Vanessa Anne Hudgens (lindur më 14 dhjetor 1988) është një aktore dhe këngëtare amerikane. Pas punës në shfaqjet teatrale lokale dhe reklamat televizive gjatë fëmijërisë së saj, Hudgens bëri debutimin e parë në televizion në vitin 2003 me dramën “Thirteen” ku luajti personazhin e Noelës. Ajo, më pas shkëlqeu më 2004, në filmin fantastiko-shkencor “Thunderbirds”.

Vanessa Anne Hudgens 2019

Roli më i spikatur i Hudgens është Gabriella Montez në triologjinë “High School Musical ” që e vuri atë në vëmendje të mediave botërore. Këngë të filmit u renditën në pozicione të para në shumë lista botërore si p.sh. Breaking Free që hyri në dhjetëshen më të mirë në Billboard Hot 100. Kjo çoi Hudgens drejt albumit të saj të parë “V” që u publikua më 26 shtator 2006. Albumi hyri në ‘Billboard 200” në vendin e 24 dhe më vonë u çertefikua si i artë. Hudgens publikoi albumin e saj të dytë “Identified” më 1 korrik 2008 në Sh.B.A.

Që nga publikimi i këtyre albumeve dhe High School Musical, Hudgens është fokusuar më shumë në karrierën e saj si aktore. Në 2009 fitoi çmimin e kritikës për rolin që pati në filmin Bandslam. Ka luajtur gjithashtu në filmin Journey 2: The Mysterious Island përkrah Dwayne Johnson dhe Josh Hutcherson. Më vonë u shfaq me filmin Spring Breakers (2013), përkrah Selena Gomez.

Fëmijëria Redakto

Hudgens ka lindur në Salinas, Kaliforni dhe jetoi në gjithë bregun perëndimor nga Oregoni në Kaloforninë jugore me prindërit; Gina që bënte një seri punësh zyrtare dhe Gregory Hudgens, një zjarrfikës. Ka një motër më të vogël, Stella Hudgens, që gjithashtu është aktore. Familja e saj u zhvendos në Los Angeles pasi ajo fitoi një rol në një reklamë televizive. Hudgens ka një prejardhje të përzier kulturore, babai i saj është një irlandez me prejardhje amerikane dhe e ëma, lindur në Manila ka një prejardhje kineze-filipino-spanjolle. Të gjithë gjyshërit e Vanessës ishin muzikantë.

Karriera Redakto

2002–05: Fillimet e karrierës Redakto

Duke filluar nga mosha 8-vjeçare.hudgens performoi në një teater muzikor si këngëtare dhe u shfaq në një produksion lokal të “Carousel”, “The Wizard of Oz”, “The King and I”, “The Music Man”, dhe “Cinderella” midis të tjerash. Dy vjet pas performancave skenike në fushën e aktrimit dhe këngës, ajo filloi audicionet për reklamat dhe emisionet televizive. Karriera e saj për aktrim filloi në moshën 15 vjeçare dhe ajo nuk mundi të mbaronte shkollën e mesme të arteve në “Orange Country” pasi u shkollua në shtëpi.

Hudgens pati rolin e parë televiziv në një episod të serialit komik Still Standing, në të cilin luajti Tiffany-në. Gjithashtu u shfaq në një episod të Robbery Homicide Division që u transmetua në CBS më 2002. Viti 2003 e gjeti Hudgens duke bërë debutimin në botën e kinemasë me filmin dramatik Thirteen, ku luajti një personazh dytësor me emrin Noel. Shumë shpejt, më 2004, Hudgens fitoi një rol kryesor në filmin fantastiko-shkencor Thunderbirds ku Hudgens portretizoi personazhin e Tin-tin. Për fat të keq ky film nuk pati shumë sukses.

Paraqitja në vitin 2008 Redakto

Hudgens me rolin e saj si gabriella montez fitoi simpatin e shikuesve dhe krijoi adhurues te saj ne mbar boten .

Hudgens përsëriti rolin e saj si Gabriella Montez në filmin “High School Musical 3, Senior Year”. Performance e saj në film e bëri fituesen favorite të një roli në Kids Choice Awards në vitin 2009. Albumi i saj i panjohur mjaftueshë, “Identified”, e cila mori përshtypjet përgjithësisht të favorshme, u publikua më 1 korrik, 2008, dhe u rendit në vendin 23 në “Billboard 200”. Kryesuesi I albumit ishte singëlli "Sneakernight". Udhëtimi veror I Hudgens filloi në 1 gusht 2008 dhe mbaroi në 9 shtator të po këtij viti.

Hudgens performoi me një numër muzikor me një artist tjetër gjate 81 Çmimeve Akademike. Në 8 prill 2009, pjesëmarrja e Hudgens në një video të shkurtër komike të quajtur "Zac Efron's Pool Party", për website-in Funny Or Die u publikua për shikimin e fansave, publikut. Më vonë Hudgens luajti rolin e një roboti me zë pule. Hudgens luajti një rol përkrahës për një komedi muzikore të titulluar “Bandslam”, që u publikua në mënyrë teatrale në 14 gusht 2009. Hudgens luajti dhe ne filmin “Sa5m" rolin e një adoleshenteje 15 vjeçare, student e vitit të pare, e ngathët dhe me talente të shfrytëzuara. Edhe pse filmi “Bandslam” nuk ishte shumë I suksesshëm, aktrimi I Hudgens mori vlerësime nga kritikët. David Waddington, pjesëmarrës I North Wales Pionee, vuri në dukje se “shkëlqeu me shumë ndër të gjithë aktorët e filmit”, ndërsa Philip French i “The Guardian” e krahasoi aktrimin e saj në nivelin e Thandie Newton dhe Dorothy Parker. Në vitin 2009 u njoftua se ajo do të luante rolin e Linda Taylor tek “Beastly”, film I bazuar tek libri I Alex Flinn, kundër Alex Pettyfer. Ajo luajti “të bukurën” ne këtë histori. Hudgens u caktua në rolin e Blondie, në një film aksion te njohur si “Sucker Punch”, që do te publikohet në mars të vitit 2010.

Jeta personale dhe imazhi publik Redakto

Në një intervistë në tetor 2007, Hudgens pranoi se kishte një lidhje me aktorin Zak Efron i cili ishte aktor në filmin “High School Musical” që nga mbarimi i xhirimeve të këtij filmi.Mirepo Zac Efron asnjëherë nuk është deklaruar para e se nëse ata janë çift apo jo.Para këtij eventi këta dy aktore nuk njiheshin me njëri tjetrin dhe nuk u takuan deri sa filluan provat për filmin.hudgens është një katolike dhe gjatësia e saj është 5’3’’. Në vitin 2006 fitimet ehudgens arinin deri në vlerën 2 Milion dollarë.hudgens ishte e përfshirë në në listën “Forbes” në fillimet e vitit 2007 ku përfshiheshin personat më të pasur të moshës të saj.Në 12 dhjetor 2008, Vanessa ishte në postin e 20-të të listës “Forbes”, fituesit e medhenj nën moshën 30 vjeç” ku ishte reportuar se të ardhurat e saj arrinin deri në 3 milion dollarë në 2008.

Gjithashtu Hudgen's ishte në vendin e 62-të ndër femrat më të bukura të vitit 2008 dhe në vendin e 42-të në vitin 2009. Gjithashtu emri i kësaj aktoreje të re ishte edhe në listën e 'Maxim' ku përfshiheshin "100 Personat më të Bukur në Botë" në listën e vitit 2008 dhe 2009. Përfaqësuesi e Vanessa Hudgens,ishte kompania Uilliam Morishudgens (William Moris. Hudgens).hudgens pranoi një kontratë me 'Ecko Products' që të reklamonte produktet e tyre por kjo kontratë zgjati vetëm 2 vjet, deri në fund të vitit 2009.

Hudgens është një vullnetare e rregullt për aktivitetet e bamirësisë, që zhvillohen në mbarë botën (përfshirë këtu Best Buddies International,[60][61] Lollipop Theater Network,[62] St. Jude Children's Research Hospital[63] dhe VH1 Save The Music Foundation.[64] . Hudgens gjithashtu përfshihet edhe në edicionin “Nje Krishtlindje e Veçantë, Volumi 7' ku fitoi dhe çmimin “Special Olympic”.