Turizmi në Kosovë
Turizmi në Kosovë është një sektor në rritje me shumë turistë që vizitojnë vendin çdo vit. Me turizëm nënkuptojmë lëvizjen e njerëzve me qëllim rekreacioni, argëtimi, shërimi dhe zgjerimi të njohurive kulturore. Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe tranzit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga popullsia e vet për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë, dhe ende ka mbetur i pazhvilluar, sa duhet.
Histori
RedaktoTurizmi në Kosovë është i karakterizuar nga trashëgimet arkeologjike që prej kohës ilire, dardane, romake, bizantine, serbe dhe osmane, kuzhina tradicionale shqiptare e serbe, arkitektura, traditat dhe peizazhet natyrale.
New York Times e ka përfshirë Kosovën në listën e 41 vendeve për të shkuar në 2011.[1][2]
Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit që përbëhet nga shtëpiza me dhomën muzeale si dhe një hapësirë gjysmëharkore me të dhëna sa historike aq edhe etnografike e vlera artistike.
Monumentet
RedaktoMonumentet e Kosovës konsiderohen si prona të përbashkëta për të cilat shoqëria është përgjegjëse për t’i mirëmbajtur ato në mënyrë që të përcjellin origjinalitetin e tyre për gjeneratat e ardhshme.[3][4]
Atraksionet
RedaktoQytetet
Redakto- Prishtina: Kryeqyteti i Kosovës. Prishtina strehon varrin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Parku i Gërmisë dhe parku italian janë parqet më të vizituara në qytet. Lokacione tjera të frekuentuara në kryeqytet përfshijnë: Muzeun e Kosovës, Sahat Kullën dhe Xhaminë Jashar Pasha.
- Gjakova: Qytet i karakterizuar me jetë nate dhe monumente historike (xhami, kisha, ura dhe muze).
- Peja: Qendra e këtij qyteti është e karakterizuar me dyqane të ndryshme zejtare si rrobaqepësit, argjendarët etj. Xhamitë Bajrakli dhe kisha ortodokse janë pjesë e monumenteve historike të qytetit.[5]
- Prizreni: Qytet i lokalizuar në lumin Prizren dhe është afër maleve të Sharrit. Në Prizren gjendet kalaja, Ura e Gurit, Lidhja e Prizrenit, Hamami, Xhamia e Sinan Pashes, Bajrakli, si dhe shumë xhami të tjera, Kulla e Orës, kisha të ndryshme si: kisha ortodokse serbe e Lezhës.[6]
- Artana: I ofron vizitorëve të saj mundësi të ndryshme për alpinizëm dhe ngjitje malore me biçikletë (mountain-biking).[7]
- Ulpiana: Një qytet antik i Dardanisë ilire. Dihet se është rindërtuar nga perandori Justiniani I.
Karakteristikat natyrore
Redakto- Drini i Bardhë: Ndodhet në veri të Pejës. Drini i Bardhë është burimi më i madh në Kosovë.
- Gryka e Rugovës: Ndodhet në veriperëndim të Pejës, me mure të pjerrëta që arrijnë deri në 300 metra.
- Brezovica: Resort për ski i cili gjendet në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit në Kosovën Jugore.
- Parku Kombëtar Malet e Sharrit: Mbulon 39.000 hektarë në Kosovën jugperëndimore. Malet e Sharrit kufizohen me Republikën e Maqedonisë dhe njihen për lloje të ndryshme të kafshëve duke përfshirë arinj, ujqër, drerë dhe dhelpra.[8]
- Parku Kombëtar Bjeshkët e Nemuna: Një park kombëtar i propozuar që nga viti 2001 në zonën e Malit Prokletije në Kosovën Perëndimore dhe pjesë e Alpeve të mëdha Dinarike.
- Shpella e Gadimës: Një shpellë nëntokësore mermeri në fshatin Gadimje, pranë Lipjanit. U zbulua në vitin 1969 nga Ahmet Diti. Aty gjenden stalagmite dhe stalaktite.
- Shpella e Radacit: Një shpellë e burimeve të ujit në fshatin Radac, 11km larg qytetit të Pejës. Pamje të bukura, mahnitëse dhe të arritshme nga vizitorët përmes galerive të përgatitura me shkallë e ndriçim.
Natyra
RedaktoMalet e Sharrit
RedaktoKosova ka një mori karakteristikash natyrore. Është e rrethuar nga malet. Malet e Sharrit janë të vendosura në jug dhe juglindje, në kufi me Maqedoninë, ndërsa malet e Kopaonikut shtrihen në veri.
Gjeravica
RedaktoKufijtë jugperëndimorë me Malin e Zi dhe Shqipërinë janë gjithashtu malore, ku edhe gjendet edhe maja më të lartë e vendit, Gjeravica, me lartësi prej 2,656 m. Rajoni qendror është kryesisht kodrinor, përveç dy fushave të mëdha të cilat gjenden në perëndim dhe lindje të Kosovës, respektivisht, fusha e Metohisë dhe ajo e Kosovës.
Alpet shqiptare
RedaktoKosova ka banjo rehabilituese dhe burime natyrore të cilat kanë dëshmuar të kenë vlera kuruese sa i përket ajrit dhe ujit, sidomos në alpet shqiptare (përkatësisht Bjeshkët e Deçanit). Efektiviteti i tyre është i shumanshëm, duke marrë parasysh shumëllojshmërinë e bimëve dhe ajrit të pastër që ofron lartësia e alpeve me lartësi mbidetare prej 2656 metra, Maja e Gjeravicës në Deçan. Prandaj me një investim në infrastrukturë kjo do të jetë e përjetueshme dhe do të sjellë shërim 100% të atyre personave që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe shumë sëmundje të tjera të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mushkëritë e njeriut.
Vendet natyrore
RedaktoJeta e natës
RedaktoKlubet e natës në Kosovë janë vende që frekuentohen masivisht nga të rinjtë. Ato qëndrojnë të hapura që prej orës 22:00 e deri në orët para të mëngjesit, me muzikë, argëtim e vallëzim.[9] Në klubet e Kosovës mund të shihen performanca të jashtëzakonshme nga femra më speciale me kërcime që nuk janë parë ndonjëherë më parë dhe argëtimi është në maksimum.[10] Ndërkohë klubet më të frekuentuara në Kosovë janë: Diamond Club, Duplex, Zone Club, Stop-i, Industry, 13 Rooftop, Coco Club.[11]
Prishtina
RedaktoPrishtina është e vogël, por me shumë kafene, që janë afër njëra-tjetrës. Jeta e natës mahnit vizitorët e huaj[12] dhe kryesisht përqendrohet në bulevardin "Nënë Tereza" në rrugën "Fehmi Agani" dhe në lagjen "Pejton". Korza e kaluara, ku të rinjtë ecnin në bulevardin Nënë Tereza, tashmë janë zëvendësuar me klubet e natës, disko dhe kafene të ndryshme[13],ku Hamam Bar, që ofron muzikë 'jazz' jetësore, ka hyrë në mesin e pesë restoranteve më të mira me dizajnin më të mirë në botë.[14]
Prishtina llogaritet si "klubi i të rinjve" dhe jetës së natës.[15]
Rockuzina është një klub i muzikës dhe restorant në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Është vendi ideal për persona të pasionuar pas muzikës rok. Jericho, Asgjë sikur Dielli, Na, Albina Kelmendi, Flaka Krelani janë vetëm disa nga yjet të cilët mund të dëgjoni në Rockuzinë.[16]
Gjakova
RedaktoKomuna e Gjakovës me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurimit të qetësisë gjatë orës së vonshme të natës, ka njoftuar subjektet afariste të identifikuara si burim i zhurmës që ta ndalin atë. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Gjakovës ka bërë njoftim me shkrim që ua dërgoi subjekteve ekonomike ku definohet që muzika duhet të vendoset deri orën 22:00 eventualisht 23:00 e cila lejohet vetëm në ambiente të brendshme të lokaleve pa u dëgjuar jashtë. Nga lokalet afariste në njoftim kërkohet ta ndalojnë kryerjen e punëve, veprimtarive dhe aktiviteteve të tjera të cilat me zhurmë pengojnë qetësinë dhe pushimin e njerëzve. Shkelësit e këtij njoftimi do të dënohen me gjobë nga 5000 deri në 10.000 euro. Pronarët e disa lokaleve të Gjakovës janë shprehur se ndalimi nga komuna do ta pengojë biznesin e tyre gjatë verës.[17]
Infrastruktura
RedaktoDeri në vitet '70 në mungesë të rrugëve të mira, në Kosovë kishte pak lëvizje turistike edhe pse Kosova ka pozitë të mirë gjeografike. Pas viteve '70 me ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor automobilistik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike, filluan të shtohen lëvizjet turistike.
Turizmi lokal
RedaktoQarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e në grup me qëllim pushimi e rekreacioni bëhen sidomos gjatë verës për t'u freskuar pranë pishinave, lumenjve, liqeneve ose gjatë stinës së dimrit në qendrat e skive (Brezovicë e Rugovë) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.
Pjesa më e madhe e turistëve ndërkombëtarë që shkojnë në Kosovë janë nga Shqipëria, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Kroacia dhe Austria.
Turizmi malor
Redakto- Artikulli kryesor: Shtigjet skitare në Kosovë
Kosova si tërësi ndahet në 5 rajone turistike:
- Rajoni turistik i Prishtinës
- Rajoni turistik i Malit Sharrit
- Rajoni turistik i Anamoravës
- Rajoni turistik i Alpeve Shqiptare
Shih edhe
RedaktoLiteratura
Redakto- Zach, Elizabeth (14 janar 2016). "The most striking aspect of Europe's newest nation: Its normalcy". Washington Post (në anglisht).
- Graham, Adam (20 gusht 2015). "In Kosovo, a Thirst for Progress, and Beer, Too". New York Times (në anglisht).
- Graham, Adam H (10 dhjetor 2014). "Best places to travel in 2015: Pristina, Kosovo". Travelandleisure.com (në anglisht).
- Perry, Marc (10 shtator 2014). "Nine things to know about Kosovo/" (në anglisht). Rough Guides.
- Rowley, Tom (2 tetor 2013). "Kosovo: what to see in Europe's newest country". Telegraph.co.uk (në anglisht).
- "Prizren: The Best Value European Destination You've Never Heard Of". Five Dollar Traveler (në anglisht). 9 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2016. Marrë më 17 prill 2022.
- De Blocq van Kuffeler, Venetia (1 shtator 2011). "Picturesque Kosovo". Diplomat Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 16 dhjetor 2011.
- "The 41 Places to Go in 2011". The New York Times (në anglisht). 7 janar 2011. Marrë më 16 dhjetor 2011.
- Warrander, Gail & Knaus, Verena. 2010. Kosovo: Bradt Travel Guides
Referime
Redakto- ^ "The 41 Places to Go in 2011" (në anglisht). 7 janar 2011.
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur] - ^ http://ëëë.diplomatmagazine.co.uk/index.php?option=com_content&vieë=article&id=510&Itemid&ed=22[lidhje e vdekur]
- ^ Doli, Flamur (2009). Arkitektura Vernakulare e Kosovës (në sllovakisht). Prishtine: Association for the preservation of architectonic heritage.
- ^ Ismajli, Rexhep (2011). Kosova Vështrim Monografik (në sllovakisht). Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
- ^ http://beinkosovo.com/en/ëhat-to-see-in-major-cities-in-kosovo#-peja[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ http://beinkosovo.com/en/ëhat-to-see-in-major-cities-in-kosovo#-prizren[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Rural Tourism in Novo Brdo" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2009. Marrë më 2013-02-23.
- ^ "Southeast Europe- People and Culture" (në anglisht). Marrë më 2013-02-23.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur] - ^ "8 Klubet më të frekuentuara në Kosovë". Zëri.info. 2015-07-25. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 11 nëntor 2018.
- ^ "Ja çfarë ndodh në klubet e natës në Kosovë, striptiz nga femra seksi". botasot.info. 2018-04-17. Marrë më 2018-11-11.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "8 Klubet më të frekuentuara në Kosovë". Zëri.info. 2015-07-25. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 11 nëntor 2018.
- ^ "Prishtina tërheq turistët e huaj". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 11 nëntor 2018.
- ^ Prishtina Guide (në anglisht). The Office of Public Engagement of the Municipality of Prishtina. 2005. fq. 107.
- ^ ""Hamam Jazz Bar" në Prishtinë në mesin e 5 më të mirëve në botë (Foto)". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 11 nëntor 2018.
- ^ "Të gjitha rrugët çojnë për në Prishtinë". albinfo.ch. 2015-08-10. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 11 nëntor 2018.
- ^ "Rockuzinë". kultplus.com. 2018-06-18. Marrë më 2018-11-11.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Gjakova Ndalon Zhurmën Pas Orës 22:00". kallxo.com. 2014-12-11. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 11 nëntor 2018.
Lidhje të jashtme
Redakto- Beinkosovo.com Arkivuar 22 qershor 2021 tek Wayback Machine
- Experience Kosovo