Hape menynë kryesore

Spiridon Ilo

politikan shqiptar
(Përcjellë nga Spiro Ilo)

Spiridon Ilo, 1876-1950, ishte shkrimtar shqiptar dhe firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë

Spiro Ilo
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Emri: Spiro
Mbiemri: Ilo
Lindi më: 1876
Vendlindja: Korçë
Vdiq më: 1950
Vdiq në: Korçë
Profesioni: mësues

JetaRedakto

Spiridon T. Ilo lindi në Korçë në vitin 1876. I biri i Anastas (Tasi) Ilo dhe Aleksandra Ilo. Mësues në shkollën shqipe të vashave. Së bashku me të motrën Vanthulla T. Ilo (Shomo) dhe të vëllain Tashko T. Ilo në moshë fare të re emigruan në Bukuresht, Rumani. Në Rumani, ai u lidh me organizatat patriotike shqiptare në mërgim.

Në dhjetor 1909 luan një rol në dramën “Besa”.

5 nëntor 1912, Spiridon T. Ilo do të marrë pjesë mbledhjen e mbajtur në Hotel Kontinental të Bukureshtit, dhe të drejtuar nga Ismail Qemali. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas informacionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë. Me datë 27 nëntor 1912, ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij Marigo Posio. Marigo Posio i qepi këtij flamuri një radhë thekësh dhe bëri disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë28 nëntor 1912. Spiridon T. Ilo mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës, që në atë periudhë ishte nën pushtimin grek dhe mbledhjen e 28 nëntorit, si përfaqësues i Korçës, firmosi aktin e pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”.

Në vitin 1913 u largua nga Shqipëria dhe u kthye në Rumani. Në vitin 1916 emigroi në New York, SHBA ku hapi një kafene të vogël. Spiridon T. Ilo themeloi shoqërinë e parë diskografike Albanian Phonograph RecordsSHBA në vitin 1923. Nën drejtimin e tij, Albanian Phonograph Records luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare në vitet 1920-1940. Spiridon T. Ilo krey regjistrimin e parë të himnit kombëtar të Shqipërisë. Në këtë regjistrim, me numër regjistrimi E-3948, të Albanian Phonograph Records, himni u këndua nga Spiridon T. Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro. Në vitet `20 botoi e shpërndau kartolina me temë patriotike. Ka botuar komedinë “Vërtet ëndërr” si dhe përmbledhjen me këngë patriotike “Dëshirat e zemrës”.

Mbas disa vjetësh u rikthye në Rumani dhe në vitin 1926 u vendos përfundimisht në Korçë. Mbas këtij viti, ai punoi si taksambledhës.

Më 1938 ishte anëtar i Dhimogjerondisë. Më 1 prill 1945 iu akordua pension si Patriot i Rilindjes Kombëtare.

Kallëpet e pllakave të Albanian Phonograph Records Ilo i solli në Shqipëri dhe më 1946 ia dhuroi Komitetit Ekzekutiv, por ato fatkeqësisht u shpërdoruan dhe meqë ishin prej bakri u futën në bazamentet e antenës së Radio Korçës. Vdiq në Korçë në vitin 1950.

Autor i tekstit dhe muzikës së këngëve patriotike "Të gjithë ne o djema", "Eja mblidhuni këtu, këtu" etj.

ReferimetRedakto