Vdekja klinike eshte nje “gjendje kufitare” me vdekjen kur doktoret nuk regjistrojne me aktivitet te zemres (pacienti s'ka rrahje zemre), te frymemarrjes, te mushkerive, funksionet e sistemit nervor fillojne te zhduken dhe “bebja e syrit” nuk mblidhet me kur e ndricon me drite. Pra nje njeri deklarohet klinikisht i vdekur kur te gjitha keto me siper ndodhin, edhe pse te gjitha proceset metafizike vazhdojne. Vdekja klinike vazhdon per disa minuta dhe nese njeriu nuk merr ndihmen e shpejte atehere kalon ne vdekje biologjike nga e cila nuk mund te kthehesh me ne jete.

Megjithate edhe pse nje person eshte klinikisht i/e vdekur NUK do te thote qe ky njeri nuk ka me shpresa per te jetuar [prandaj dhe quhet vdekje klinike, ndryshe nga vdekja e trurit nga e cila nuk mund te kthehesh me ne jete]. Per nje afat te caktuar kohe (disa minuta, se di saktesisht) pas vdekjes klinike eshte akoma e mundur qe zemra dhe frymemarrja te vihen ne pune perseri duke aplikuar ndihmen e shpejte (zakonisht CPR). Edhe ne qofte se ndihma e shpejte nuk ka sukses ne kthimin e ritmit te zemres dhe frymemarrjes, perseri ajo i jep pacientit nje sasi te mjaftueshme oksigjeni ne menyre qe truri te mos vdese. Pas kesaj shume metoda te tjera me te avancuara dhe moderne mund te aplikohen per te rivendosur zemren dhe frymemarrjen ne pune.

Vdekja klinike eshte NJE nga llojet e versioneve e te qenit i/e vdekur.Keshtu qe per te kuptuar me mire vdekjen klinike duhet te kuptosh ne fillim qe VDEKJA vete nuk eshte thjeshte nje NGJARJE por nje PROCES. Kjo sepse indet dhe organet e ndryshme ne nje organizem te gjalle vdesin me ritme dhe shpejtesi te ndryshme. Vdekja zakonisht ndahet ne somatic death dhe cellular death. Somatic death quhet atehere kur individi nuk eshte me nje element i shoqerise, sepse ai/ajo eshte ne nje gjendje pavetedije te pakthyeshme, dhe i pandergjegjesuar per veten e tij dhe boten qe e rrethon. Cellular death quhet atehere kur qelizat nuk kryejne me frymemarrje-frymenxjerrje (respiration) dhe metabolizem.

Ne qofte se marrim rastin e nje cardiac arrest ( kjo quhet vdekje klinike), gjeja e pare qe ndoth pasi zemra pushon se rrahuri dhe mushkrite nuk funksionojne me eshte qe ndalon qarkullimi i gjakut neper trup (dihet qe dhe temperatura e trupit fillon te bjeri). Po ne qofte se gjaku pushon se qarkulluari neper trup do te thote qe gjaku nuk po transportohet me neper qelizat apo indet apo organet e ndryshme te trupit. Mos harroni qe qelizat tona duan oksigjen ne menyre qe te funsionojne, prandaj dhe eshte e rendesishme te marresh fryme dhe te kesh rrahje zemre. Edhe pse qelizat nuk po marrin me oksigjen, perseri ato nuk vdesin menjehere; kjo sepse ato kane nje sasi shume te vogel oksigjeni prezent qe mund ta perdorin,gjithashtu dhe gjaku qe rrethon keto qeliza permban nje sasi te vogel oksigjeni. Megjithate kjo eshte siq thashe nje sasi shum e vogel oksigjeni, dhe ky oksigjen mbarohet shume shpejt, keshtu qe shume nga qelizat fillojne te punojne ne menyre anaerobike (anaerobically), disa te tjera vdesin.

Disa qeliza jane te specializuara per te funksionuar ne kushte anaerobike, te tilla jane qelizat e muskujve ( kujtoni lactic acid fermentation nga biologjia e vitit 1). Keshtu qe nje qelize te muskulit i duhet nje kohe e gjate para se te vdesi. Disa qeliza te tjera, si psh qelizat e trurit vdesin menjehere pas disa minutash (3-7 zakonisht) mungese te oksigjenit.

Kjo eshte pjesa e pare e vdekjes e cila ndoth gjate 5-7 minutave te para pas arrestit kardiak ( kjo periode kohe eshte gjithmone me e gjate ne uje te ftohte/temperatura te uleta). Deri ne kete faze çdo gje, perveç ndonje demi qe ka pesuar truri, jane te riparueshme. POR edhe me pak demtim truri ( me nje demtim te vogel) eshte e mundur qe “te trajnohen” pjeset e pademtuara te trurit qe te kryejne disa nga funksionet qe kryenin pjeset e demtuara. Ne pergjithesi, sa me shume kohe te kaloj para se nje njeri qe sapo ka pesuar cardiac arrest te marri ndihmen e shpejte minimale, aq me e madhe eshte mundesia per te pasur demtim truri ose nje “ringjallje te pasuksessheme”. Kur te gjitha pjeset e trurit, perfshire ketu edhe the brain-stem + cerebrum , nuk funksiojne me, njeriu kalon nga te qenit klinikisht i/e vdekur ne gjendjen e vdekjes se pakthyeshme. Edhe atehere kur njeriu ka arritur deri ne kete pike, shume qeliza te trupit jane akoma te gjalla. Nje nga llojet e qelizave qe jetojne me gjate se shumica jane ato te cornea-s, sepse keto qeliza nuk e marrin oksigjenin nga gjaku por nga ajri.

Femija i nje gruaje klinikisht te vdekur, ose dhe brain dead, ka mundesi qe te mbijtetoje, kjo fal teknologjise shume te avancuar qe kemi sot. Doktoret mund te mbajne qelizat e trupit te kesaj gruaje akoma te gjalla ( edhe pse zemra & mushkrite nuk funksionojne me) EDHE fetusin akoma te gjalle ne menyre artificiale. Kjo behet duke siguruar qe trupi i gruas te marri nje sasi te mjaftueshme oksigjeni, dhe qarkullimi i gjakut te vazhdoje duke perdorur nje respirator ose ca jane ca makina qe perdoren per zemren dhe mushkrite. Pervec kesaj doktoret sigurojne qe femija te marre ushqim duke ja dhene ate nepermjet gjakut ( me injections). Sa me shpejt qe te behen te gjitha keto, aq me me e madhe eshte mundesia per te sjelle ne jete nje femije sa me te shendetshem. Megjithate edhe pse ?do gje mund te shkoje shume mire, mundesia qe femija te kete komplikime eshte shume e madhe, dhe kjo varet jo vetem nga koha qe truri kalon pa oksigjen por edhe nga “mosha” e fetusit (dmth sa muajsh eshte fetusi).

Megjithate vdekja klinike eshte akoma nje mister per doktoret, shkencetaret dhe te gjithe njerezit. Ka pasur plot raste qe nje njeri te jete kthyer ne jete pas 40 minutash vdekje klinike pa pasur asnje demtim, kur ne teori kjo nuk eshte e mundeshme…me te vertete shume interesante!

Per shkak te zhvillimit te shpejte dhe te vazhdueshem te shkencave mjekesore , e ne rend te pare zhvillimi I metodave te transplantimit te organeve dhe indeve - definimi klasik I vdekjes absolute biologjike te njeriut - e cila pershkruhet si nderprerje ireverzibile e funkcionit te sistemit kardiovaskulare dhe respiratore (Vdekja Klinike) dhe e njejta eshte e lidhur me nderprerjen e punes se Sistemit Nervor Qendror - e percjellur me vdekjen e indeve dhe qelizave (Vdekja Biologjike ) - behet jo e qarte dhe e pafundme.

Deri ne vdekjen e plote - organizmi kalon neper disa faza :

Vdekja klinike - e cila paraqet apnene ose arestin e plote kardiak ( te zemres) me nderprerje te plote te aktivitetit cerebral ( por jo ireverzibile), sepse ne kete periudhe me terapi optimale eshte e mundur rikthimi I organeve vitale te sistemit organik dhe trurit. Vdekja cerebrale ose kortikale - e cila paraqet nekrozen e pakthyeshme te trurit , sidomos neokorteksit ( EEG e qete), Vdekja e trurit - e cila paraqet nekrozen e pjeses se mbetur te trurit te madh dhe te vogel ( EEG e qete dhe me mungese te reflekseve kraniale), Vdekja sociale - paraqet demtimin e rende dhe te pakthyeshem te trurit - e cila eshte ne gjendje te pavetedijshme por me EEG active.