• 1788 – Kushtetuta amerikane hyri në fuqi kur New Hampshire u bë shteti i nëntë që e ratifikoi.
  • 1937 – Në Paris, Kabineti i Frontit të Bashkuar i Leon Blumit dha dorëheqje.
  • 1940 – U martuan Richard Nixon dhe Thelma Catherine Ryan.
  • 1941 – Ushtarët gjermanë hynë në Rusi nga Arktiku drejt Detit të Zi.
  • 1954 – Shoqata amerikane kundër Kancerit raportoi për një numër të konsiderueshëm të vdekjeve në mesin e duhanprirëse, krahasuar me joduhanpirësit.
  • 1963 – Franca bëri të ditur se po tërhiqej nga flota e NATO-s për Atlantikun e Veriut.
  • 1985 – Shkencëtarët deklaruan se një skelet i ekshumuar në Brazil ishte i kriminelit nazist të luftës, Josef Mengele.
  • 1990 - Nga tërmeti në veri të Iranit , humbën jetë rreth 100.000 njerz.
  • 1993 – Në Madrid, pesë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy civilë humbën jetën nga sulmi me një autobombë.
  • 2001- Ish-koloneli Haitian, Carl Dorelien, u arrestua në portin St. Lucie. Dorelien ndodhej në ekzil që nga viti 1994, kur u dënua me burgim të përjetshëm në lidhje me një masakër të vitit 1994.
  • 2003 – Libri i pestë me Harry Potter, “Harru Potter and the Order of the Phoenix” u botua nga J. K. Roëling. Amazon.com dërgoi më shumë se një milion kopje në këtë ditë, duke qenë dita me shpërndarjen më të madhe të një artikulli të caktuar në historinë e tregtisë përmes internetit. Libri vuri rekorde në shitje me rreth pesë milion kopje të shitura në botë gjatë ditës së parë.