Vërbicë e Zhegocit është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrat Gjytezë dhe Urbisht i Zhegocit.[1] Vendbanimi është fshat në malet e Zhegocit, me hapësirë është fshat shumë i madh ndërsa nuk kanë mbetur shumë banorë.

Vërbicë e Zhegocit
Urbisht i Zhegocit
Fshat

Gjeografia Redakto

Vërbica e Zhegocit shtrihet në pjesën Jug-Lindore të Kosovës, në malet e Zhegocit, fshati kufizohet me fshatërat Tërbufc (P), Zhegoc (J), Parallovë (L), Vogoçicë (V),Hanrovc(V)dhe Llabjanë(VL). Ka reliev kodrinoro-malor me përrocka që formojnë lugje përgjatë kodrave, klima është zakonisht klimë malore - kontinentale. Vërbica ka një lum të vogël i cili quhet sipas fshatit Vërbicë, ai bashkohet me lumin e fshatit Zhegoc dhe duke u bashkuar me rrjedha të tjera të lumenjëve të vegjël shkon drejt perëndimit dhe derdhet në Sitnicë.

Vendbanim i tipit të dendur i përbërë prej dy lagjeve. Ky vendbanim është themeluar para 250 viteve. Por ma vonë në vitin 1878 nga Jabllanica kanë ardhur muhaxhirët e përndjekur.

Historia Redakto

Nuk dihet saktësisht se kur ka filluar të banohet fshati mirëpo të dhëna të shumta dëshmojnë se në kjo pjesë ka pasur banim të hershëm.

Duke qenë se në Vërbicë të Zhegocit kalonin rrugë të vjetra tregtare për në qendrat e mëdha minerale që nga koha e ilirëve e në mesjetë, fshati ishte pranë

Janjevës dhe Artanës që ishin miniera të mëdha të arit dhe argjendit përgjatë luginës kryesore të fshatit janë gjetur copëza të vjetra mineralesh gjysëm të përpunuara. Ato copa mineraleshgjysëm të përpunuara më vonë janë marrë nga banorët dhe janë dërguar për tu përpunuar më mirë në minierat e sotme, andaj sot ndoshta rrallë mund të shihen ato copëza të vogla mineralesh.

Burimet Redakto

  1. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 172. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,

Lidhje të jashtme Redakto