40°42′26″N 19°56′44″E / 40.70722°N 19.94556°E / 40.70722; 19.94556

Xhamia e Kuqe në lagjen Kala, Berat

Xhamia e Kuqe është një nga xhamitë më të vjetra që ruhet në qytetin e Beratit.[1] Aktualisht gjendet në rrënojat ku ruhet salla e lutjeve me planimetri thuajse katrore dhe para saj ndodhet hajati me pothuajse të njëjtën gjerësi. Minareja është e ndërtuar në anën e majtë. Ajo është e vendosur ndryshe nga të gjitha xhamitë sepse është e kushtëzuar nga prania e mureve të rrethimit. Forma cilindrike e trupi të minaresë pa faqje është një shfaqje shumë e rrallë në arkitekturën e minareve tona. Teknika e ndërtimit e përdorur për muret e objektit është ajo e klausonazhit. Datimi i xhamisë paraqet vështirësi. Për nga teknika e ndërtimit dhe nga vendodhja e saj mendohet të jetë ndërtuar në fillim të shekullit të XV. Xhamia i ka shërbyer karvaneve që vinin nga lindja në perëndimi dhe më vonë i ka shërbyer garnizonit turk.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Lexo më tepër mbi objektet e kultit në Berat". BeratiWebnode.com. Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2010. Marrë më 22 shkurt 2014.