Vllahat është fshat në jug të Shqipërisë. Fshati është një vendbanim në rrethin e DelvinësShqipërisë. Nga Delvina është vetëm 2 kilometra larg ndërse nga Saranda është 13 kilometra.

Vllahat
{{{postal_code_type}}}
9704
Faqja zyrtare[Bashkia e Delvinës]

Gjeografia dhe Klima Redakto

Nga veriu fshati Vllahat kufizohet me Rusanin, nga jugu me fushën dhe brigjet e Currit, nga lindja me Kostarin dhe nga perëndimi me Bamatatin. Vllahati është një vend malor por ka një pozitë të favorshme gjeografike pasi gjendet midis Delvinës dhe Sarandës megjithate ka dhe fusha qe zënë një pjesë te fshatit dhe një lumë te vogël që kalon anës fshatit dhe i ndimon në bujqësi. Në Vllahat ka dhe disa burime ujërash mineral. Klima është mesdhetare me verë të nxehtë dhe të thatë dhe me dimër të ftohtë me shumë shira.

Toponimet të fshatit Vllahat : [1]

  • Andrahate - tokë djerr, në J.
  • Ar’ e Mulla Fejzos - arë, në P.
  • Ar’ e Xhemaliut - arë, në J.
  • Arat e Taçit – ara, në J.
  • 'Baçeja e Seferit – baçë, në V.
  • Bregu i Beut - breg, në P.
  • Bregu i Bonit - breg, në JP.
  • Bregu i Mahmut Agait - breg, në JP.
  • Bregu i Zisos - breg, në P.
  • Burim i Xhelilit - burim, në JP.
  • Çair/i - ara e kullota, në V.
  • Fiku i Alimit - arë në fushë që mban emrin e njëfarë Alimi, në P.
  • Gorrica - arë ku dikur aty ka qenë një gorricë, në J.
  • Gorric e Rexhos - gorricë e vjetër, në J.
  • Gorric’ e Shamos - gorricë e vjetër, nën hijen e saj mund të pushojnë 50 vetë, në J.
  • Haur/i - ara, në J.
  • Hodati - pllajë me pyll shkurresh, në J.
  • Hotesa - burim uji, në JL.
  • Karaimeri - ara kodrinore, në P.
  • Llojet - ara nënujë, në V.
  • Meçiti - rrugë, në V.
  • Muçomalo/ua - arë që mbillet grurë, në J.
  • Mulliri i Bardhë - mulli që bluan drithëra, shërben edhe sot, në P.
  • Pasxhamija - vend pas xhamisë, në P.
  • Pikallaqe/ja - lagje. Aty ka pasur një burim që pikonte ujë, në L.
  • Prroi Hodatit - përrua, në JL.
  • Rrap’ i Kasape - rrap i madh, në P.
  • Sterra e Hotesë - sterrë, në JL.
  • Shekoliko/ua - vend i mirë, në J.
  • Shkëmb i Bokshillës - shkëmb i vetmuar, në V.
  • Shkëmb i Dregatinës – shkëmb, në L.
  • Ulliri me Portë - ulli mbi rrënjën e të cilit ka një portë ku mund të kalosh më këmbë për të dalë në anën tjetër, në P.
  • Vidhi – vidh i vjetër, në J.
  • Vulistra - vend që mban ujë dhe në të rritet zhuka, në JL.
  • Vurqet - vend vurk, në V.
  • Xhami e Pikallaqes - gërmadhë xhamie, në L.
  • Xhami e Rexhe - rrënojë xhamie, ka qenë ngritur nga fisi i rexhe, në P.
  • Zhipi - vend në P.

Demografia Redakto

Popullsia e Vllahatit nuk është shumë e madhe. Vëhet re se vitet e fundit ka disa të ardhur nga vende të ndrishme të Shqipërisë.

Familjet në fshatin Vllahat : [2]

Beshaj (Basho), Danaj, Habibaj, Hoxhaj, Kërmezaj, Koreçaj, Rexhaj, Sulaj (Sulejmani), Shinaj. Familjet e tjera ishin : Dervishi.

Ekonomia Redakto

Gjatë periudhës komuniste fshati kishte një aktivitet të rëndësishëm si në shkallë rrethi ashtu edhe në shkallë republike. Regjimi i atëhershëm i kishte dhëne njëfarë rëndësie fshatit te vogël duke ndërtuar në gjirin e tij disa fabrika që ishin krenaria e fshatit :

  • Fabrika e Miellit
  • Fabrika e Vajit
  • Fabrika e Reçelit
  • Fabrika e Salcës (Përpunimi i domates)
  • NPA (Ndërmarrja e Përpunimit Artizanal, veshmbathje, tapiceri etj)
  • Rrobaqepësia (veshje ushtarake etj)
  • Ekonomia e Vllahatit i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor (ullinj, rrush, zarzavate) dhe blegtoral (lopë, dhi, dele dhe pula) dhe kohët e fundit ka zhvillime te mëdha dhe bletaria por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e vogla të fshatit si dhe ndërtimi.

Feja Redakto

Fetë më të zakonshme të praktikuar në Shqipëri janë Islami dhe Krishterimi. Vendi nuk ka një histori të ekstremizmit fetar dhe merr krenari në harmoninë që ekziston në traditat fetare. Në vitin 1967 praktika fetare u ndalua zyrtarisht në Shqipëri, dhe pas rënies se komunizmit të shtetit, në vitin 1991 rifilluan aktivitetet fetare. Në Vllahat ka pasur një xhami por sistemi qe ekzistonte ne Shqipëri e shkatërroj. Tani ka nje Teqe dhe një Vakëf, megjithatë shumica e popullsisë te Vllahatit nuk beson shumë te fetë.

Sporti Redakto

Futbolli është sporti me i përhapur ne fshatin e Vllahatit. Disa nga emrat qe kanë lozur me skuadrën e KS Delvina janë Laert Hoxha, Gjergji Rexho dhe Taulant Rexho.

Arsimi Redakto

  • Shkollë 4-vjeçare dhe pastaj nxënësit vazhdojnë në Delvinë
  • Kopësht për fëmi
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 453. Treguan: 1) Turdi Alim Rexho, dt. 1927, murator, me arsim 8-vjeçar, nga Vllahati. 2) Alizot Buli nga Delvina.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 452.