Udmurtia (Rusisht: Удму́ртия; Udmurtisht: Удмуртия) ose Republika e Udmurtit, është një subjekt federal i Rusisë (një republikë) në Evropën Lindore, brenda Distriktit Federal të Vollgës. Kryeqyteti i saj është qyteti i Izhevsk.

Republika e Udmurtisë
Удмуртская Республика
Republikë e Rusisë
Emblema_figura
[[Stema]]

[[Flamuri]]
Administrimi Politik
Qarku federal Vollga
Rajoni ekonomik Urali
Kryeqyteti Izhevsk
Krijimi 4 nëntor 1920
Qeverisja
Kreu i Republikës Alexander Brechalov
Trupi Ligjvënës Këshilli Shtetërore
Sipërfaqja
Sipërfaqja 42.061 km2
Renditja në Rusi: (e 57-ta)
Popullsia
Popullsia 1,493,356 (2021) banorë
Renditja në Rusi: (e 32-ta)
Dendësia 35,5 banorë/km2
Gjeografia
Zona kohore UTC+04:00 (MSK+1)
Të dhëna të tjera
Targa e automjeteve 18
Kodi sipas ISO RU-UD
Faqja Zyrtare www.udmurt.ru

Gjeografia

Redakto

Republika ndodhet në perëndim të Maleve Ural dhe kufizohet me Kirov në veri dhe perëndim, Perm në lindje, dhe me Bashkortostanin dhe Tataristanin në jug.

Udmurtia është një republikë në Federatën Ruse, e vendosur në Rusinë Qendrore midis degëve të dy prej lumenjve më të mëdhenj dhe më të vjetër në Evropë: Kama dhe degës së saj të djathtë Vjatka.

Qyteti i Izhevskut është qendra administrative, industriale dhe kulturore e Udmurtisë. Gjeografikisht, ndodhet jo shumë larg Moskës, kryeqytetit dhe qytetit më të madh të Federatës Ruse. Qyteti ka një sistem transporti të zhvilluar mirë (përfshirë ajrin, tokën dhe ujin).

Republika ka një klimë kontinentale të moderuar, me verë të ngrohtë dhe dimër të ftohtë me borë.

Ndarjet administrative

Redakto

Republika e Udmurtisë është e ndarë administrativisht në 25 distrikte, 6 qytete/qyteze, 322 selsoviete dhe këshillat e vendbanimeve rurale, 2,059 vende rurale dhe 149 vende rurale të pabanuara.