Zhapiku i gjelbër (Lacerta viridis) i njohur edhe si zhapiku i gjelbër evropian, si pasojë e përhapjes gjeografike endemike të tij është një zhapik i madh i përhapur në gjerësitë mesatare Evropiane me një shtrirje nga Slovenia dhe Austria lindore deri në thellësitë lindore të Detit të Zi dhe brigjet e Ukrainës dhe Turqisë. Shpesh shihet duke marrë rreze dielli në shkëmbinj ose duke u strehuar nën hijen e shkurreve.

Zhapiku i gjelbër Evropian
Mashkulli
Femra
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): Lacerta
Lloji:
Emri binomial
Lacerta viridis
(Laurenti, 1768)
Sinonimet

Seps viridis Laurenti, 1768

Taksonomia Redakto

Ekziston ende një debat i hapur nëse speciet Lacerta viridis dhe Lacerta bilineata janë në të vërtetë specie të veçanta. Megjithatë të dhënat e afërsisë gjenetike midis tyre sugjerojnë se ato janë specie të veçanta. Lacerta viridis është pjesë e familjes Lacertidae, e cila përfshin specie nga pjesa më e madhe e Afrikës, Europës dhe Azisë jugore deri në rajonet veriore të vendeve indiane të lindjes.

Karakteristikat morfologjike Redakto

Zhapiku i gjelbër arrin një gjatësi deri 15cm (5.9in) nga maja e rajonit maksilar deri te kloaka.Bishti mund të shkojë deri në dy herë sa gjatësia e trupit, ndërkohë gjatësia e plotë shkon deri në mbi 40cm (16in). Kjo specie ashtu si dhe të afërmit e tjerë reptilë mund të shkëpusë plotësisht bishtin e vet nga pjesa tjetër e trupit në mënyrë që të shmangë sulmin nga një predator,gjallesa posedon aftësinë e rritjes të bishtit nga e para. Zakonisht mashkulli ka një kokë të madhe dhe një ngjyrim të gjelbër të trupit që shpesh herë përmban njolla që shfaqen më tepër në anën kurrizore të tij.Gusha e mashkullit është e kaltër dhe zgjatet më pak tek femra.Trupi i femrës është më i gjatë dhe ka një pigmentim uniform, zakonisht shfaq midis dy dhe katër bandave të shndritshme të kufizuara nga njolla të zeza.

Përhapja dhe habitati Redakto

Zhapiku i gjelbër Evropian është specie endemike e Evropës Juglindore.Njihet për lartësi mbi 2,200m mbi nivelin e detit dhe habitati tipik janë vegjetacionet me shkurre të dendura të zonave të gjera pyjore dhe livadhore etj.[2][3]

Sjellja Redakto

Zhapiku i gjelbër Evropian pjesën më të madhe të kohës e kalon ne tokë dhe në vegjetacione të dendura dhe të ulta,preferon gjithashtu të kalojë kohë nën rrezet e diellit herët dhe vonë gjatë ditës.Ushqehet kryesisht me insekte dhe invertebrorë të vegjël,por shpesh herë edhe me fruta, zogj të vegjël, zhapinj të tjerë dhe minj.Në pranverë femra shtron 6 deri 20 vezë të cilat çelin brenda dy deri katër muajve.Të sapolindurit kanë një ngjyrë të kafenjtë me një gjatësi 3 deri 4cm.Ata maturohen vitin e ardhshëm, kohë në të cilën ata do të kenë dyfishuar gjatësinë e vet trupore.

Referime Redakto

  1. ^ Jelka Crnobrnja Isailovic; Milan Vogrin; Claudia Corti; Valentin Pérez Mellado; Paulo Sá-Sousa; Marc Cheylan; Juan Pleguezuelos; Hans Konrad Nettmann; Bogoljub Sterijovski; Petros Lymberakis; etj. (2009). "Lacerta viridis". The IUCN Red List of Threatened Species (në anglisht). IUCN. 2009: e.T61530A12507156. doi:10.2305/IUCN.UK.2009.RLTS.T61530A12507156.en. Marrë më 16 janar 2018.
  2. ^ "Darren Naish: Tetrapod Zoology: Hunting Green lizards in Dorset: new aliens or old natives?". darrennaish.blogspot.de (në anglisht). Marrë më 2017-08-02.
  3. ^ "The Natural Stuff - Lizards of Bournemouth Cliffs". www.thenaturalstuff.co.uk (në anglisht). Marrë më 2017-08-02.