Adem Demaçi - Rojtar i Popullit te tij

Redakto

Adem Demaçi,[1] eshte nje personalitet te cilin mund ta shohim ne majat me te larta te aktiviteteve per çeshtjen kombetare, e here pas here, njerez te caktuar te kuluareve te erreta qe vijne nga sherbimet sekrete te armikut perpiqen qe emrin e Demaçit ta heshtin per jete. Mirepo, nuk ekziston asnje mjet, asnje force e asnje metode, qe Adem Demaçin ta demoralizoje nga dashuria e madhe qe ai e ka per popullin e tij. Per gati 29 vjete, ne burgjet e ish-Jugosllavise, Adem Demaçi u perballe me te gjitha te keqijat qe i vinin nga okupuesi e nga servilet e okupuesit per ta larguar nga rruga e tij e drejt madje qofte edhe per nje periudhe te shkurter. Kurre Adem Demaçin nuk do ta shohim te lodhur: as atehere kur ndonje nga “shoket” do ia kurdisi gracken, as atehere kur njerezit tane do t’i dalin si deshmtar qe ka vepruar “kunder shtetit dhe popullit”, as kur ndonje matrapaz me titull shkencor do te shkruaje per ta njollosur Demaçin, as atehere kur u krijuan institucionet e Kosoves te cilat do ta margjinalizonin figuren dhe personalitetitn e Demaçit. Demaçi nuk do te demoralizohet as kur nje Minister i Kultures ne shtyp e quan spiun. Jo. Demaçi eshte i pathyeshem! Kurre i demoralizuar! Madje Demaçi as qe hidherohet me ata te cilet perpiqen ta njollisin. Kjo eshte nje veti shume e rralle, nje veti qe e kane vetem njerezit e mdhenj, vetem njerezit e mençur e te urte.

Filozofia e mendimit politik te Demaçit

Redakto

Nuk eshte rastesi qe Parlamenti Evropian e shperblen me çmimin “Saharov” ne vitin 1991. “Gjate jetes ne burgje, Adem Demaçin, nuk kane mundur t’ia thyejne shpirtin e lirise. Ai vazhdonte ta ngrinte zerin per te denoncuar nje realitet te tmerrshem: shtypjen e mbi dy milion shqiptareve te Kosoves nga Serbia. Shprehja e fjales se lire eshte etapa e pare dhe e domosdoshme ne rrugen e demokracise. Pa shprejhje te lire te fjales, nuk ka dialog, pa dialog eshte veshtire zbulojme te veteten, dhe pa te verteten progresi eshte i pamundur” (Parl.Evropian me rastin e dhenies se çmimit Sakharov 1991 webcite parl.eur.) Filozofia e mendimeve politike te Adem Demaçit eshte shume e thjeshte dhe shume e kuptueshme. Mendimet e tij politike nuk kane nevoje te analizohen per ta kuptuar se çka ka dashur te thote. Adem Demaçi nuk filozofon shume per te kerkuar pak. Nuk flet pak per te thene shume. Flet vetem ate qe duhet thene dhe ate me esencialen. Ne fakt, ai nuk kerkon as shume e as pak, por kerkon vetem ate qe popullit tone i takon. Ne deklaratat e tij kurre nuk ishte demagog, qe premton e nuk zbaton. Demaçi e flet ate qe e mendon pa i llogariutur konsekuencat dhe pasojat qe mund t’i vijne nga njerezit primitive, qofshin nga tanet apo te pales se armikut. Andaj mendimet e Demaçit shepshhere jane keqinterpretuar qellimisht nga disa personalitete politike tona per te pasur pretekst dhe hapesire per veprime te tyre te ngushta e madje miskine. Çuditerisht, personalitetet politike evropiane e amerikane i citojne mendimet politike te Adem Demaçit dhe i çmojne si perla te filozofise politike permes te cilave Adem Demaçi lene gjurme te pakontestueshme ne luften e tij te çlirimit kombetar. Mendimet e Demaçit jane aq te vlefshme e te çmueshme sa ato do te qendrojne dhe rrezistojne edhe ne nje ardhmeri shume te larget.

E çmon Evropa, ne Kosove margjinalizohet

Redakto

Me marrjen e çmimit « Sakharov », Parlamenti Evropian Adem Demaçin e radhit ne piedestalin me te larte te personaliteteve boterore, gjurmet e te cileve do te mbesin perjetesisht ne historine e njerezimit . Paradoksale. Kur inteligjencia evropiane e çmon mendimin e Demaçit, ne Kosove Demaçi margjinalizohet. E pabesueshme dhe krejtesisht e tmerrshme. Njeriu qe çmohej si simbol i rezistences kombetare, sot injorohet. Njeriu nga i cili u inspiruan gjenerata e gjenerata se si duhet fituar lirine sot askujt nuk i sherben madje as atyre qe dikur u kishte sherbyer si model. E Adem Demaçit nuk i behet vone, se ai e ka objektivin e tij qe e din ku shkon dhe pse shkon. Adem Demaçi, asnjehere nuk e ka mbivleresuar luften e tij per ta nençmuar apo injoruar luften e atyre qe i a nisen para tij dhe pas tij. Ne deklaratat e tij flet me krenari per qendresen e poetit Fazli Grajçevcit, Kadri Kusarit apo te Rexhep Males. Jo, Adem Demaçi nuk harron ai i perkujton me lot e dhimbje te gjithe ata qe luftuan per liri para tij, me te e pas tij. Adem emaçi nuk krenohet me deklarata stereotipe se per t’u mburrur se çdo gje ka filluar me te e pa te nuk behet asgje. Jo, Adem Demaçi ka respekt edhe per njeriun e thjesht. Adem Demaçit i dhimbsen edhe ata qe ishin dhe jane ne rruge te gabuar, ata qe interesin personale i vejne mbi ato kombetare. Adem Demaçi nuk mburret per veprimtarine e tij, por ai ende lufton per vetedijsimin e shtreses politike qe te lirohen nga folklorizmi i tyre primitiv e te shnderrohen ne popull politik. Vetem ne keto momente Kosova do te behet Dardani, thote Demaçi ne nje interviste (2004).

Themelues i shkolles se romanit modern ne Kosove

Redakto

Ne pamundesi per t’iu rikthyer politikes, ne pamundesi per t’i ndihmuar popullit te tij permes veprimtarise politike, Adem Demaçi do t’i rikthehet fjales se bukur artistike, si ne vitet e 50-ta, qe shquhej per tregimet e tij dhe pa asnje dyshim Demaçi do te mbetet si themelues i shkolles se romanit modern ne Kosove. Vetem ne krijimtarine artistike Adem Demaçi do te lundroje i qete e pa u penguar nga askush. Ne krijimtarine e tij artistike, do te futet thelle ne boten magjike te shkrimit qe lexuesit tone t’ia afroje pervojen e tij, vuajtjet dhe sakrificen jo vetem personale, por mbarekombetare. Kudo plaga e vuajtjeve kombetare Adem Demaçin do ta shoqeroje e ne prozen tij kjo do te verhet me se miri. Rikthimi ne krijimtari, Adem Demaçit do ia sjelle lumturine e humbur dhe prehjen shpirterore qe me ne fund askush nuk ka mundesi ta pengon. Me rikthimi ne letersi Adem Demaçi jep prova se lufta per çlrimin kombetar nuk duhet te ndalet dhe se ajo mund te zhvillohet ne shume drejtime. Adem Demaçi me punen e tij jo vetem letrare, por edhe politike, eshte futur ne faqet e historise dhe emri i tij do te skalitet me shkronja te arta deri ne perjetesi.

  1. ^ Demaçi - Rojtar i Popullit te tij- Kosova Sot