Zihni Abaz Kanina Hamzaraj (1885-1959) lindi në Kaninë të Vlorës në një familje të vjetër feudalësh. U dallua si politikan e diplomat.

Zihni Abaz Kanina
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
U lind në1885
Vdiq1959
KombësiaShqiptar

Që në vitin 1906 u emërua nënpunës i konsullatave turke në Greqi, Bejrut, Maltë, etj. U burgos prej autoriteteve turke, kur u kthye në Shqipëri dhe u aktivizua me grupet patriotike. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Në kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, nënshkroi dokumentin e pavarësisë, me siglën “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Vitet e mëvonëshme iu përkushtua arsimdhënies, sidomos dhënies së leksioneve për gjuhët e huaja. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah mikut të tij të vjetër të idealit Mid’hat Frashërit. Kjo nuk u pëlqeu komunistëve të pasluftës, të cilët në vitin 1951 e arrestuan Zihni Kaninën dhe e burgosën në Tiranë, duke e lënë aty derisa vdiq.