 15min. Marrë më 10 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhjet e jashtme Redakto

Coordinates: 54°43′20″N 25°20′09″E / 54.7223235°N 25.335736°E / 54.7223235; 25.335736