Wikipedia është enciklopedi e lirë e krijuar mbi baza vullnetare, që përbëhet prej artikujve të shkruar sipas një stili të caktuar. Wikipedia është një proces i vazhdueshëm pa fund të përcaktuar. Nëse shkruan diçka cilësore, ajo mund do të qëndorjë aty me shekuj dhe do të lexohet në gjithë botën. Gjiithashtu mund të përmirësohet dhe përfshihet në versione të reja nga përdorues të tjerë. Pjesë e argëtimit dhe sfidës këtu është të shohësh se çfarë ndodh me kontributet e tua me kalimin e kohës.

Komuniteti i Wikipedias vazhdon të zhvillohet. Gjatë kësaj kohe, politikat dhe rregullat janë zhvilluar çka reflekton përvojën dhe eksperiencën e qindra redaktorëve të cilët vazhdimisht mësojnë dhe rafinojnë mënyrën se si krijohen artikuj neutralë, informativë e me referenca si dhe si të punojnë me redaktorë të tjerë e të zgjidhin konfliktet kur është nevoja. Megjithëse ekzistojnë rregulla dhe udhëzime që mbulojnë pothuajse çdo situatë, disa prej tyre janë me të vërtetë shumë të rëndësishme. Nëse ti mëson mbi politikat dhe praktikat tona, të jesh i sigurt se do të trajtohesh më mirësjellje dhe respekt.

Ideale për t'ia filluar është qëndrimi i Wikipedias nga burimeve. Wikipedia nuk ka këndvështrimin e saj e as nuk përcakton se çfarë është e "saktë". Në vend të kësaj, redaktorët përpiqen të përmbledhin se çfatë thonë burimet e besuara për një çështje të caktuar. Pikëpamje të ndryshme paraqiten në mënyrë objektive, pa paragjykim, ashtu siç raportohen nga burimet që kanë reputacion për qëndrime të sakta. Burimet e mira janë themeli i enciklopedisë dhe gjithkush duhet të ketë mundësinë të kontrollojë nëse kontributet mbështeten në to apo jo. Përgjithësisht kjo arrihet përmes citimit se ku u gjet informacioni. Duke patur në qendër të asaj që ne bëjme burime të besuara, idetë personale të readaktorëve këtu nuk kanë vend.

Mos u shqetësoni në qoftë se nuk i kuptoni të gjitha menjëherë. Dhe mos hezitoni të bëni pyetje. Me kalimin e kohës do të mësoni se si të bëheni një kontribues i shkëlqyer në Wikipedia!

Parimet themelore Redakto

Megjithëse teorikisht mund të ndryshohet gjithçka, komuniteti deri më tani ka ndërtuar disa parime. Për to është dashur shumë punë dhe energji dhe ka pak gjasa që të ndryshohen në të ardhmen e afërt. Deri tani ato kanë funksionuar shumë mirë, kështu që mendohuni dy herë para se t'i ndryshoni në mënyrë radikale.

  1. Pesë shtyllat: Themelet e komunitetit të Wikipedias janë përmbledhur në pesë ide të thjeshta: Wikipedia është një enciklopedi online; ka pikëpamje neutrale; ka përmbajtje të lirë që gjithkush mund ta redaktojë dhe ripërdorë; të gjithë Wikipedianët duhet të veprojnë sipas rregullave të mirësjelljes, dhe e fundit; Wikipedia nuk ka rregulla "të ngurta".
  2. Parimet themelore: Fondacioni Wikimedia, një organizatë globale që mbikqyr Wikipedian dhe projektet e ngjashme, bazohet në po të njëjtat ide të rëndësishme: Neutraliteti është i detyrueshëm; gjithkush mund të redaktojë artikujt (shumicën e artikujve) pa u regjistruar; marrim vendime gjatë "wiki-procesit" të diskutimit; dëshirojmë të punojmë në mënyrë mikpritëse dhe në një mjedis bashkëpunues; përmbajtja tonë është me licensë të lirë dhe lëmë hapësirë për probleme të veçanta të vështira të zgjidhen nga persona kompetentë. P.sh. në Wikipedian angleze Komiteti i Arbitrazhit (Arbitration Committee) ka fuqinë për të marrë vendime përfundimtare.
  3. Të drejtat e autorit: Wikipedia përdor leje të lirë për përmbajtjen, Licensën Creative Commons Attribution-Sharealike dhe GNU Free Documentation. Përmbajtja e Wikipedias mund të përdoret dhe ripërdoret lirisht, për aq kohë sa përcaktohet atributi; po ashtu mund të redaktohet dhe përdoret për përfitim, për aq kohë sa edhe përdoruesit e ardhshëm do të bëjnë të njëjtën gjë. Gjithçka që redaktorët kontribuojnë duhet të plotësojë kushtet e licesimit në Wikipedia dhe nuk duhet të dhunojë të drejtat e autorëve të tjerë, përveçse në raste shumë specifike.
  4. Neglizho çdo rregull: Rregullat në Wikipedia nuk janë të gdhendura në gur. Fryma e rregullit është mbi rregullat. Qëllimi i përbashkët i ndërtimit të enciklopedisë është mbi të gjitha. Kjo do të thotë se mund të thehet çdo rregull, për një arsye të fortë, nëse kjo me të vërtetë ndihmon përmirësimin e encikolpesië. Por, kjo s'do të thotë se mund të arsyetohet gjithçka për hir të të "neglizhuarit çdo rregull".

Shkrimi i artikujve cilësorë Redakto

  1. Pikëpamje neutrale: Shkruani me pikëpamje të paanshme. Bëni prezantimin e drejtë të diçkaje ashtu siç e përshkruajnë burimet e besuara. Të gjithë artikujt duhet të jenë të balancuar në mënyrë që të përcjellin pikëpamje të ndryshme mbi një temë. Disa pikëpamje mund të marrin më tepër vëmendje se të tjerat, kjo në varësi të vëmendjes që ato marrin në burimet e besuara. Wikipedia nuk mban "opinion" të sajën; thjesht përmbledh burimet e besuara.
  2. Verifikueshmëria: Artikujt duhet të përmbajnë vetëm material të botuar nga burime të besuara. Ka burime me reputacion për saktësi dhe kontrollin e fakteve, si gazetat, periodikët akademikë dhe librat. Edhe ne qoftë se diçka është e vërtetë, standardet tona kërkojnë që ajo të jetë botuar nga një burim i besuar para se të përfshihet në Wikipedia. Redaktorët duhet të citojnë burime të besuara për çdo material të diskutueshëm, përndryshe mund të fshihet nga çdo redaktor tjetër. Detyrimi për të paraqitur burime të besuara është për këdo që prezanton materiale të reja.
  3. Jo kërkime personale: Artikujt nuk duhet të përmbajnë argumente, koncepte, të dhëna, teori, analiza apo sinteza të pabotuara më parë nga burime të besuara. Me fjalë të tjera, ju nuk mund të mbani një këndvështrim të ri që nuk është trajtuar më parë në një burim të besuar. Ti mund të përmbledhësh, por kjo duhet të bazohet në burime.
  4. Mos hezitoni të përmirësoni artikujt aktualë! Jepi, është thjesht wiki! Asnjë gabim nuk e "thyen" Wikipedia-n, sepse çdo redaktim mund të zhbëhet. Inkurajo të tjerët, edhe ata që nuk janë dakord me ty të jenë të guximshëm! Nëse nuk je dakord me "guximin" e një tjetri apo ai nuk është dakord për "guximin" tënd diskutojeni në faqet e diskutimit.

Bashkëpunimi me redaktorë të tjerë Redakto

  1. Qëndro civil ndaj përdoruesve tjerë gjithherë. Nëse ke një kritikë, koment rreth përmbajtjes dhe redaktimeve të caktuara —mos sulmo njerëzit në bazë personale.
  2. Supozoje mirëbesimin: Ju lutemi ta konsideroni personin në anën tjetër të bisedës si një qenie që mendon arsyeshëm dhe po provon të kontribuojë në Wikipedia pozitivisht. Edhe nëse jeni të bindur që ata janë [sharja këtu sipas dëshirës], prapë shtiruni sikur po veprojnë me mirëbesim. Në 90 përqind të rasteve do të kuptoni që ata me të vërtetë po veprojnë me mirëbesim (dhe në 10 përqindëshin tjetër nuk do ndihmojë fort qëndrimi negativ). Silluni me hijeshi. Bëhuni liberalë me çka pranoni, bëhuni konservator me atë që bëni. Provoni t'iu përshtateni tipareve të njerëzve të tjerë aq sa mundeni, duke qëndruar sa më të mirësjellshëm dhe të drejtpërdrejtë.
  3. Bisedojini ndryshimet me peshë në një faqe diskutimi: Respekti i përbashkët është parimi themelor i sjelljes në Wikipedia. Edhe pse e dinë të gjithë se kontributet e tyre redaktohen prej kujtdo, është më lehtë të pranohen ndryshimet kur dihet pse janë bërë. Debatimi i ndryshimeve në diskutimin e një artikulli para se t'i bëni ato mund të ju sjellë edhe më shpejtë drejt marrëveshjes, sidomos tek temat kontraverse. Kemi krejt kohën e botës, prandaj mundohuni t'ia shpjegoni ndryshimet tuaja redaktorëve tjerë, dhe lirisht kërkojani të njëjtën atyre.
  4. Zhbëji redaktimet e të tjerëve me kujdes: Zhbërja e punës së dikujt është fuqi e madhe, prandaj kemi rregullin tre-herësh ku një redaktor kurrë s'duhet ta zhbëjë përmbajtjen e njëjtë më shumë se tre herë brenda njëzet e katër orësh (idealisht, edhe më pak). Provoni mos të zhbëni ndryshimet që s'janë bindshëm vandalizëm. Nëse vërtet s'mund të duroni diçka, zhbëjeni një herë, me një përmbledhje si "Nuk pajtohem, po e shpjegoj në Diskutim", dhe hape menjëherë një bisedë tek Diskutimi përkatës që ta bisedoni. Nëse dikush ju zhbën redaktimet e juaja, mos i ktheni aty pa provuar një bisedim.
  5. Provo të kuptosh pse t'u fshi artikulli apo redaktimi: Shumë tema nuk i përputhen rekomandimeve të shquarësisë. Disa prej ideve të njëjta të këqija shfaqen dhe fshihen shpejtë përmes proceseve si Forumi i Grisjes, fshirjes së propozuar dhe fshirjes së shpejtë. Kontributet tjera shpeshherë thjesht s'janë neutrale apo të cituara mirë. Në përgjithësi, përgjigja më e mirë është gati gjithmonë të gjeni burime më të mira dhe të besueshme, dhe t'i përmblidhni në mënyrë neutrale.
  6. Zgjidh konfliktet: Mospajtimet ndodhin shpesh por s'ka nevojë të jenë armiqësore. Kuptoni se çka mendojnë të tjerët për një telash dhe provo t'i drejtohesh, dhe të merreni vesh me ta. Nëse akoma nuk pajtoheni, kërkoni mendime prej redaktorëve joformalisht, ose përmes një mendimi të tretë, ndërmjetësimit, apo një kërkese të hapur për koment.

Bashkëpunimi efikas Redakto

  1. Përmbledhni redaktimet qartazi që t'a kuptojnë mendimin tuaj redaktorët tjerë—edhe juve mund t'ju kujtohet pas disa muajsh. Ju lutem tregoni çka keni ndryshuar dhe pse. Nëse shpjegimi është shumë i gjatë, përdoreni faqen e Diskutimit.
  2. Nënshkruani postimet tuaja në faqe diskutimi (duke përdorur ~~~~, që shndërrohet në emrin tënd plus një vulë kohe kur e boton). Por mos nënshkruani në vet artikuj.
  3. Kontrolloni se si do të duket faqja me butonin Parapamje para se t'i botoni. Redaktimet vijuese që i korrigjojnë gabimet e mëhershme mund ta ngopin historikun e ndryshimeve, që ia bën të tjerëve më zor ta kuptojnë se çka ndryshuat në përgjithësi.

Informata shtesë Redakto

  • Ndihmë:Fillimi - Udhëzuesi kryesor i Wikipedias për kontribuesit ambiciozë