Nëntë vjet me radhë, prej vitit 1557 deri në vitin 1566, nën urdhrat e Sulltan Sulejmanit të Madh, mjeshtëri turk i ndërtimit Neimar Hajrudin punoi për ngritjen e urës së tij. Një urë harkore prej guri, gati 30 metra e gjatë, pa mbajtëse mesi, 20 metra mbi lumin e vrullshëm në ngjyrë blu dhe të gjelbër Neretva, një ndërmarrje e guximshme për atë kohë.

Pamje e Urës së Mostarit

Sipas legjendës mjeshtëri Hajrudin kishte hapur vet varrin e tij në rast se dukej e pamundur që ura të mund të qëndronte me një gjatësi të tillë. Por ajo nuk u rrëzua, një gjysmëhënë prej guri, u bë simbol i qyteti duke i dhënë emrin atij ("Most" që do të thotë urë) si dhe pjesë e natyrshme e rrethinës. Për kohën konsiderohej një mrekulli inxhinierie.

Përkundër disa luftërave dhe shumë tërmeteve ura qëndroi 427 vjet. Ajo kontribuoi për mirëqenien e qytetit Mostar nga njëra anë si rrugë lidhëse e nga ana tjetër si tërheqje turistike. Ura ka përfaqësuar lidhjen midis botës myslimane dhe asaj perëndimore.

Me 9 nëntor të vitit 1993 u rrëzua ura e vjetër e Mostarit. Pas disa ditë gjuajtjesh artilerie nga ushtria e kroatëve të Bosnjës blloqet shkëmbore ranë në Neretvë. Në luftën mes kroatëve dhe boshnjakëve përreth Mostarit ura e vjetër nuk kishte asnjë rëndësi strategjike. Bëhej fjalë thjeshtë për shkatërrimin e një simboli të kulturës osmane.[1][2]

Rindërtimi Redakto

11 vjet pas shkatërrimit, mbas 7 vjet rindërtimi dhe shpenzimit të 15 milionë dollarësh të dhuruara nga Unesco, Banka Botërore dhe disa vende dhuruese, sot ura e Mostarit qëndron përsëri më këmbë. Qytetarët e Mostarit janë të impresionuar me ngjashmërinë që ka ura e re me urën e vjetër. Nuk është çudi: ajo është punuar me saktësi të madhe sipas recetës së vjetër. Secili gur është nxjerrë nga pjesët e urës së shkatërruar dhe është skalitur me dorë. Edhe sot nuk mund të punohet më mirë sesa mjeshtëri Hajrudin, sqaron koordinatori i projektit Rusmir Cisic.[3][4]

"Në rindërtimin morën pjesë 59 shkencëtarë.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Balić, Smail (1973). Kultura Bošnjaka: Muslimanska Komponenta. Vienna. fq. 32–34. ISBN 9783412087920. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ Čišić, Husein. Razvitak i postanak grada Mostara. Štamparija Mostar. fq. 22. ISBN 9789958910500. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Stratton, Arthur (1972). Sinan. New York: Charles Scribner's Sons. ISBN 9780684125824. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Jezernik, Božidar (1995). "Qudret Kemeri: A Bridge between Barbarity and Civilization". The Slavonic and East European Review. 73 (95): 470–484. JSTOR 4211861. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)