Universiteti i Aberdinit është një universitet kërkimor publik, i cili ndodhet në qytetin e Aberdinit, në veri të Skocisë. Ai është një universitet i moçëm, i themeluar në 1495 nga Ipeshkvi i Aberdinit, William Elphinstone, i cili në emër të Mbretit të Skocisë James IV i kërkoi Papa Aleksandrit VI që të bekonte themelimin e Kolegjit Mbretëror.[2] Ndërkohë, Kolegji Marischal u themelua në 1593 si një alternativë protestante për studentët që nuk dëshironin të ndiqnin Kolegjin Mbretëror, i cili ishte më konservativ.  Universiteti i sotëm është rezultat i bashkimit të këtyre dy kolegjeve në vitin 1860.

Universiteti i Aberdinit
University of Aberdeen
Stema e Universitetit
Latin: Universitas Aberdonensis
MotojaInitium sapientiae timor domini
LlojiUniversitet publik
Themelimi1495
KancelariCamilla, Dukesha e Rothesay
PrincipalSir Ian Diamond
Studentë14,035 (2014/15)
KampusiAberdin, Skoci
Faqja zyrtarewww.abdn.ac.uk

Universiteti ka rreth 13,500 studentë nga nivel Bachelor e deri në Doktoraturë, duke përfshirë edhe shumë studentë ndërkombëtarë.  Universiteti i Aberdinit ofron një gamë të larmishme fushash mësimore, duke ofruar rreth 650 programe studimi gjatë vitit akademik 2012-13.

Renditja Redakto

 
Kolegji Mbretëror

Universiteti i Aberdinit renditet vazhdimisht si një nga 200 universitetet më të mira në botë[3] dhe si një nga më të mirët në Britaninë e Madhe.

Alumni të njohur Redakto

Shumë figura të njohura dhe të vlerësuara kanë ndekur studimet pranë Universitetit të Aberdinit.  Gjatë viteve të fundit, nga bankat e Universitetit kanë dalë disa personalitete të mirënjohura të politikës britanike, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit për Skocinë, Alistair Carmichael, dhe ish-Sekretari i Thesarit, Alistair Darling.  Shumë e figura të rëndësishme në fushën e teologjisë janë shkolluar në Universitet, veçanërisht gjatë shekullit të 17-të, ndërsa në shekullin e 18-të Universiteti i Aberdinit qe një nga qendrat kryesore të filozofisë iluministe, ku spikat figura e filozofit Thomas Reid. Pesë fitues të çmimit Nobel kanë qenë të lidhur me Universitetin e Aberdinit.

Lidhje të jashtme Redakto

Burim i të dhënave Redakto

  1. ^ "2015 Accounts" (PDF). University of Aberdeen. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 2015-12-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Bulloch, John Malcolm (1895). A History of the University of Aberdeen: 1495-1895. London: Hodder and Stoughton. fq. 18–19. Marrë më 2012-12-20. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "University of Aberdeen Rankings". Quacquarelli Symonds. Marrë më 2015-09-04. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

57°09′54″N 2°06′00″W / 57.165°N 2.100°W / 57.165; -2.100