Prof.Dr. Ing. Vahdet Pruthi, gjeografë dhe gjeolog shqiptarë.

Biografia

Redakto

Prof.Dr. Ing. Vahdet Pruthi u lind në Gjakovë më 03.11.1943. Në vendlindje ka kryer shkollen fillore dhe të mesme. Ka diplomuar nga lëmia e gjeologjisë në vitin 1968 në Fakultetin e Xehtarisë – Gjeologjisë të Universitetit të Beogradit. Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në vitin 1981, në Universitetin e Zagrebit, ndërsa tezën e doktoraturës nga lëmia e Gjeologjisë e ka mbrojtur në vitin 1986, në fakultetin e Xehtarisë – Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës.

Pas diplomimit ka punuar si inxhinier gjeolog në minierën e kromit " Deva" në Gjakovë. Në fakultetin e Shkencave Matematike - Natyrore dhe Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës është zgjedhur asistent në vitin 1970, për lëndën " Bazat e gjeologjisë", ndërsa më 1973 është avansuar në thirrjen ligjërues.