Vitia (serbisht: Витина Vitina) është qytet rrëzë Malet e Karadakut,[1] ëdhe ndodhet në pjesën më juglindore të Kosovës, në kufirin me Maqedoninë në lindje të Ferizajit dhe jug të komunës së Gjilanit.

Vitia
Витина / Vitina
Flamuri i Vitia
Official logo of Vitia
Vendodhja e komunës së Vitisë në Kosovë
Vendodhja e komunës së Vitisë në Kosovë
Koordinatat: 42°18′N 21°23′E / 42.300°N 21.383°E / 42.300; 21.383
ShtetiKosova Kosova
RajoniGjilani
Qeveria
 • KryetarSokol Haliti
 • Komuna270 km2 (100 sq mi)
Lartësia mbidetare
499 m (1.637 ft)
Popullsia
 (2011)
 • Urban
4.924
 • Komunal
46.987
 • Dendësia (Komunal)170/km2 (450/sq mi)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
61000
Prefiksi+381 280
Targa e automjeteve06
Faqja zyrtarekk.rks-gov.net/viti

Historia Redakto

 
Një protestë në Vitinë, e monitoruar nga trupat e KFOR-it, janar 2000.

Periudha osmane Redakto

Komuna ka disa vendbanime të banuara historikisht nga laramanët, kripto-katolikë.

Lufta e Kosovës dhe pasojat Redakto

Pas Luftës së Kosovës të vitit 1999, ajo ishte shtëpia e A Kompanisë, Regjimenti 2/505 i Këmbësorisë së Parashutës, Divizioni i 82-të Ajror, trupat e para të KFOR-it që filluan përpjekjet për stabilizim në komunë. Pas largimit të njësisë fillestare, Vitia ishte vendi i një skandali të mëpasshëm ndërkombëtar kur një Rreshter i Stafit. Frank J. Ronghi, nga A kompania, 3/504 Regjimenti i Këmbësorisë së Parashutës përdhunoi dhe vrau një vajzë vendase. Hetimi i mëvonshëm zbuloi mangësi serioze të trajnimit dhe udhëheqjes në Regjimentin 3/504 të Këmbësorisë me Parashutë, dhe katalizoi një ndryshim të jashtëzakonshëm në trajnimin e njësive të dislokuara për operacionet paqeruajtëse. Kisha e Shën Nënës së ZotitPodgorcë është plaçkitur gjatë konfliktit.

Gjatë bombardimeve të NATO-s të Jugosllavisë, varrezat ortodokse në Viti dhe fshati Dobresh u goditën me raketa.[2]

Në gusht të vitit 2003, mjetet shpërthyese të vendosura në Kllokot shkatërruan pesë shtëpi serbe, me disa të lënduar, duke përfshirë dy ushtarë amerikanë të KFOR-it.[3]

Varrezat ortodokse serbe janë shkatërruar në Viti, mes qyteteve të tjera, dhe në vitin 2004 gjatë trazirave, murgeshat e manastirit të Binçës u sulmuan fizikisht nga shqiptarët etnikë.[4]

Gjeografia Redakto

Komuna e Vitise shtrihet rrëzë Malet e Karadakut ne pjesen qendrore te fushegropes se Anamoraves se Eperme per mes se ciles kalon Lumi Morava e Binqes. Kjo komunë shtrihet rreth koordinantav gjeografike: 42° 19 V dhe 21° 21 L.

Vitia shtrihet në pjesën qendrore të fushëgropës së Moravës së Epërme , përmes saj kalon lumi Morava e Binçës .Është e vendosur në një rrafshirë shumë pjellore, e përshtatshme për kultivimin e të gjitha bimëve bujqësore. Pas okupimit të trevave shqiptare (Kosovës) nga pushtuesit osman, treva e Vitisë ishte pjesë e Nahisë së Moravës. Në regjistrimin osman të vitit 1455 ,Vitia si vendbanim kishte 104 bashkësi (shtëpi familjare) me 18.801 . Ishte drejtues Çaudar Ahmedi i Guliam Begut. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912), sikur pjesët tjera të Kosovës, edhe Vitia me rrethinë okupohet nga Serbia, ndërsa gjatë Luftës së Parë Botërore okupohet nga Bullgaria, mandej në mes dy luftrave botrore ishte nën okupimin e Jugosllavisë (1918-1941). Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pjesë e zonës okupuese Bullgare , ndërsa në vjeshtë 1944 ripushtohet nga Jugosllavia komuniste. Vitia në vitin 1912 ishte shpallur komunë, ndërsa gjatë Mbretërisë Jugosllave ishte pjesë përbërse e Banonisë së Vardarit me qendër në Shkup. Në pikpamje administrative Vitia ishte komunë në vete si pjesë e Qarkut të Gjilanit. Në vitin 1952 nga qarku i Gjilanit formohen tri rrethe: Gjilani, Vitia, Dardana.. Ndërsa në vitin 1959, kur transformohen rrethet, Vitia shndërrohet Komunë në vete. Krahas ketyre ka edhe te dhena tjera te cilat do ti permendin ne vazhdim.

Ekonomia Redakto

Ekonomia e komunës është ekonomi e një pjese rurale ku dominon ekonomia agrare. Si do që të jetë punëdhënësi më i madh në komunë është firma Klokot Bottling Plant & Spa, me 230 vende pune (në të cilën punojnë 28-të serb të Kosovës). Krahasuar me komunat e tjera të Anamoraves, ka një zhvillim mesatar ekonomik duke iu falenderuar bujqesise, tregëtisë dhe diaspores.

Demografia Redakto

Sipas regjistrimit të fundit zyrtar të bërë në vitin 2011, komuna e Vitisë ka 46.987 banorë. Bazuar në vlerësimet e popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në vitin 2016, komuna ka 47,370 banorë.

Kultura Redakto

Edukimi

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vitisë ka pasur 4 biblioteka publike me 34.528 libra. Libraria kryesore ka pasur 12.947 libra, ndërsa degët në Pozharan, Radivojcë dhe Sllatinë kanë pasur 21. 581 libra, por pas luftës së pastrimit etnik serb të gjitha bibliotekat në këtë komunë, si librat, ashtu edhe inventari dhe ndërtesat, kanë qenë dëmtuar. Për pasojë, bibliotekat janë dëmtuar dhe 15.159 libra janë shkatërruar, por ato i kanë shpëtuar shkatërrimit të plotë, që ka ndodhur në shumë komuna të tjera të Kosovës.Në dhjet vitet e fundit ne qytetin e vitis sipas perqindjes se banoreve fshati beguncë ka dal si fshati me i shkolluar.

  • Plus Televizion - Televizion Regjional (Fatos Hetemi) - drejtor gjeneral) në gjuhën shqipe
  • Elita Press - Revist - (Emrush Azemi - pronar) në gjuhën shqipe
  • Radio Iliria - Radio/TV - (Ilir Murtezi - drejtor gjeneral) në gjuhën shqipe
  • Radio Zëri i Pozheranit - Radio - (Shyqeri Halabaku - drejtor) në gjuhën shqipe
  • Radio Klokot - Radio - Nikola Stolić në gjuhën serbe

Llixhat Redakto

Burim i të dhënave Redakto

Lidhje të jashtme Redakto



Referime Redakto

  1. ^ Warrander, Gail; Knaus, Verena (2010). Kosovo: The Bradt Travel Guide (në anglisht). Bradt Travel Guides. ISBN 978-1-84162-331-3.
  2. ^ Civilian Deaths in the NATO Air Campaign (në anglisht). Human Rights Watch. 2000. fq. 59.
  3. ^ Serbian Studies (në anglisht). Vëll. 18. North American Society for Serbian Studies. 2004. fq. 315.
  4. ^ Savo B. Jović (2007). Ethnic Cleansing and Cultural Genocide on Kosovo and Metohija: Testimony to the Suffering of the Serbian Orthodox Church and Serbian People from 1945 to 2005 (në anglisht). Holy Synod of Bishops of The Serbian Orthodox Church. fq. 113, 157. ISBN 978-86-7758-017-9.

 
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
 
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj