Turizmi dimëror është një formë e veçantë e turizmit ku turistët më shpesh praktikojnë sporte dimërore (p.sh. skijimi sidomos skijimi nordik dhe skijimi alpin). Vendpushimet kryesore të sporteve dimërore (qendrat më të njohura skitare) ndodhen në vende të ndryshme të Evropës: Andorra, Austria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Islanda, Italia, Norvegjia, Polonia, Suedia, Sllovenia, Spanja, Zvicra, por edhe në Amerikën e Veriut si p.sh. në Kanada dhe SHBA (Colorado, California, Utah, Montana, Wyoming, New York, New Jersey, Michigan, Vermont, New Hampshire), pastaj edhe në vende si Zelanda e Re, Japonia, Koreja e Jugut, Kili dhe Argjentina.

Ski lifti në Brezovicë (Malet e Sharrit)

Edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut janë bërë përpjekje të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit dimëror përmes sporteve dimërore. Ndërkaq, dekadave dhe viteve të fundit, në disa pjesë të Kosovës, ka pasur një hov zhvillimi në sektorin e turizmit malor, dhe sidomos turizmit dimëror përmes qendrave të skijimit si në: Brezovicë (Malet e Sharrit), Bogë - Rugovë (Pejë), Prevallë (Prizren), Brod (Sharr) dhe Bajgorë (Mitrovicë), ku edhe janë ndërtuar disa qendra rekreative dimërore bashkë me shtigje të veçanta për skijim.

Galeria Redakto

Shih edhe Redakto