Spitali Amerikan është një investim turko shqiptar, [1] i cili fillimisht u fokusua në kardiologji dhe kardiokirurgji me mjekë turkë nga Ankaraja dhe Stambolli, por edhe mjekë shqiptarë. Kompania drejtohet nga Klodian Allajbeu[2] dhe ka degë në Shqipëri dhe Kosovë[3].

Historia Redakto

Spitali Amerikan u ndërtua nga një Fond për Europën Juglindore me investitorë nga Europa dhe SHBA. Fondi menaxhohet nga SEAF i cili synon kryesisht investimet në shëndetësi, telekomunikacion dhe shërbime financiare.[4]

Në ditët e para të vitit 2006, Ballkan Alliance, sot Spitali Amerikan, u hap spitali i parë privat në Shqipëri. Spitali Amerikan është një investim turko shqiptar, i cili fillimisht u fokusua në kardiologji dhe kardiokirurgji me mjekë turkë nga Ankaraja dhe Stambolli, por edhe mjekë shqiptarë.

 
Laboratori Qendror Spitali Amerikan

Në nëntor 2007 spitali realizoi për herë të parë në vend transplantin e parë të një organi: atë të veshkave.[5]. Pas kësaj u ngrit qendra e parë private e dializës në Shqipëri me kapacitet prej 16 shtretërish.[nevojitet citimi] Në 2008 me investimin amerikan u ndryshua dhe emri nga Ballkan Alliance në American Hospital.[6] Me këtë investim u shtuan ambjentet e spitalit por edhe fushat e mjekësisë të cilat mbulonte si kardiologjia, kirurgjinë estetike, gastroenterologjia, otorinolaringologji,ortopedia, onkologji, okulistika dhe radiologjinë e avancuar.

Në këtë spital u realizua për herë të parë në Shqipëri koronarografia dhe revaskularizimi të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit. Gjithashtu solli për herë të parë edhe studimin elektrofiziologjik dhe ablacionet në Shqipëri, të cilat u realizuan nga dhe mjekë specialistë kardiologë të këtij spitali.

Qendra e radiologjisë Redakto

Qendra e radiologjisë së avancuar, lehtëson diagnostikimin saktë dhe shpejtë atëherë kur metodat e tjera janë të pamjaftueshme. Skaneri me 64 detektorë është një hap përpara kundrejt metodave invazive të koronaroangiografisë dhe Rezonanca Magnetike 1,5 Tesla ofron metodat më të fundit[nevojitet citimi] në fushën e saj.

Qendra e okulistikës Redakto

Qendra e okulistikës i shërben pacientëve të të gjithë rajonit në kirurgjinë refraktare me laser, probleme të kataraktit, glaukomës, retinës etj.

Qendra e kardiologjisë Redakto

Që në vitin e parë të aktivitetit të tij, laboratori i hemodinamikës ka realizuar mbi 1200 procedura koronografike dhe mbi 350 raste revaskularizimi. Një prej arritjeve[nevojitet citimi] të kardiologëve të këtij spitali ishte realizimi për herë të parë në Shqipëri i koronogradisë dhe revaskularizimit të arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit e thënë ndryshe: jetë të shpëtuara falë transportit me helikopter dhe ambulancë dhe ndërhyrjes së shpejtë të stafit të kardiologëve të specializuar dhe kurajozë.
Nga defektet e lindura e problemet e sistemit valvular në kirurgjinë e aortës e bypasset, nga aorta ashendente në arteriet karotide e femorale, çdo kardiopati tashmë është e operueshme pranë këtij spitali që ka kryer 680 ndërhyrje në zemër vetëm brenda vitit të fundit.

Qendra estetike Redakto

Gjithashtu, mjekët kirurgë pranë American Hospital, plotësojnë kërkesat e pacientëve shqiptarë, jo vetëm për problemet funksionale, por edhe ato estetike, duke bërë edhe kirurgjinë plastike pjesë të shërbimeve të këtij spitali.


Degët e spitalit Redakto

Mbi 250 mijë pacientë kanë marrë shërbime nga Spitali Amerikan që prej inagurimit të degës se parë të Spitalit Amerikan e deri më sot në një nga qendrat e specializuara.[nevojitet citimi] Spitali ka disa degë në lokacione të ndryshme si brenda dhe jashtë Shqipërisë si më poshtë:

Shërbimet mjekësore Redakto

  • Kardiologji and Kardiokirurgji
  • Kirurgji e Përgjithshme
  • Kirurgji Rikonstruktive
  • Kirurgji maksilofaciale
  • Dializë
  • ORL
  • Ortopedi
  • Neonatologji – Pediatri
  • Nefrologji dhe Urologji
  • Ophthalmologji – Transplant i Kornesë
  • Gastroenterologji
  • Oncologji
  • Laborator
  • Transplant i veshkës dhe mëlçisë
  • Dermatologji
  • Patologji
  • Neurologji dheNeurokirurgji
  • Hematologji
  • Obstetrike – Gjinecologji
  • IVF – Embriologji
  • Reanimacion fëmijë/të rritur
  • Pneumologji
  • Alergologji
  • Endokrinologji
  • Reumatologji
  • Fizioterapi
  • Urgjencë dhe Trauma
  • Radiologji e Avancuar
  • Proktologji
  • Kirurgji torakale
  • Psikoterapi

Lidhje te jashtme Redakto

Referime Redakto

  1. ^ https://www.monitor.al/100-milion-euro-per-spitale-private/
  2. ^ https://balkanweb.com/drejtori-i-spitalit-amerikan-per-die-welt-strategjia-jone-ne-te-ardhmen/
  3. ^ https://gjirafa.biz/spitali-amerikan-1
  4. ^ https://al.spitaliamerikan.com/rreth-nesh/
  5. ^ https://telegrafi.com/8-vjet-spitali-amerikan-rrugetimi-i-te-parit-institucion-privat-ne-trevat-shqiptare/
  6. ^ "http://www.smart-ks.com/shendeti/index.php/gjinekologjia-dhe-obstetrika". Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2019. Marrë më 13 gusht 2019. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)