Medaljet në Wikipedia janë nderime të cilat u jepen vullnetarëve të Wikipedia-s për kontributet dhe punën e palodhur në Wikipedia-n shqip.

Ndryshe nga çmimet, të cilët jepen pas një votimi nga komuniteti në qendrën e votimeve, medaljet mund të jepen lirshëm nga cilido përdorues duke vendosur një nga stampat e mëposhtme në faqen e diskutimit të personit që dëshiron t'i jepet.

Për më shumë informacion lexoni: Wikipedia:Vlerësimet.

Medalje komuniteti

Medaljet e komunitetit janë medalje dedikuar shërbimeve a veçorive të ndryshme të dikujt në komunitet.

# Medalja Stampa Arsyeja
1   {{Medalje}} Për vlerësimin e përgjithshëm të kontributeve të dikujt në komunitet.
2   {{Medalje autorësie}} Dedikuar personave që kujdesen për ruajtjen e të drejtave të autorit në komunitet.
3   {{Medalje diplomacie}} Dedikuar personave që bëjnë rolin e negociatorit në zgjidhjen e konflikteve në komunitet.
4   {{Medalje e vogël}} Dedikuar personave që bëjnë vazhdimisht ndryshime të vogla duke rregulluar gabime drejtshkrimore e teknike në komunitet.
5   {{Medalje fotografie}} Dedikuar personave që merren me shtimin e fotografive nëpër artikuj apo ngarkimin e punëve personale fotografike në komunitet.
6   {{Medalje gojëtarie}} Dedikuar personave që tregojnë aftësi të mira argumentuese në diskutimet në komunitet.
7   {{Medalje gjysmë D}} Dedikuar çifteve të personave (sidomos atyre me mendime të kundërta) që duke bashkëpunuar në faqe të caktuara përmirësojnë komunitetin. Gjysma e djathtë.
8   {{Medalje gjysmë M}} Dedikuar çifteve të personave (sidomos atyre me mendime të kundërta) që duke bashkëpunuar në faqe të caktuara përmirësojnë komunitetin. Gjysma e majtë.
9   {{Medalje humori}} Dedikuar personave që me pozitivitetin e tyre krijojnë një atmosferë më të mirë në komunitet.
10   {{Medalje ideje}} Dedikuar personave që sjellin një ide të re të vlefshme në komunitet.
11   {{Medalje mirësie}} Dedikuar personave veprave e të cilëve në komunitet dallojnë për mirësjelljen dhe etikën.
12   {{Medalje përkthimi}} Dedikuar personave që merren vazhdimisht me përkthime nga artikuj homologë në komunitet.
13   {{Medalje portali}} Dedikuar personave që merren me mirëmbajtjen dhe reklamimin e portaleve të komunitetit.
14   {{Medalje pune}} Dedikuar personave që bëjnë sasi të mëdha pune (sidomos punë të ashtuquajtur "mekanike") në komunitet.
15   {{Medalje referimi}} Dedikuar personave që kujdesen për plotësimin e burimeve dhe verifikimin e funksionalitetit dhe saktësisë së tyre në komunitet.
16   {{Medalje reklamimi}} Dedikuar personave që në mënyra të ndryshme reklamojnë komunitetin e Wikipedia-s dhe ndikojnë për zgjerimin e tij.
17   {{Medalje skicimi}} Dedikuar personave që kujdesen për skicimin e ikonave të reja në komunitet.
18   {{Medalje stampimi}} Dedikuar personave që kujdesen për krijimin dhe mbarëvajtjen e stampave në komunitet.
19   {{Medalje surrealizmi}} Dedikuar personave që përfshihen në shumë pjesë të komunitetit njëherësh duke ndihmuar ku të munden.
20   {{Medalje shpëtimi}} Dedikuar personave që kujdesen për të shpëtuar artikujt që janë caktuar për grisje.
21   {{Medalje udhëzimi}} Dedikuar personave që kujdesen për të ndihmuar vullnetarët e rinj në komunitet.
22   {{Medalje zelli}} Dedikuar personave që kanë bërë një punë vërtet të kujdesshme e të detajuar në një faqe në komunitet.

Medalje tematike

Medaljet tematike janë medalje dedikuar kontributeve të dikujt në fusha apo tema të veçanta.

Medalje shtetërore

Medaljet shtetërore janë medalje dedikuar kontributeve të dikujt në lidhje me një shtet të caktuar.

Medalje ndërshtetërore

Medaljet ndërshtetërore janë medalje bashkimesh a organizash ndërshtetërore dedikuar kontributeve të dikujt në lidhje me këto bashkime a organizata.

Gostitje

Stampat e gostitjeve janë stampa dedikuar shoqërizimit të komunitetit me një frymë tradicionale shqiptare.