William G. Gregory lindi në Lockpart të New Yorkut më 14. 05. 1957, është astronaut amerikan me prejardhje shqiptare nga qyteti i Korçës.[1]

William G. Gregory

William G. Gregory është biri i një piloti ushtarak i cili kishte migruar nga Shqipëria kur ai ishte vetëm 2 vjeç.[2]

William G. Gregory u diplomua në shkencat teknike, në Akademinë e Forcave Ajrore të Amerikës, më 1980. Gradën “ magjistër” në inxhinieri dhe mekanikë e mori nga unversiteti “ Columbia” i New York-ut. Nga viti 1981, deri në vitin 1986 Gregory shërbeu si pilot i aeroplanëve luftarakë amerikanë F-11, F-4, A-7D dhe i pesë modeleve F-15 Eangle. Pasi u bë astronaut më 1991, ai shërbeu si përfaqësues zyrtar i qendrës astronautike për zbritjen në tokë të anijeve kozmike.

Refrenca Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2012. Marrë më 3 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ Vehbi Bajrami: Shqiptarët e Amerikës, Albaninian Publishing , New York 2003.

Lidhje të jashtme Redakto