Tukushi (Sotalia fluviatilis), i njohur në Peru si bufeo gris ose bufeo negro, është një lloj delfini i ujërave të ëmbla, që gjendet në pellgun e Amazonës. Fjala "tukushi" vjen nga gjuha tupi tuçuçi-ana. Edhe pse jeton pranë delfinëve "të vërtetë" të lumit, siç është delfini i Amazonës, tukushi nuk ka lidhje gjenetike me ata. Por është i klasifikuar në familjen e delfinëve oqeanikë (Delphinidae).

Tukushi
Madhësia e tukushit krahasuar me madhësinë e një njeriu mesatar
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Nënrendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
S. fluviatilis
Emri binomial
Sotalia fluviatilis
(Gervais & Deville, 1853)
Shpërndarja e tukushëve

Fizikisht, ky lloj i ngjan delfinit hundëshishe, por ndryshon mjaftueshëm për t'u vendosur në një gjini të nadrë, Sotalia. Delfini i Guajanës (Sotalia guianensis), një kushëri i tukushit i cili jeton në mjedise bregdetare dhe estuare dikur i grupuar së bashku me tukushin, sot njihet si lloj i veçantë.

Shiko dhe Redakto

Referimet Redakto