Studio e hapur është një radio emision i emetuar më parë në radio Prishtinë e tani emetohet në radio Kosovë të marteve dhe të enjëtëve nga ora 17:00 - 18:00.

Studio e hapur është emision kontaktues dhe debatues, i cili transmetohet nga e marta deri të enjten nga ora 17:00-18:00 me tematikë të ndryshme. Të marteve në kuadër të këtij emisioni trajtohen ngjarjet e ndryshme kulturore, kurse të mërkurave në kuadër të këtij termini pasqyrohet qeverisja lokale dhe problematika nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Termini i së enjtes është i rezervuar për trajtimin e temave të ndryshme nga shëndetësia dhe mjekësia në përgjithësi.

Mënyra e vetme e kontaktimit është telefonata gjatë transmetimit ose adresa elektronike e centralizuar e radio Kosovës.