Spiridon Kacarosi

politikan shqiptar

Spiridon Kacarosi (Shkodër, 5 shtator 1891 - 6 mars, 1966) ka qenë ndër kryetarët e shërbimit sekret gjatë mesit të Luftërave Botërore.

BiografiaRedakto

Ka prejardhje nga fisi i Suljotëve, transferuar në Korfuz. Gjyshi i tij erdhi në Shkodër në vitin 1845. Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në vendlindje. Studjoi dhe dha provime në një shkollë të lartë tregtare. Më 1911 mbështeti malësorët në kryengritjen e tyre kundër qeverisjes xhonturke, periudhë kur edhe njihet me Terenc Toçin, i dërguar nga Italia prej Riçioti Garibaldit.[1]

Në bashkëpunim me Toçin në vitet 1913-21 botuan të përkohshmen Taraboshi. Më 1914 ishte me gradën nëntoger në ushtrinë kombëtare. Më 1920 ishte sekretar i zyrës së financës në Krujë. Më 1922-1923 qe kryesekretar i Prefekturës së Shkodrës, më pas deri më 1925 qe nënprefekt në Mirditë - përpos periudhës së qeverisë Noli dalur nga Lëvizja e Qershorit. Përkrahu Zogun kur u rikthye dhjetorin e 1924; më 1926 u emërua nënprefekt në Përmet, 1927-28 prefekt në Dibër. Më pas me detyra në Ministrinë e Punëve të Brendshme e në vitin 1930 nënprefekt e kryetar bashkieSarandë. Më 1930-1935 qe kryetar i Zyrës Sekrete në Ministrinë e Brendshme, ndërsa në vitet 1935-37 drejtor i Korrespodencës po në ministri. Më 1937-1944 qe sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare.

U internua në Fier në vitet 1954-1959 dhe më pas jetoi në Shkodër, deri kur ndërroi jetë më 6 mars 1966.[1]

ReferimetRedakto

  1. ^ a b Gëzim H., Juka (2014). Shkodra në Trumfin e Legalitetit. Tiranë: Reklama. f. 163. ISBN 9789928125941. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)