Van Tuong Nguyen (17 gusht 1980 - 2 dhjetor 2005) ishte australian nga Melburni, Victoria. Ai u dënua për trafikim të drogës në Singapore.

Biografia Redakto

Van Tuong Nguyen dhe vëllai i tij binjakë, Dang Khoa Nguyen kanë lindur në një kamp të refugjatëve në Songkhla, Tajlandë.[1] Ai nuk e ka ditur se kush ka qenë babai i tij deri kur udhëtoi prej SHBA-sëAustrali.[1] Nëna e tij Kim është vitnameze dhe emigroi për në Australi pas lindjes së dy binjakëve.[1]

Nguyen u shkollua në shkollën Shën Ignatius në Richmond, në shkollë fillore Shën Jozefi në Springvale dhe në kolegjin Mount Waverley. Kur i bëri 18 vjetë, ai u largua nga shkolla për qëllim që të studioj në Universitetin Deakin, por financat i'a bëri të vështirë atij dhe ai filloi të punoj si shitës i dyreve dhe shitës i kompjuterave.[1] Nguyen filloi biznesin e tij si shitës i kompjuterave në vitin 1999.[1] Pastaj ai e gjeti një punë për reklama dhe fitoi mes 1,500 dollarë australianë dhe 2,500 dollarë australianë në muaj.[1]

Trafikimi i drogës Redakto

Për shkak të vështërsive, Nguyen pretendoi se ka mbajtur drogë për shkak që ta paguaj borxhin që kishte rreth 20,000 deri në 25,000 dollarë australian. Ai poashtu ka thënë se dëshironte ta ndihmonte vëllain e tij binjakë që të paguaj borxhin e vëllaut të tij që kishte 12,000 dollarë australian. Borxhi i vëllait të tij ka pasur për ta paguar në fund të vitit 2002.

Nguyen u takua me një kinez i cili quhet Tan, i cili i tha që të udhëtoi në Sydney për ta takuar një njeri me emrin Sun. Sun i propozoi se ai do ta ndihmonte Nguyen nëse Nguyen do ta transportonte disa paketa nga Kamboxhia në Melburni, nëpërmjet Singaporit. Ky njeri i tha se paketat janë të "bardha" dhe Nguyen e diti se ka heroinë.

Më 2 dhjetor 2002, Nguyen u largua nga Sydney dhe në mesditën e 3 dhjetorit të vitit 2002, ai arriti në Phnom Penh. Nguyen u udhëzua që të qëndroj në Phnom Penh deri më 10 dhjetor. Në hipjen e tij në aeroplan pas një ndalese katër orëshe në Aeroportin Singapore Changi, u gjet një paketë nga Kamboxhia. Pasi u zbulua paketa, Nguyen informoi në aerportin e tij për paketën e tij të dytë në valixhen e tij. Nguyen pranoi se kishte 396.2 gramë heroinë. Gjykata e Lartë në Singaporë e dënoi Nguyenin me vdekje për krimin e tij më 20 mars 2004. Pasi u dënua, Nguyenin e dërguan në burgun Changit në një vend të cilët të burgosurit do të ekzekutohen.

Më 2 dhjetor 2005, Nguyen u ekzekutua në ora 6:07 të mëngjesit dhe vdekja e tij u konfirmua zyrtarisht në ora 7:17 të mëngjesit. Pas ekzekutimit, trupi i Nguyenit qëndroi në burg për katër orë dhe pastaj familja e tij e morrën trupin e tij. Familja u kthyen në Melbruni bashkë me trupin e Nguyenit më 4 dhjetor 2005.[2]

Paralajmërimi i Howardit Redakto

Kryeministri i Australisë John Howard tha se vdekja e Nguyenit e ka marrë si paralajmërim për të rinjët që të qëndrojnë larg drogës. Ai i'u është drejtuar të rinjëve duke thënë: Ai u dënua për trafikim të drogës... mos i përdorni, as mos i prekni, as mos i mbani e as mos i trafikoni drogat.

Referime Redakto

  1. ^ a b c d e f "Meaning of life found on death row". Sydney Morning Herald. 2 dhjetor 2005. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Mother brings home her lost son". Melbourne: Australian Associated Press. 4 dhjetor 2005. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)