Vijat e Nazkas janë figura të shumta e të ndryshme të vizatuara në tokë dhe që mund të shihen vetëm nga ajri. Janë mbi 13.000 vija që formojnë mëse 800 vizatime, që përfshijnë profile të stilizuara kafshësh të rëndomta të zonës, si balena, papagalli, hardhuca (me një gjatësi prej mëse 180 metrash), kolibri, kondori dhe merimanga vigane e gjatë rreth 45 metra etj. Shpesh vijat që formojnë vizatimet janë vetëm disa centimetra të thella në tokë. Ato gjenden në shkretëtirën e Nazkas, një rrafshnaltë e thatë me një sipërfaqe prej rreth 500 km² që shtrihet mëse 80 km midis qyteteve të Nazkas dhe Palpas në Pampas de Jumana të Perusë. Vijat e Nazkas bëjnë pjesë në të ashtuquajturat gjeoglife.

Vijat e Nazkas, vizatim i një kolibri.
Një merimangë
Zogu i Nazkas

Vijat e Nazkas janë krijuar nga qytetërimi Nazka midis viteve 200 p.e.r dhe 700 e.r. Për shkak të madhësive gjigante të vizatimeve ato mund të shihen vetëm nga ajri, dhe sipas arsyetimit që popullsia Nazka me nivelin e atëhershëm teknologjik nuk mund t´i ketë parë punët e saja nga lartësia, kanë lindur shumë hamendësime për aftësitë dhe shtysat e ndërtuesve të tyre.

Ndërtimi Redakto

Zbulimi Redakto

Studimet dhe teoritë Redakto

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto