Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi.

Grua nga Gruda, me xhubletë dhe rubë me yll e hënë. foto Marubbi

Etimologjia Redakto

Pavarësisht dëshmive të hershme për veshje të këtij llojit në rajon, prejardhja e fjalës sipas etimologëve është nga arabishtja, por të dyzuar nëse në gjuhën shqipe ka hyrë përmes italishtes giubbetto nga arabishtja ğubbeh, apo nga turqishtja osmane cüppé po prej arabishtes xhubbá.[1]

Tiparet e veshjes Redakto

Xhubleta është një fund në trajtë këmbane, që vjën e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholina, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat, shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmëri me veshjen e disa figurinave neolitike të gjetura në Bosnje, por edhe në vise të tjera të mesdheut, që i përkasin mijëvjeçarit të dytë p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetar. Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës sonë ilire ku vetëm nëpërmjet saj ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malsorët tanë e përcollen deri në vitet 1950 -1960, pra e vetmja që jep identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për të gjitha është shqiponja. Në misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike romake, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore.[2]

Që prej vitit 2022 xhubleta është pjesë e listës së trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO në nevojë urgjente për mbrojtje.[3] Së bashku me xhubletën në këtë listë janë përfshirë dhe artizanti në përgatitjen e saj dhe mënyrat e përdorimit. Dikur xhubleta përdorej në përditshmëri dhe tregonte statusin shoqëror dhe ekonomik të asaj që e mbante veshur.[4]

Me ndryshimin e regjimit në Shqipëri dhe politikat e reja te sistemit socialist, tiparet kulturore në vitet 1960 filluan të ndryshonin duke ndikuar kështu edhe në jetën që zhvillohej ne malësi.[4] Për këtë arsye, me zhvillimin e bujqësisë kooperative veshja e xhubletës nuk ishte më praktike. Sidoqoftë edhe pse me rënien e sistemit socialist ne Shqipëri interesi për xhubletën u rizgjua kalimi i dijes dhe aftësisë në përgatitjen në brezat e rinj nuk ka qenë lehtësisht i mundur për shkak të mjeteve dhe materialeve në krijimin e saj.[3] Tradita e përgatitjes së xhubletës ka kaluar nga nëna te bija ndër gjenerata.[5] Për këtë arsye një tjetër vështirësi që haset sot në kalimin e traditës së përgatitjes së xhubletës është edhe fakti se vetëm një numër i vogël grash të moshuara ruajnë ende dijen për përgatitjen e saj. Megjithatë dija për përgatitjen e saj është mundur të përcillet edhe në shoqata artizanësh si dhe ne Departamentin e Tekstilit dhe Modës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës si edhe në Atelierin e Modës në Universitetin e Arteve.[3]

Referime Redakto

  1. ^ Vehbiu, Ardian (4 dhjetor 2022). "Veshje e vjetër me emër të ri". peizazhe.com.
  2. ^ "Databaza e trashëgimisë kulturore - Xhubleta". Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2020. Marrë më 30 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c https://ich.unesco.org/en/decisions/17.COM/7.A.4. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b https://ich.unesco.org/en/USL/xhubleta-skills-craftsmanship-and-forms-of-usage-01880. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ http://xhubleta.org/origins-of-the-xhubleta/. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)