Xhemë Hasa lindi në Simnicë në mars 1908, vdes më 6 maj të vitit 1945. Xhemë "Xhemo" Hasa-Gostivari, ishte një nacionalist shqiptar dhe bashkëpunëtor, në krye të aktiviteteve të Ballit Kombëtar në rajonet perëndimore të Maqedonisë Veriore, pjesë e Jugosllavisë pushtuar nga Italianët fashistë dhe Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Xhemë Hasa
Xhemë Hasa në mes me vëllezërit
U lind nëMars , 1908
Vdiq6 Maj, 1945 (37 Vjeç)
KombësiaShqiptare
Emrat e tjerëXhemail Hasani
ProfesioniKomandant
Vite aktiviteti1941-1945
OrganizataBalli Kombëtar

Biografia Redakto

Xhema lindi në një familje të varfër fshatare, nuk pati mundësi të shkollohet, pasi u rrit, filloi të merret me bujqësi e në veçanti me blegtori. Familja Hasa gjithmonë ka qenë e vëzhguar nga pushteti sërb, ata gjithmonë kujtonin rezistencën shqiptare të shtatorit dhe trimërinë e familjes Hasa, në veçanti të gjyshit Esat Ali Hasa.

 
Takimi Kombëtar Shqiptar në qytetin e Tetovës (në mes nga e majta, Xhemë Hasa dhe në të gjathtë Mefail Shehu

Në këto rrethana politike pushteti sërb mori masa të ashpra kundër fshatit Simnicë që njihej si qendër e rezistencës midis Gostivarit dhe fshatit Zajaz. Po ashtu edhe Familja Hasa e dinte se në çdo kohë pushteti sërb e ka sy të keq. Xhema pasi u rritë u martua dhe filloi të merret me punët e shtëpisë për të ushqyer familjen. Gostivari me rrethinë nuk ngeli vetëm me kaq, pushteti pansllavist e kishte shpallur si problem politik Gostivarin me rrethinë. Prandaj pushteti sërb disa herë ka bërë terror mbi këtë popullatë liridashëse Gostivari ka lindur trima e në veçanti dallohet fshati Simnicë. Në këtë fshat ka lindur edhe Xhemë Hasa në vitin 1908.

Shih edhe Redakto

Referimet Redakto

[1] Arkivuar 14 korrik 2019 tek Wayback Machine [2] Arkivuar 17 gusht 2016 tek Wayback Machine

Lidhje të jashtme Redakto

Pashtriku org