Vaksina është një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të tija. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Tani janë duke u studiuar dhe zhvilluar lloje të tjera vaksinash si ato terapeutike. Vaksinat terapeutike mund të ndihmojnë në luftën ndaj HIV-it.

Zbulimi i vaksines ështe bere nje mjek anglez Edward Jenner (1749-1823) i cili kishte vene re se fshataret merrnin line e lopeve,por ata mbeteshin imunitar ndaj lise njerezore,nje semundje qe vrau shume njerez ne ate kohe. Jenner mednoi se lia e lopeve u jepte njerezve imunitet ndaj asaj njerezore,dhe per te vertetuar kete hipoteze,ai i injektoi nje djaloshi lengun e nje pucre lia nga ajo e lopve.Pas dy muajsh kur djali u sherua,ai i injektoi atij permbajtjen e nje pucre te lise se vertet dhe vereu se djali mbetej imun ndaj saj. Kjo praktike u perdor edhe me vone kunder semundjeve te tjera dhe mori emrin Vaksine. Vaksinat sot perdoren kunder shume semundjeve sic jane poliomeliti,tetanosi etj,Disa vaksina si ajo e fruthit japin nje imunitet te perhershem,e disa te tjera si ajo e tifos japin nje imunitet i cili zgjat vetem disa muaj.Vaksinat japin imunitet aktiv pasi antitrupat prodhohen nga subjekti i injektuar.