Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006.[1] Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv, Portali Telegrafi, shumë shpejtë ka depërtuar në zemrat e shfrytëzuesve shqiptarë të internetit. Brenda vetëm disa muajsh të ekzistimit të tij, Portali Telegrafi.com kishte shënuar rritje rekorde të vizitueshmërisë dhe ishte radhitur në mesin e 10 ueb-faqeve më të vizituara shqiptare në internet.

Logoja e Telegrafi.com prej 2023

Sot ndërkaq, Telegrafi është portal lider në gjuhën shqipe. Është ueb-faqe dominuese në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës, dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.

Portali Telegrafi e ka përmbushur edhe një mision tjetër të shenjtë. Pos që ka ofruar një dritare për informim të shpejtë dhe të pavarur në gjuhën shqipe – Portali Telegrafi ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe ueb-faqeve të tjera në gjuhën shqipe, ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese shqiptare, ndërkaq suksesi i tij ka nxitur edhe shumë kompani e individ t’i rreken projekteve të ngjashme.

Portali Telegrafi me xhelozi e ruan pavarësinë e tij dhe emrin e besueshëm që ka krijuar në mesin e lexuesve. Kjo pavarësi editoriale ka ndikuar që portali Telegrafi.com të jetë burim i besueshëm i lajmeve – të cilat janë cituar nga mediat me të fuqishme mbarëkombëtare, rajonale e madje edhe ato botërore.

Së fundi, për t’i ndjekur trendet botërore të portaleve dhe për të qenë sa më afër lexuesve të devotshëm, Telegrafi.com ka ndryshuar pamjen dhe ka shtuar disa rubrika unike, ndërsa së shpejti do të ofrojë dhe shumë risi të tjera.

Motoja e Telegrafit është “Udhëtoni shpejt në botën e lajmit”sepse me Telegrafin do të jeni çdoherë një hap para të tjerëve..."

Referime Redakto

  1. ^ "Portali Telegrafi.com". Telegrafi. 2015-11-07. Marrë më 2022-10-28.

Faqe te jashtme Redakto

Faqja zyrtare