TGEU

rrjet ndërkombëtar organizatash jo-qeveritare

Transgender Europe (TGEU) është një rrjet organizatash të ndryshme që lobojnë për të drejtat e transgjinorëve, transseksualëve si dhe shumë organizata të tjera që kanë si synim lobimin kundër diskriminimit dhe që suportojnë të drejtat e personave trans. Ky rrjet u themelua në 2005 në Vjenë gjatë Këshillit të Parë evropian për Transgjinorët të emërtuar “Rrjeti Evropian i Transjginorëve” dhe është momentalisht një organizatë e regjistruar nën emrin “Evropa Transgjinore”.[1]

Flamuri simbolik për komunitetin trans

Që prej 2009 në bashkëpunim me organizatën online “Liminalis”, TGEU udhëheq projektin “Monitorimi i vrasjeve të personave trans” (TMM) që regjistron numrin e viktimave që vriten në botë çdo vit për shkak të transfobisë.[2][3]

Historiku Redakto

TGEU u themelua në Këshillin e parë Evropian për Transgjinorët në nëntor 2005 dhe është regjistruar formalisht si një organizatë bamirësie në Austri 14 muaj më vonë. Organizata ka ushtrua veprimtarinë e saj vullnetarisht për shumë kohë kurse tani TGEU ka arritur të kthehet në zërin legjitim për komuniteitn trans në Evropë.

Misioni Redakto

Transgender Europe punon për të sigurar barazinë e të gjitha personave trans në Evropë. TGEU:

  • iu jep zë personave trans në Evropë;
  • advokon për të drejtat e personave trans;
  • synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështje që personat trans ndeshin;
  • mbështet një lëvizje të konsoliduar për personat trans;
  • është një aktor ndërkombëtar aktiv për lëvizjen transgjinore në Evropë.

Referime Redakto

  1. ^ "European Transgender Network" (në anglisht). Marrë më 12 tetor 2011.
  2. ^ "Trans Murder Monitoring" (në anglisht). Marrë më 5 shkurt 2016.
  3. ^ "ILGA-Europe publications and resources" (në anglisht). Marrë më 5 shkurt 2016.