Tatimi i Jashtëzakonshëm është një dekretligj i vitit 1946 që përcaktoi së të gjitha kompanitë tregtare shqiptare duhej të paguanin në tatim ekstra prej 30 % të fitimeve të realizuara në periudhën e pushtimit të vendit nga Italia dhe Gjermania 1939-1944.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2000, ky dekretligj është ende në fuqi. Tatimi i jashtëzakonshëm u përdor për të mbushur arkën e shtetit të ri komunist nga njëra anë dhe për të ulur fuqinë financiare të klasës së pronareve dhe tregtareve të paraluftës në kuadër të përpjekjeve për vendosjen e monopolit politik të komunisteve. Më anë të Tatimit të Jashtëzakonshëm, qeveria e kohës sekuestroi pronat e qytetareve në një numër të madh rastesh kur kompanitë tregtare nuk qenë në gjendje të shlyenin faturat e reja.