Vincenzo Iaquinta (Italisht: [vinˈtʃɛntso jaˈkwinta]; lindur më 21 nëntor 1979) është një ish futbollist profesionist italian i cili ka luajtur si sulmues.

Vincenzo Iaquinta

Iaquinta në vitin 2010
Të dhënat vetjake
Emri i plotëVincenzo Iaquinta[1]
Datëlindja (1979-11-21) 21 nëntor 1979 (44 vjeç)
VendlindjaCutro, Itali
Gjatësia1.89 m (6 ft 2 in)
PozicioniSulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1997Reggiolo33(6)
1998Padova13(3)
1998–2000Castel di Sangro52(8)
2000–2007Udinese176(58)
2007–2013Juventus86(30)
2012Cesena (huazim)7(1)
Gjithsej374(106)
Karriera ndërkombëtare
2005–2010Italia40(6)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Para se të bëhej pjesë e Juventusit në vitin 2007, ai ka luajtur me klube më të vogla; ai u transferua te Udinese në vitin 2000 dhe luajti disa sezone në Friuli, duke përfaqsuar klubin edhe në UEFA Ligën e Kampioneve. Pasi nuk luajti asnjë ndeshje në pjesën e parë të sezonit 2011–12 nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte, në janar 2012, ai u huazua te Cesena deri në përfundim të sezonit; ai u rikthye te Juventusi për sezonin 2012–13, por nuk luajti sërisht asnjë ndeshje, këtë herë për shkak dëmtimi, duke bërë që në vitin 2013 ai të deklaronte tërheqjen nga futbolli.

Iaquinta luajti 40 ndeshje dhe shënoi 6 gola me Italinë nga viti 2005 e deri në 2010. Ai ka luajtur në dy turnamente të Kupës së Botës, në vitin 2006 (ku ekipi i tij fitoi) dhe në vitin 2010; ai shënoi nga një gol në çdo turnament. Ai gjithashtu luajti në Kupën e Konfederatave 2009.

Karriera me klube Redakto

Reggiolo Redakto

Iaquinta ka lindur në Cutro, në provincën e Crotones. Ashtu si shumë kalabrez në vitet 1980', prindërit e tij emigruan në Emilia-Romanja në veri të Italisë për të pasur mundësi më shumë për të punuar. Iaquinta luajti me vëllain e tij në divizionet e ulta për Reggiolon në sezonin 1996–97, para se në janar 1998 të kalonte te Calcio PadovaSerie B; me Reggiolon ai luajti 33 ndeshje dhe shënoi 6 gola në një sezon e gjysëm.

Padova Redakto

Iaquinta u transferua te Padova në janar 1998, një klub ku shoku i tij i ardhshëm te Juventusi Alessandro Del Piero u formua si futbollist. Megjithatë, qëndrimi i tij atje zgjati vetëm gjashtë muaj, gjatë së cilës ai luajti 13 ndeshje dhe shënoi 3 gola. Ai më pas u shit në mënyrë surprize te Castel di Sangro CalcioSerie C1.

Castel di Sangro Redakto

Pas periudhës së tij të shkurtër te Padova, Iaquinta luajti për sezone në Serie C1 me Castel di Sangro. Ky ishte klubi ku Iaquinta tregoi potencialin e tij, ku në 52 ndeshje shënoi 8 gola, duke u bërë një lojtar shumë i rëndësishëm në formacionin titullar. Pas disa performancave mbreslënëse, ai u ble nga Udinese e Serie A.[2]

Udinese Redakto

Në qershor 2000, Iaquinta u transferua zyrtarisht te Udinese. Ai debutoi në Serie A më 1 tetor, duke shënuar në fitoren 4–2 kundër Brescias.[3]

Më 3 maj 2002, ai shënoi golin vendimtar që rrëzoi Torinon nga kategoria.[4]

Në sezonin 2004–05, Iaquinta luajti 39 ndeshje dhe shënoi 15 gola, duke ndihmuar Udinesen t'a mbyllë kampionatin dhe të sigurojë një vend për në Ligën e Kampioneve. Ai debutoi në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm, duke shënuar një tregolësh në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Panathinaikos.[5][6] Ai e mbylli sezonin me 34 ndeshje dhe 17 gola në të gjitha kompeticionet.

Iaquinta refuzoi fillimisht rinovimin e kontratës në fillim të sezonit,[7] por më pas ra dakord të zgjate kontratën me tre vite të tjera më 30 shtator 2005.[8] Në sezonin e tij të fundit, 2006–07, ai shënoi 14 gola në 30 ndeshje, duke formuar një dyshe sulmi me Antonio Di Natalen.

Juventus Redakto

 
Iaquinta duke festuar një gol me Juventusin në sezonin e tij të parë në klub.

Më 19 qershor 2007, Iaquinta u transferua zyrtarisht te Juventus në një marrëveshje pesë-vjeçare për 11.3 milion € (plus shërbimet e Michele Paoluccit), duke u bërë blerja e parë e madhe në markato e ekipit torinez.[9]

Gjatë sezonit 2007–08, Iaquinta luajti vetëm disa ndeshje si titullar me ekipin, duke e shpenzuar shumicën e sezonit si rezervë e sulmuesve më me përvojë Alessandro Del Piero dhe David Trezeguet, që sëbashku shënuan plot 41 gola në kampionat. Ai megjithatë luajti 29 ndeshje dhe shënoi 9 gola vendimtar, përfshirë një në minutën e fundit kundër Napolit në mars 2008.[10] U duk sikur ai ishte i tepërt ndaj kërkesave pas blerjes së sulmuesit brazilian Amauri, duke hapur zërat për një largim të mundshëm nga Juventusi. Megjithatë, asgjë nuk u bë konkrete, dhe Iaquinta vazhdoi të ishte pjesë e klubit edhe për sezonin 2008–09.

Iaquinta e nisi sezonin 2008–09 si zgjedhja e katërt e sulmit, por megjithatë zhvilloi performanca të mira pas dëmtimeve të Amaurit dhe Trezeguet, duke fituar më shumë minuta nën drejtimin e Claudio Ranieri. Një nga golat e tij më të rëndësishëm ishte ai i shënuar kundër Çelsit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, e cila ishte gjithashtu goli i 600të i Juventusit në kompeticionet evropiane.[11] Megjithatë, Juventus arriti vetëm një barazim 2–2, duke u eliminuar nga kompeticioni.[12]

Pas kësaj, Iaquinta filloi të luante rregullisht edhe në Serie A, e ndihmuar kjo nga një mosmarrëveshje e Trezeguet me Ranierin. Ai e përfundoi sezonin e dytë me Juventusin duke shënuar 16 gola në 38 ndeshje. Në përfundim të sezoni, ai firmosi një kontratë të re katër-vjeçare.[13] Pas shkarkimit të Ranierit dhe vendosjes së Ciro Ferrarës si trajneri i ri i ekipit, Iaquinta u bë titullar i padiskutueshëm, por më pas pësoi një dëmtim madhor që e majti jashtë fushave të lojës për gjashtë muaj.

Në sezonin 2010–11, Juventus rinovoi ekipin duke shitur francezi Trezeguet dhe afruar italianin Quagliarella. Në atë sezon, Iaquinta luajti vetëm 8 ndeshje si titullar (7 në pjesën e parë të sezonit). Pavarësisht se Quagliarella u dëmtua në mes të sezonit, mbërritja e Alessandro Matrit bëri që Iaquinta të vazhdonte të ishte rezervë. Nën drejtimin e trajnerit të ri Antonio Conte në vitin 2011, Iaquinta, Amauri dhe Luca Toni nuk luajtën asnjë minutë në fushë dhe Iaquinta ishte i treti të largohej nga Torino më 31 janar 2012.[14]

Huazimi te Cesena dhe rikthimi te Juventus Redakto

Më 31 janar 2012, Iaquinta u bashkua me Cesenën në formë huazimi deri në përfundim të sezonit 2011–12.[15] Ai debutoi me ekipin më 9 shkurt në ndeshjen si vizitor kundër Lazios, dhe pasi asistoi golin e parë të Adrian Mutus, shënoi golin e dytë me penallti për t'i dhënë ekipin avantazhin 2–0 në pjesën e parë. Megjithatë, Lazio u kundërpërgjigj dhe shënoi tre herë në pjesën e dytë dhe fitoi ndeshjen 3–2.[16] Iaquinta zhvilloi shtatë paraqitje dhe shënoi një gol në pjesën e mbetur të sezonit. Periudha e tij me Cesenën u karakterizua nga dëmtimet, duke bërë që ai të mos e ndihmonte ekipin të mbijetonte.[17][18]

Ai u rikthye te klubi i tij Juventus, që sapo kishte fituar kampionatin, pas përfundimit të sezonit, por vazhdoi të kishte probleme të vazhdueshme me dëmtimet, duke mos zhvilluar asnjë ndeshje nën drejtimin e Contes në sezonin 2012–13, me Juven që fitoi kampionatin për herë të dytë rresht.[19] Më 22 korrik 2013, pas përfundimit të kontratës së tij me klubin, Iaquinta deklaroi tërheqjen nga futbolli, duke shtuar se ai do të vazhdonte karrierën si trajner.[14][20][21]

Karriera ndërkombëtare Redakto

 
Iaquinta (djathtas) gjatë kohës së tij me kombëtaren.

Iaquinta bëri debutimin e tij ndërkombëtar me Italinë më 30 mars 2005 në ndeshje miqësore kundër Islandës e cila u mbyll në barazim pa gola në Stadio EuganeoPaduas; ai u aktivizua në pjesën e dytë në vend të Luca Tonit.[22][23]

Iaquinta ishte një lojtar i skuadrës që fitoi Kupën e Botës 2006 nën drejtimin e trajnerit Marcello Lippi.[24][25] Ai shënoi golin e parë me kombëtaren në ndeshjen e parë të Italisë në fazën e grupeve, më 12 qershor: ai shënoi golin e dytë të fitores 2–0 kundër Ganës.[26] Ai luajti në 5 nga 7 ndeshjet e Italisë në turnament, përfshirë gjysëm-finalen ku Italia mposhti vendin organizator Gjermaninë me rezultatin 2–0 dhe finalen ku Italia fitoi 5–3 me penallti kundër Francës më 9 korrik; në finale ai u aktivizua në minutën e 61të në vend të mesfushorit Simone Perrotta.[27]

Iaquinta humbi mundësinë për të luajtur në Euro 2008 për shkak të një dëmtimi.[23][28][29] Ai më pas luajti në Kupën e Konfederatave 2009,[23] dhe në Kupën e Botës 2010, ku ai shënoi me penallti në barazimin 1–1 kundër Zelandës së Re në ndeshjen e dytë të grupit.[30] Ndeshja e 40të dhe e fundit e tij me kombëtaren erdhi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, ku Italia u mposht nga Sllovakia me rezultatin 3–2, duke u eliminuar zyrtarisht nga turnamenti.[31] Gjithsej ai shënoi gjashtë gola me Italinë.[23]

Profili i lojtarit Redakto

Në kulmin e tij, Iaquinta ishte një sulmues fizikisht i fortë dhe ekstremisht i shpejtë, i cili shfrytëzonte mirë rastet dhe shkëlqente në ajër brënda zonës kundërshtare.[32][33][34][35][36] Për shkak të shpejtësisë së madhe, atleticizmit, këmbënguljes dhe lëvizjeve të mira pa top, ai gjithashtu njihej për vrapimet sulmuese dhe për finalizimet që i bënte aksioneve të krijuara nga shokët e tij; shpejtësia e tij e bënte atë kërcënim për mbrojtjet kundërshtare edhe në kundër sulme.[37][38] Pavarësisht se roli i tij i preferuar ishte sulmues qëndre, Iaquinta ishte një lojtar i shkathtët që luante edhe në pozicione të tjera sulmi, dhe ndonjëherë aktivizohej dhe si sulmues i dytë ose anësor.[32][33][34][35][39][40][41] Falë forcës së tij, Iaquinta ishte i aftë të luante me kurriz nga porta dhe të mbane topin.[42][43] Pavarësisht këtyre cilësive, Iaquinta ka qënë një lojtar i cili dëmtohej shpesh, e cila e kufizoi kohën e tij të lojës si dhe nuk e lejoi të arrinte potencialin e tij maksimal.[44][45]

Jeta personale Redakto

Iaquinta u martua me Arianna Cucinotta më 14 qershor 2003. Ata sëbashku kanë katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza: Giuseppe, lindur më 17 dhjetor 2002, Edoardo, lindur më 28 qershor 2004, Carlotta, lindur më 20 maj 2008, dhe Ginevra, lindur më 23 prill 2015.

Akuzat për lidhje me mafian Redakto

Më 4 shkurt 2015, gjatë hetimit të antimafias italiane Amailia, u gjatë armë të jashtëligjshme në shtëpinë Quattro Castella të Iaquintës dhe babait të tij.[46] Më 21 dhjetor 2015, të dy u drëguan në gjyq me akuzën e armbatjes pa leje, e shtyrë edhe nga ndihmesa që ata i dhanë organizatës mafioze të quajtur 'Ndrangheta për t'u shpërndarë edhe në veri të Italisë; babai i tij u akuzua se kishte lidhje me njerëz të kësaj organizate kriminale.[47] Më 31 tetor 2018, Iaquinta u shpall fajtor për akuzat ndaj tij dhe u dënua me dy vite burg; babai i tij u shpall fajtor për akuzën e lidhjes me mafian, duke u dënuar me 19 vite.[48]

Statistikat e karrierës Redakto

Klube Redakto

Burimi:[49]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropë Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Reggiolo 1996–97 Serie D 14 1 0 0 14 1
1997–98 19 5 0 0 19 5
Gjithsej 33 6 0 0 33 6
Padova 1997–98 Serie B 13 3 0 0 13 3
Castel di Sangro 1998–99 Serie C1 25 3 3 0 28 3
1999–2000 27 5 0 0 27 5
Gjithsej 52 8 3 0 55 8
Udinese 2000–01 Serie A 14 2 2 0 0 0 16 2
2001–02 22 2 4 1 0 0 26 3
2002–03 26 7 2 1 0 0 28 8
2003–04 29 11 2 0 1[a] 0 32 11
2004–05 31 13 6 2 2[a] 0 39 15
2005–06 24 9 1 1 9[b] 7 34 17
2006–07 30 14 2 3 0 0 32 17
Gjithsej 176 58 19 8 12 7 207 73
Juventus 2007–08 Serie A 24 8 5 4 0 0 29 12
2008–09 28 12 3 0 7[c] 3 38 15
2009–10 15 6 0 0 3[d] 1 18 7
2010–11 20 4 1 0 3[e] 2 24 6
2011–12 0 0 0 0 0 0 0 0
2012–13 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 88 30 9 4 13 6 109 40
Cesena (huazim) 2011–12 Serie A 7 1 0 0 7 1
Gjithsej karriera 368 105 31 9 25 13 425 128
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ Shtatë ndeshje dhe gjashtë gola në UEFA Ligën e Kampioneve, dy ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  3. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ Dy ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Kombëtarja Redakto

Burimi:[50]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2005 10 0
2006 9 1
2007 3 0
2008 3 0
2009 10 4
2010 5 1
Gjithsej 40 6

Golat me kombëtaren Redakto

Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Iaquinta.[51]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 12 qershor 2006 FIFA WM Stadion Hannover, Hanover, Gjermani 13   Gana 2–0 2–0 FIFA Kupa e Botës 2006
2 1 prill 2009 Stadio San Nicola, Bari, Itali 27   Irlanda 1–0 1–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
3 10 qershor 2009 Atteridgeville Super Stadium, Pretoria, Afrikë e Jugut 28   Zelanda e Re 3–3 4–3 Ndeshje miqësore
4 4–3
5 9 shtator 2009 Stadio Olimpico, Torino, Itali 34   Bullgaria 2–0 2–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010
6 20 qershor 2010 Stadiumi Mbombela, Nelspruit, Afrikë e Jugut 39   Zelanda e Re 1–1 1–1 FIFA Kupa e Botës 2010

Trofe Redakto

Klube Redakto

Juventus[49]

Kombëtarja Redakto

Italia[49]

Personale Redakto

Urdhëra Redakto

  •  
    CONI: Kollarja e Artë e Meritave Sportive: 2006[53]

Referime Redakto

  1. ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" [FIFA Kupa e Botës Afrika e Jugut 2010 – Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). Fédération Internationale de Football Association (FIFA). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 5 qershor 2013.
  2. ^ "The mysterious disappearance of Vincenzo Iaquinta" [Zhdukja misterioze e Vincenzo Iaquintës] (në anglisht). Forza Italian Football. 20 nëntor 2015. Marrë më 27 qershor 2019.
  3. ^ "L'Udinese subito bene, Il Brescia al tappeto" [Udinese menjëherë mirë, Brescia në tapet] (në italisht). Repubblica.it. 1 tetor 2000. Marrë më 27 qershor 2019.
  4. ^ "Toro, l' agonia è finita" [Toro, agonia përfundon] (në italisht). Gazzetta.it. 4 maj 2003. Marrë më 27 qershor 2019.
  5. ^ Richard Aikman (15 shtator 2005). "Incredible night for Iaquinta" [Natë e jashtzakonshme për Iaquintën] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 27 qershor 2019.
  6. ^ "Udinese stuns Panathinaikos" [Udinese shtang Panathinaikosin] (në anglisht). Ekathimerini.com. 24 nëntor 2005. Marrë më 27 qershor 2019.
  7. ^ "Iaquinta rejects Udinese deal" [Iaquinta refuzon marrëveshjen me Udinesen] (në anglisht). Sky Sports. 20 shtator 2005. Marrë më 3 dhjetor 2009.
  8. ^ "Iaquinta pens Udinese deal" [Iaquinta firmos marrëveshjen me Udinesen] (në anglisht). Sky Sports. 30 shtator 2005. Marrë më 3 dhjetor 2009.
  9. ^ "Juve sign Iaquinta" [Juve firmos me Iaquintën] (në anglisht). Italy Magazine. 20 qershor 2007. Marrë më 27 qershor 2019.
  10. ^ "La Juve ci crede fino in fondo, Iaquinta dà la vittoria sul Napoli" [Juve beson deri në fund, Iaquinta i jep fitoren ndaj Napolit] (në italisht). Repubblica.it. 16 mars 2008. Marrë më 27 qershor 2019.
  11. ^ Jonathan Stevenson (10 mars 2009). "Juventus 2-2 Chelsea (agg 2-3)" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 27 qershor 2019.
  12. ^ Chris Burton (10 mars 2009). "Blues complete Italian job" [Blutë përfundojnë punën italiane] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 27 qershor 2019.
  13. ^ "Vincenzo Iaquinta Signs New Contract With Juventus" [Vincenzo Iaquinta firmos kontratë të re me Juventusin] (në anglisht). Goal.com. 1 qershor 2009. Marrë më 27 qershor 2019.
  14. ^ a b Filippo Cornacchia (10 tetor 2014). "Parla Iaquinta: "Macché tossico, ho sofferto"" [Flet Iaquinta speaks: "Jo toksike, unë vuajta"] (në italisht). Tutto Sport. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 maj 2016.
  15. ^ "Iaquinta joins Cesena on loan" [Iaquinta i bashkohet Cesenës në huazim] (në anglisht). Sky Sports. 31 janar 2011. Marrë më 27 qershor 2019.
  16. ^ "Lazio, incredibile rimonta. Cesena ribaltato in 10': 3-2" [Lazio, përmbysje e jashtzakonshme. Cesena përmbyset në 10 minuta: 3-2] (në italisht). Sky Sport Italia. 9 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2019. Marrë më 27 qershor 2019.
  17. ^ Andrea D'Amico (26 shkurt 2013). "CALCIOMERCATO/ Juventus, ag.Iaquinta: Vincenzo al posto di Anelka? Non guardiamo indietro. Il futuro...(esclusiva)" [Juventus, Iaquinta: Vincenzo në vend të Anelkas? Nuk shohim mbrapa. E ardhmja... (eksluzive)] (në italisht). ilsussidiario.net. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 maj 2016.
  18. ^ Riccardo Pratesi (25 prill 2012). "Juve, stavolta ci pensa Borriello Un altro passo verso lo scudetto" [Juve, këtë herë mendon Borriello. Një hap më afër drejt Scudettos] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 25 maj 2016.
  19. ^ Giuseppe Giannone (24 qershor 2013). "Iaquinta si ritira?" [Iaquinta do të tërhiqet?] (në italisht). Tutto Juve. Marrë më 25 maj 2016.
  20. ^ Gaetano Mocciaro (22 korrik 2014). "ESCLUSIVA TMW – Iaquinta: "Morata, è un bel problema. Calcio giocato, ho chiuso"" [Eksluzive TMW – Iaquinta: "Morata, problem i mirë. Futbolli luhet, unë e kam mbyllur"] (në italisht). TuttoMercatoWeb. Marrë më 25 maj 2016.
  21. ^ "Juventus-Iaquinta, addio e ritiro? Il padre: 'E' stato trattato male'" [Juventus-Iaquinta, lamtumirë dhe tërheqje? Babai: Është trajtuar keq] (në italisht). Calciomercato.com. 24 qershor 2013. Marrë më 25 maj 2016.
  22. ^ "International football match Italy v Iceland report" [Ndeshje ndërkombëtare futbolli Italia v Islanda raporti] (në anglisht). Eu-Football.info. 30 mars 2005. Marrë më 27 qershor 2019.
  23. ^ a b c d "Auguri a Vincenzo Iaquinta che compie 36 anni!" [Urime për Iaquintën i cili mbush 36 vjeç!] (në italisht). Vivoazzurro.it. 21 nëntor 2015. Marrë më 21 korrik 2017.
  24. ^ "Lippi ha fiducia, nonostante tutto Convocato Buffon: "E' sereno"" [Lippi beson, pavarësisht gjithçkaje, Button thirret: Është paqësore] (në italisht). La Repubblica. 15 maj 2006. Marrë më 20 janar 2017.
  25. ^ Maurizio Crosetti (9 korrik 2006). "L' Italia campione del mondo 2006 Repubblica lo racconto così" [Italia kampione e botës 2006, Repubblica e kujton kështu]. repubblica.it (në italisht). La Repubblica. Marrë më 24 prill 2015.
  26. ^ "BBC SPORT | Football | World Cup 2006 | Italy 2–0 Ghana" [Futboll, Kupa e Botës 2006: Italia 2–0 Gana] (në anglisht). BBC News. 12 qershor 2006. Marrë më 28 qershor 2012.
  27. ^ Antonio Sansonetti (6 qershor 2014). "Home Sport Italia 2006: campioni del mondo. Grosso jolly, Cannavaro e Buffon muro: voto simpatia 7,5" [Italia kampione bote. Grosso xhol, Cannavaro dhe Buffon mur: votë simpatike 7,5] (në italisht). BlitzQuotidiano.it. Marrë më 3 korrik 2016.
  28. ^ "Iaquinta ko: porta aperta a Del Piero?" [Iaquinta ko: dera e hapur për Del Pieron?] (në italisht). Eurosport. 8 maj 2008. Marrë më 21 korrik 2017.
  29. ^ Giampiero Timossi (6 korrik 2008). "Iaquinta fedele alla Juve: "Mai pensato di andar via"" [Iaquinta besimplot ndaj Juves: "Nuk e mendova kurr largimin"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 korrik 2017.
  30. ^ Chris Whyatt (20 qershor 2010). "Italy 1-1 New Zealand" [Italia 1-1 Zelanda e Re] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 korrik 2016.
  31. ^ Paul Wilson (24 qershor 2010). "World Cup 2010: Italy exit as Slovakia turf out reigning champions" [Kupa e Botës 2010: Italia jashtë, Sllovenia eliminon kampionët në fuqi] (në anglisht). Londër: The Guardian. Marrë më 28 qershor 2012.
  32. ^ a b "Errore o Bidone: Vincenzo Iaquinta" [Gabim ose bidon: Vincenzo Iaquinta] (në italisht). Juve News Radio.it. Marrë më 9 nëntor 2014.
  33. ^ a b "Juve, porte aperte per l'addio di Iaquinta" [Juve, hapet dera për lamtumirën e Iaquintës] (në italisht). Tuttosport. 21 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2014. Marrë më 9 nëntor 2014.
  34. ^ a b "Duello Di Natale-Iaquinta per affiancare Gilardino" [Dueli Di Natale-Iaquinta për të mbështetur Gilardinon] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 19 qershor 2010. Marrë më 9 nëntor 2014.
  35. ^ a b "Torna Juve formato maxi: Del Neri per Iaquinta-Amauri" [Juve kthehet te formati max: Del Neri për Iaquinta-Amauri] (në italisht). News Calcio.it. Marrë më 9 nëntor 2014.[lidhje e vdekur]
  36. ^ "Lippi: "Iaquinta gran colpo"" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2014. Marrë më 9 nëntor 2014.
  37. ^ Riccardo Pratesi (25 prill 2010). "Juve, è tornato Iaquinta Bari al tappeto: 3-0" [Juve, rikthehet Iaquinta, Bari në tapet: 3-0] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 korrik 2017.
  38. ^ "Ranieri: "Siamo di nuovo noi"" [Ranieri: "Ne jemi përsëri ne"] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 10 maj 2009. Marrë më 21 korrik 2017.
  39. ^ "Juventus, Iaquinta: "Sono pronto per il mondiale"" [Juventus, Iaquinta: "Jam gati për botërorin"] (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. 25 prill 2010. Marrë më 24 korrik 2017.
  40. ^ "Iaquinta a tutta grinta 'Non mi sento inferiore a nessuno'" [Iaquinta është i tëri grintë 'Nuk ndihem inferior ndaj askujt'] (në italisht). La Repubblica. 26 mars 2009. Marrë më 24 korrik 2017.
  41. ^ "Iaquinta sereno: "Tranquilli, il gol arriverà"" [Iaquinta: "Qetësohuni, golat do të vijnë] (në italisht). Tuttosport.com. 19 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2010. Marrë më 24 korrik 2017.
  42. ^ "L'irriconoscibile Iaquinta" [I panjohuri Iaquinta] (në italisht). Tutto Juve. Marrë më 9 nëntor 2014.
  43. ^ "Juve, scambio Iaquinta - Vucinic?" [Juve, ndërrimi Iaquinta - Vucinic?] (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 9 nëntor 2014.
  44. ^ "Juventus, nuovo stop per Iaquinta" [Juventus, ndalesë e re për Iaquintën] (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 9 nëntor 2014.
  45. ^ "Juventus, ancora un infortunio per Iaquinta" [Juventus, një tjetër faqkeqsi për Iaquintën] (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 9 nëntor 2014.
  46. ^ "'Ndrangheta in Emilia, perquisito Vincenzo Iaquinta" [Ndrangheta në Emilia, në kërkim Vincenzo Iaquinta] (në italisht). La Repubblica. 4 shkurt 2015. Marrë më 22 maj 2018.
  47. ^ "Processo Aemilia, 145 rinvii a giudizio. Ci sono anche Iaquinta e il padre" [Gjyqi Aemilia, 145 gjykatës. Aty janë edhe Iaquinta me babain e tij] (në italisht). Corriere della sera. 21 dhjetor 2015. Marrë më 28 qershor 2019.
  48. ^ "Lidhje me mafian calabreze, fituesi i "Kupës së botës 2006" dënohet me burg". Shqiptarja.com. 31 tetor 2018. Marrë më 28 qershor 2019.
  49. ^ a b c "Vincenzo Iaquinta" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 28 qershor 2019.
  50. ^ "Vincenzo Iaquinta" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 28 qershor 2019.
  51. ^ "Vincenzo Iaquinta" (në anglisht). Eu-Football.info. Marrë më 28 qershor 2019.
  52. ^ Roberto Di Maggio; Davide Rota (4 qershor 2015). "Italy - Coppa Italia Top Scorers" [Italia - Shënuesit më të mirë të Coppa Italias] (në anglisht). RSSSF.com. Marrë më 15 qershor 2015.
  53. ^ "Coni: Consegna dei Collari d'Oro e dei Diplomi d'Onore. Premia il Presidente del Consiglio Romano Prodi. Diretta Tv su Rai 2" (në italisht). Coni.it. 16 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2016. Marrë më 23 dhjetor 2016.
  54. ^ "ONORIFICENZE – 2006". quirinale.it (në italisht). 12 dhjetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2016. Marrë më 19 mars 2015.

Lidhje të jashtme Redakto