Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën ishte përgjigje zyrtare ndaj kërkesës për një opinion këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si organ i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ky ishte rasti i parë në lidhje me një shpallje të pavarësisë që u paraqit para kësaj gjykate.[1][2]

Audienca me rastin e publikimit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Vendimi Redakto

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, publikoi pasditen e datës 22 korrik 2010 opinionin këshilldhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Hisashi Owada tha mes tjerash se:

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër gjykata është e mendimit se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat del se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe as Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut.[3][4][5]

Votimi Redakto

PËR

Në favor të Kosovës kanë votuar këta gjyqtarë:

KUNDËR

Kundër Kosovës kanë votuar këta gjyqtarë:

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Tanner, Adam; Stevenson, Reed (22 korrik 2010). "Kosovo independence declaration deemed legal" (në anglisht). Reuters. Marrë më 2010-08-03.
  2. ^ "Accordance with international law of the unilateral declaration of independence in respect of Kosovo (Request for Advisory Opinion), p. 3" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 16 nëntor 2017.
  3. ^ "World | Europe | Kosovo MPs proclaim independence" (në anglisht). BBC News. 2008-02-17. Marrë më 2009-04-24.
  4. ^ Howard Clark, Civil Resistance in Kosovo, p. 73. Pluto Press, 2000. ISBN 0-7453-1569-0
  5. ^ "Sixteenth and final meeting of the International Steering Group for Kosovo" (PDF) (në anglisht). International Civilian Office. 10 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 22 tetor 2013. Marrë më 6 janar 2013.

Lidhje të jashtme Redakto

Argumentet gojore