Stupa e Parinirvanas është një tempull budistKushinagar të shtetit indian të Uttar Pradeshit që konsiderohet si vendi i vdekjes së Gautama Budës, themeluesit të Budizmit.[1] Alexander Cunningham tërhoqi vëmendjen me këtë zbulim në zonë, pasi ai provoi në mënyrë përfundimtare se Gautama Buda kishte vdekur në këtë zonë.[2] Tempulli i tanishëm u ndërtua nga Qeveria Indiane në vitin 1956 si pjesë e përkujtimit të 2,500 vjetorit të Mahaparinivanas ose 2500 vjetët e E.B (Erës Budiste). Brenda këtij tempulli, ndodhet statuja e shtrirë e Budës duke qendruar mbi krahun e tij të djathtë me kokën nga krahu verior dhe fytyrën nga perëndimi. Statuja është 6.1 m e gjatë dhe qëndron mbi një shtrat guri.[3]

Stupa e Parinirvanas
Emri amëtar
Stampa:Lang-
Tempulli dhe rrënojat Stupës së Parinirvanas, Kushinagar
LlojiStupë
VendndodhjaKushinagari, Uttar Pradesh, Indi India
Qyteti më i afërtKushinagari
Koordinatat26°44′28″N 83°53′17″E / 26.741°N 83.888°E / 26.741; 83.888
Themeluar më413-55 p.e.s.[1]
Stili arkitekturorArkitektura Budiste
Webfaqjahttp://kushinagar.nic.in/

Historia

Redakto

Pas 45 viteve të veprimtarisë misionare të Budës, i goditur rëndë nga sëmundjet më në fund arriti në Kushinagar, ku urdhëroi dishepullin e tij të fundit dhe shqiptoi fjalët e tij të fundit për sanghan dhe arriti Parinirvanan rreth vitit 487 p.e.s. Mbreti Maurjan, Ashoka e vizitoi Kushinagarin në vitin 260 p.e.s. ku dhe ndërtoi mjaft chaitya dhe stupa në nder të vendit të Parinirvanas së Budës. Sitet budiste të Kushinagarit u zgjeruan në mënyrë të qëndrueshme gjatë Perandorisë Kushane (rreth viteve 50-241 të e.s.), ndërsa Kushinagari e arriti kohën e artë gjatë Periudhës Gupta (rreth viteve 320-647 të e.s.) kur Stupa e Parinirvanas pësoi zgjerime të mëdha dhe u rikonstruktua Tempulli i Parinirvanas bashkë me statujën e stërmadhe të shtrirë të Budës.[2]

Statuja e shtrirë e Budës

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Knapp, Stephen (2009). Spiritual India handbook: a guide to temples, holy sites[,] festivals and traditions. Mumbai: Jaico Publishing. ISBN 978-81-8495-024-3. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Phuoc, Le Huu (2010). Buddhist architecture. S. l.: Grafikol. fq. 282. ISBN 978-0984404308. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Parinirvana Temple". Buddhanet. Marrë më 18 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |website= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto