Universiteti Kombëtar Kapodistrian i Athinës (greqisht: Εθνικόν και Καποδιστριακόν Πανεπιστήμιον Αθηνών Ethnikón kai Kapodistriakón Panepistímion Athinón), i njohur thjesht si Universiteti i Athinës, është një universitet publik i cili ndodhet në Athinë, Greqi.[1][2]

Univerziteti

Historiku Redakto

Universiteti i Athinës u themelua me dekret mbretëror më 14 prill 1837 dhe u përurua më 3 maj 1837.

Fillimisht u vendos në një ndërtesë të restauruar otomane në anën verilindore të Akropolit. Sot kjo ndërtesë funksionon si Muzeum i Universitetit. Fillimisht u emërtua Universiteti «Othon» nga emri i ish-mbretit të Greqisë Othon dhe përbëhej nga 4 degë studimi me 52 studentë.

Më 1841 shërbimet administrative dhe degët e studimit u transferuan në "godinën qendrore" aktuale që njihet si godina e Universitetit të Athinës në qendër të kryeqytetit grek. Më 1932 Universiteti u emërua zyrtarisht Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës, për nder të Ioannis Kapodistrias, guvernatori i parë i Greqisë pas çlirimit të kombit. Sot, godina kryesore strehon Rektoratin, Senatin, Sallën e Madhe të Ceremonive dhe shërbime të tjera të rëndësishme qendrore. Oborri i saj (propylaea) ka fituar vlerë shoqërore historike, pasi është bërë një vend i tubimeve politike, protestave shoqërore dhe demonstratave të studentëve dhe grupeve të tjera shoqërore që marrin pjesë në lëvizjet për mbrojtjen e të drejtave shoqërore.

Deri në vitin akademik 1925-1926 Universiteti i Athinës ishte i vetmi universitet në Greqi. Ai e furnizonte shoqërinë greke me shkencëtarë të kualifikuar në mjekësi, shkencat natyrore dhe shoqërore, drejtësi dhe ekonomi, shkencat humane dhe teologji. Gjatë shumë viteve të funksionimit të tij, ai ka funksionuar si një qendër të prodhimit intelektual, duke inkurajuar funksionimin e qarqeve intelektuale brenda dhe jashtë mjediseve të tij. Në ditët e sotme ai vazhdon të ofrojë shërbime të rëndësishme shoqërore, pasi stafi i tij shkencor dhe mësimdhënës shpesh merr pjesë në komisione kombëtare dhe ndërkombëtare, zhvillon projekte kërkimore arsimore, organizon dhe merr pjesë në seminare për grupe të ndryshme shoqërore, shpesh paralelisht me punësimin e tij të plotë. Një nga kontributet e tij më të rëndësishme është në fushën e shëndetit kombëtar, pasi studentët e praktikës ofrojnë shërbimet e tyre mjekësore për publikun, nën mbikëqyrjen e stafit mësimor.

Fakultetet dhe departamentet Redakto

Universiteti përbëhet nga 8 fakultete dhe 33 departamente të varura prej tyre, si dhe dekanët dhe përgjegjësit e tyre.

Fakulteti Teologik
  • Departamenti i Teologjise
  • Departamenti i Teologjise Sociale
Fakulteti Juridik
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike
  • Departamenti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike
  • Departamenti i Ekonomisë
  • Departamenti i Komunikimit dhe Masmediave
  • Departamenti i Studimeve Turke dhe Studimeve Bashkëkohore Aziatike
Fakulteti Filozofik
  • Departamenti i Filologjisë
  • Departamenti i Historisë dhe Arkeologjisë
  • Departamenti i Filozofisë, Pedagogjisë dhe Psikologjisë
  • Departamenti i Psikologjisë
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Angleze
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Gjermane
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Italiane
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsise Spanjolle
  • Departamenti i Studimeve Muzikore
  • Departamenti i Studimeve të Teatrit
  • Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Ruse dhe Studimeve Sllave
Fakulteti i Shkencave
  • Departamenti i Fizikës
  • Departamenti i Kimisë
  • Departamenti i Matematikës
  • Departamenti i Biologjisë
  • Departamenti i Gjeologjisë dhe Gjeokomunikacionit
  • Departamenti i Informatikes dhe Telekomunikacionit
  • Departamenti i Historisë dhe Filozofisë së Shkencës
Fakulteti i Shkencave Shëndetësore
  • Departamenti i Mjekësise
  • Departamenti i Stomatologjisë
  • Departamenti i Farmacisë
  • Departamenti i Infermierisë
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
  • Departamenti Pedagogjik i Arsimit Fillor
  • Departamenti i Arsimit dhe Edukimit për Moshën Parashkollore
Fakulteti i Edukatës Fizike dhe Sportit

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "National and Kapodistrian University of Athens - Internal Evaluation Report 2015" (PDF). modip.uoa.gr. 2015-06-01. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 janar 2018. Marrë më 3 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "National and Kapodistrian University of Athens - Internal Evaluation Report 2015". modip.uoa.gr. 2015-06-01. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2018. Marrë më 3 maj 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)